Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për situatën politike, zgjedhjet e 25 prillit dhe COVID-19.
Shehi thotë se qeveria nuk duhet në asnjë mënyrë të bllokojë punën dhe arsimin pasi kjo do të ishte fatale për ekonominë shqiptare. Ai tha se Rama nuk duhet të refuzojë më planin e Bashës dhe ta zbatojë pasi aty janë pikat elementare për përballimin e krizën nga pandemia.
Sa i përket liderit opozitar, Shehi theksoi se Basha po sillet normalisht, po merret me problemet reale dhe po ndjek një politikë moderne, teksa shton se tashmë ka një përgjegjësi të madhe dhe pas 25 prillit i takon të jetë kryeministër i Shqipërisë.
Për të, Rama do të ndëshkohet nga votuesit në zgjedhje dhe ka për të marrë humbjen më të madhe që ka marrë ndonjëherë në karrierën politike.
Çfarë situate po kalon Shqipëria me COVID-19?
SHEHI: Unë them që të bëhet çfarë është e mundur që të bëhet jashtë dy gjërave kryesore, mos bllokojmë punën dhe arsimin, këto do i pranoj. Këto mos bllokohen sepse është kaq e rëndësishme në një ekonomi si Shqipëria që ka shkuar 9% mbrapa. S’shikojmë ndonjë ngritje. Në Europë kur u hap pati ngritje, këtu s’pati. Gjithë jeta shqërore, buxhetet dhe duhet ta marrim COVID-19 për dëmin që na shkaktoi, pjesa tjetër është prej vitesh, pasi aty ku është më i dobët ndihet. Ku nuk është shtruar rruga për shembull shiu bën më shum dëm. Sistemi social i ndihmës ekonomike, subvencioni, kompensimi i papunësisë, pensionet kanë vrima të mëdha, COVID_19 i nxori.
COVID-19 godet si Gjermaninë e Suedinë, si Shqipërinë, por diferencat janë shumë më të mëdhaja që më parë. Kjo qeveri t’i bëjë ato 4-5 masa për shëndetësinë dhe atë planin e opozitës.
Mos bëjë rejekt se këto i tha Basha apo Shehi. Ato janë elementare. Jam dakord për maskat. Për të ruajtur gjërat që kemi të vlefshme. Shkolla jo që janë burim infeksioni, janë kryesor, s’ka nevojë të jesh doktor. Por duhet një ekuilibër. Duhet sakrificë apo ndarje. Të ndërhyjmë në sistem arsimor duke zgjeruar klasat, mësuesit, sipërfaqet, kontrollet. Këto punë janë të gjitha në ekstrem deri në ditën kur të mbyllen, se po u mbyllën do jetë problem i madh.
Po ta them unë çfarë u bë keq nga qeveria. Prej vitesh miliona e miliona lekë që mund të hidheshin në sistemin publik, pasi ai e përballon valën, kurse sistemi privat s’bën asgjë. Sepse do para dhe shqiptarët nuk i kanë. Qeveria i ka bërë qejfin disa grupeve të korruptuara, ose të paafta dhe nuk kemi tani para për spitalet tona, subvencione për ilaçe, subvencione për ndërhyrje shëndetësore. Sot një shqiptar i hipën avionit dhe zbret Greqi e Suedi i bën tampon falas. Kurse për të dalë nga vendi duhet të bëjë tampon. S’është e drejtë. Sistemi shëdnetësor është vite mbrapa. Këto muaj është bërë shumë propagandë. Këto dy gjëra janë bërë keq.
Europa ka pasur një ngritje vale, më pas ulje, tani ngritje sërish dhe ka në dorë të llogarisë. Kurse këtu qeveria bën propagandë por s’duhet ta bëjë pasi nuk kemi nevojë për mendtë e këtyre.
Shqipëria për dy javë të marrë shembullin e Italisë, s’ke pse shpik këtu. Kategori të tëra janë zbuluar, ai që s’merr rrogë në shtet por diku tjetër, ai s’merr më. Të paguajë 2/3 e pagave shteti, por i gjithë ky sistem që mbush vrimat e fukarallëkut mban dëshirën për të punuar nesër.
