Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha në një lidhje me Skype me emisionin Tempora, deklaroi se Rama sot po përdor SPAK edhe për zgjedhje, pasi anëtarët e tij janë politikë.
Berisha theksoi se anëtarët e SPAK janë betuar që nuk do të hetojnë asnjë zyrtar të rilindjes, ndërsa solli dhe shembuj me emra konkretë.
‘Ata që janë zgjedhur në SPAK janë zgjedhur në vetëm një kriter, ata kanë marrë detyrat në mënyrë antikushtetuese duke u betuar se nuk do të prekim zyrtarë dhe qeveritarë të rilindjes. Ku është Kajmaku, ku janë gjykatësit që i hoqën 4 dënime me vdekje me urdhër të Edi Ramës, Dritan Dajtit. Ku është i droguari i Bulqizës që për të gjithë shqipëtarët ishte Lefteri, por për SPAK nuk ishte Lefteri. Ndaj tani i çojnë ke SPAK për garanci apsolute. I them Ramës të kujtojë 20 shkurtin’. U shpreh Berisha.