• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi me faturat, dyshime se aksioni u dekonspirua/ Ja personi që u largua nga Shqipëria

11:25 : 07/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë, ekzekutoi mbrëmjen e djeshme disa urdhër-arreste, që ishin vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, ndaj 7 personave, dy prej të cilëve janë në kërkim.

Të shpallurit në kërkim janë biznesmeni Naim Kasa dhe Klodian Gradeci, ish-drejtor i hidrokarbureve në AKBN dhe më pas ish-dretor i OST.

Nga burime policore mësohet se Gradeci është larguar nga Shqipëria disa orë para nisjes së operacionit. Më konkretisht, nga verifikimet, mësohet se ai ka udhëtuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm drejt Turqisë përmes aeroportit Nënë Tereza. Ai ka kaluar në mënyrë të rregullt nga aeroporti, pasi është i regjistruar edhe në sistemin TIMS.

Fakti se ai është larguar ka ngritur dyshimet për një dekonspirim të operacionit, edhe pse masat e sigurisë nga gjykata ishin vendosur në mungesë. Burimet shprehen se SHÇBA pritet të nisë hetimet nëse informacioni ka dalë nga rradhët e policisë apo informacioni ka rrjedhur nga vetë prokuroria.

Gradeci ishte një nga personat që një ditë më parë nuk u gjet në banesë, ashtu sikundër edhe biznesmeni Kasa.

Lexo edhe:

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

Operacioni “Pandora”/ Oficeri gjerman: Shmangëm një mashtrim 10 mln euro

Detaje nga dosja

Referuar informacioneve zyrtare, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.1340 për veprat penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuara nga nenet 172 dhe 180 të Kodit Penal.

Ky procedim është regjistruar mbi bazën e materialeve të dërguara në këtë prokurori nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Hetimet kanë filluar mbi bazën e kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Albpetrol”sh.a.

Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria “Phoenix Petroleum”sh.a, me drejtues shtetasit Naim Kasa dhe Isuf Berberi, e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane “Black Swan Energy Service”. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe letra totale e tyre është 1.299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (shtetasit Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi në kërkim Klodian Gradeci, sipas prokurorisë, kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore (shtetasit Arben Doda dhe Simon Marku) kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet ndërligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.

Etiketa: dekonspirimgradecioperacioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025
AKTUALITET

Operacioni “Pandora”/ Oficeri gjerman: Shmangëm një mashtrim 10 mln euro

15:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

“Revanshi 2’/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim dosjen ndaj Shullazit dhe të pandehurit e tjerë

17:08 : 28/07/2025
AKTUALITET

Operacioni “fadroma” te Arena

22:03 : 16/07/2025
Screenshot
AKTUALITET

Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

16:52 : 03/06/2025
BOTA

Operacioni “Rrjeti i Merimangës”/ Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

15:48 : 03/06/2025
Para

Megi Pojani: Jam e lidhur dhe shumë e lumtur, ai më do më puth këmbët

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com