Rama do mandatin e tretë. Sa favorizuese është situata për kryeministrin?
SHEHI: Ai mund të mendojë për mandat të tretë, se i ka marrë të gjitha. Edhe Enver Hoxha ndejti nja 40 vite. I bie ka marrë 10 mandate. Edhe Rama ka bërë lidhjet për shpresën për mandat tjetër.
Pas largimit tonë ai s’është më parlament. Kam idenë që është më keq se këshilli i PS. Në skemën e vet, në ekuacionin e Ramës i ka futur gjithë faktorët. Në fakt ky do pësojë humbjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë. Ky është njeriu më i dështuar. S’kam qenë as me qeverinë e vjetër, dhe s’besoj se ishte shkëlqim. Për mua s’ka qenë, por i bëri disa herë. U futëm në Europë, hapëm pjesën e parë të negociatave, hoqëm vizat, u bënë nja dy tunele të mëdha autostrada. U shtruan disa rrugë, u rritën rrogat. Ra njëçik emigracioni. U kurbua edhe bota e krimit. U mbillte drogë, por në Lazarat, jo mbrapa Dajtit. Kaq sa numërova, kam dëshirë t’i numëroj dhe për këtë qeveri po s’i gjej dot.
A është gati opozita të vijë në pushtet? Kryemadhi tha që tashmë janë ndarë dhe rolet brenda opozitës, madje që kryeministër do jetë Lulzim Basha.
SHEHI: Sigurisht që është gati. Jo vetëm se duhet të vijë se erdhi koha të ndërrohet pushteti. Z.Basha ka një pëgjegjësi të madhe, falë zotit ka dëshirë të madhe. I takon. Është përfaqëues i partisë më të madhe. Opozitës. Ka detyrim ta bëjë. Të vazhdojë politikën e qendrës së djathtë qe e kemi nisur ne 30 vite më parë, kur s’ishte Basha. Nuk ka vetëm idenë për rotacion, por shumë më të thellë. Tepsinë e Ramës do e kthejmë përmbys, nuk do rrotullohet shumë. Besoj që do ndëshkohet nga votuesit Rama. Prap nuk e shpëton gjë. Dështimi ka qenë i tij. Të na thotë ky z.Rama çfarë ka bashkuar dhe çfarë tuneli ka bërë. Shëndetësinë e kemi parë, arsimin e kanë parasysh të gjithë, emigracioni po sepse po ikin të rinjtë e shkolluar. Ka mungesë shprese. Po kush ja ka bërë Basha? Rama e ka bërë. Jemi jashtë Europës. Këto 8 vitet e fundit jemi prej Ramës.
Rama thotë se Meta është kryetar i opozitës, çfarë mendoni?
SHEHI: Tezë reaksionare e ushqyer nga Rama. Opozita e ka kryetarin goxha të mirë. Jo vetëm të mirë por edhe të merituar. Të dëgjosh një tezë që, Presidenti po luan rolin e vet. Është në rolin presidencial pasi po mbron kushtetutën dhe Presidencën. Dhe e bën mirë pasi po i mbron mirë. Ka dhe momente devijimi, frazë më tepër, patetizëm, mua s’më pëlqen personalisht por është me karakter kjo.
Në sensin politik është normale. Ja jep ligji. Pastaj a është Meta kryetar i opozitës? A është opozitar kryesor? Është tezë reaksionare që e ushqen Rama. Zgjedhja e shqiptarëve është mes të majtës dhe të djathtës. Nga ana politike. Nga ana organizative hajde të diskutojmë. Kurse nga ana njerëzore kemi Ramën që di të gjitha dhe që vjedh për qejf, dhe Bashën që është pa protagonizëm, normal, i rregullt për shtetin dhe nuk i hipën përsipër ligjit. Basha do bëjë mirë të rrijë poshtë ligjit, kurse këta le të vijojnë, sidomos ky Rama. Dita të kthehemi te njerëzit normal.