Komiteti Teknik i Ekspertëve miratoi sot protokollet e sigurisë për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura.
Këto subjekte do të duhet të zbatojnë rregullat anti-COVID për t’u lejuar të ushtrojnë aktivitetin edhe në ambientet e brendshme. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar edhe protokollet e sigurisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset të respektojnë protokollet e vendosura.
“Çdo shkelje do të konsiderohet cenim i shëndetit të qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas rregullave në fuqi. Kujtojmë se, vijojnë të mos lejohen aktivitetet e lounge-bar dhe klubeve të natës, disko etj. sipas legjislacionit në fuqi”, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Në rregullat e publikuara thuhet se subjektet duhet të garantojnë higjenizues në hyrjen e tyre, ndërsa tavolinat në ambientet e brendshme duhet të kenë një distancë prej 2 metrash. Gjithashtu personeli duhet të mbajë maskë që i mbulon gojën dhe hundën, ndërsa ambienti duhet të ajroset 5 herë gjatë kohës që qëndron i hapur.
Administratori i lokalit dhe restorantit çdo ditë duhet të bëjë vlerësimin gjendjes shëndetësore të punonjësve për simptomat e Covid-19 dhe nëse ka dyshime lajmërohet 127 dhe largohen nga puna. Asnjë punonjës nuk lejohet të futet në punë nëse është me temperaturë 37.5. Punonjësi përpara se të paraqitet për të marrë detyrën duhet të deklarojë nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar me Covid.
Në hyrje të lokalit apo restorantit vendoset higjienizues, distanca 2 metra mes tavolinave dhe shenjat vizuale në dysheme. Hapja e lokaleve dhe restoranteve në ambientetet e brendshme do të bëhet nga 1 Tetori. Klubet e natës, pub-et si dhe diskot do të vijojnë që të qëndrojnë mbyllur.
Protokolli i sigurisë për frekuentimin e pishinave në ambiente të mbyllura, të cilat do të jenë hapur nga data 1 tetor, përcakton se këto ambiente do të vizitohen me një orar të përcaktuar nga klientët të cilët duhen njoftuar për ardhjen në orar dhe jo më herët.
Në rast se një person dyshohet me Covid-19 nuk lejohet të hyjë në ambientet e brendshme të pishinës. Në pishinë nuk duhet të qëndrojë më shumë se një person në një hapësirë 3m katrorë.
Maska është e detyrueshme në zonat përreth pishinës ndërsa këshillohet mbajtja e saj edhe gjatë trajnimeve. Çdo klienti do t’i matet temperatura dhe nëse ajo shkon 37.5 njoftohet mjeku i familjes.
Protokolli i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë
Administratori i subjektit pishinë e mbyllur paraqet ndaj klientëve grafikun përkatës për organizimin e orëve të aktivitetit në këtë strukturë.
Administratori i subjektit pishinë në ambient të mbyllur njofton klientët për ardhjen afër orarit dhe jo më parë orarit të përcaktuar.
Për çdo raste administratori njeh mënyrën e njoftimit apo të lajmërimit për çdo rast të dyshuar për Covid-19 gjatë aktivitetit të pishinës.
Nëse konstatohet nga stafi rast i dyshimtë me shenja të ngjashme me Covid-19 klienti detyrohet të kthehet në shtëpi dhe lajmëron menjëherë mjekun e familjes si dhe stafi njofton administratorin i cili njofton strukturat përkatëse të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Asnjë klient me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt, pishinë në ambjent të mbyllur.
Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të Covid-19
Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e rriskut të Covid-19 sipas formatit të miratuar
Materialet informuese afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit, dhe në sektorin e veshje-zhveshjes, dusheve apo tualeteve.
Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment, higjienizues të duarve me mbi 60% alkool. Dezinfektimi i duarve kryhet menjëherë pas ardhjes dhe largimit nga subjekti, si dhe stafi para dhe pas çdo klienti që i shërbehet.
Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun të lëngshëm, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve dhe kosha mbeturinash të mbyllur që duhen pastruar herë pas here.
Kapaciteti maskimal i pishinës në ambjent të mbyllur do të bazohet në zënien e hapësirës 3m katrorë për person në pishinë. Në çdo rast duhet të sigurohet ajrimin natyral 5 herë në ditë.
Subjekti duhet të kryejë dezinfektimin e ambjentit larje para hapjes, gjatë funksionimit të pakëtn tre herë në ditë dhe pas mbylljes.
Ambjentet e veshje-zhveshjes/tualete
Të sigurohet letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për duart dhe për pastrimin e sipërfaqeve
Peshqirët duhet të jenë individualë, të sillen nga vetë klienti dhe të përdoren vetëm nga një person
Gjatë hyrjes në dhoma duhet ruajtur distancë mbi 1.5 m.
Ambjenti i pishinës së mbyllur
Personeli duhet të mbajë maskën jashtë pishinës. Mundësisht edhe instruktimi duhet të behet me maskë
Të reduktohet numri i trajnerëve personal në të njëjtin orar dhe në të njëjtën pishinë
Klientët duhet të mbajën maskën jashtë pishinës dhe në zonat përrteh
Kapaciteti maskimal i pishinës do të bazohet në zënien e hapësirës 3 metra katrorë per person.