• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Peticionet e mjekëve u shpërfillën, pagat e tyre, më të ulëtat në rajon

19:32 : 24/09/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Në Tiranë mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” zhvilluan sot një protestë të heshtur, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës, që u vështirësuan tej mase gjatë pandemisë.

Tubimi u zhvillua në të njëjtën kohë që përfaqësues të sindikatës së tyre u takuan me ministren e shëndetësisë, e cila i quajti të drejta 4 kërkesat e tyre.

Të dyja palët njoftuan nisjen e bashkëpunimit për t’i përmbushur sa më parë kërkesat e mjekëve.

Protesta e sotme e mjekëve erdhi një muaj pasi autoritetet nuk po u kthenin atyre përgjigje për peticionin, ku kërkuan masa shtesë për pandeminë.

Mjekët kërkuan që të shpallen dëshmorë të kombit kolegët e tyre që humbën jetën gjatë pandemisë, të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, të rritet në nivele të konsiderueshme trajtimi financiar i tyre, si dhe t’u sigurohen kushtet e punës për parandalimin e infeksionit sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

“Ramë dakord për një kalendar takimesh, që nga e mërkura e ardhshme të nisim dialogun mbi kërkesat e sindikatës së mjekëve me autoritetet shtetërore. Gjetëm mirëkuptim dhe presim që të dakordësohemi sa më parë” – tha dr. Gent Stroni, drejtues i Sindikatës së Mjekëve pas takimit me ministren e shëndetësisë.

Kërkesa të ngjashme mjekët iu drejtuan autoriteteve edhe me një peticion tjetër në prill, por as ai i 6 muajve më parë dhe as peticioni i gushtit nuk morën përgjigje deri sot kur u mbajt protesta e mjekëve, në të njëjtën kohë me takimin e sindikatës së tyre me ministren e shëndetësisë.

Tani gatishmëria është e madhe, dhe për secilën nga 4 kërkesat do të ngrihet një grup pune i vecantë me mjekë dhe teknokratë.

“Jemi gati si qeveria për të diskutuar me mjekët për tema afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata. Ministria e Shëndetësisë është shtëpia e mjekëve dhe jemi të hapur të diskutojmë mbi të gjitha kërkesat. Ata janë heronjtë tanë në këtë kohë të vështirë pandemie dhe jemi të vetëdijshëm për sakrificat e tyre” – tha ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas takimit me sindikatën e mjekëve.

Mjekët pohojnë se nuk po kërkojnë rritje pagash, duke shfrytëzuar pandeminë, por sepse pagat e tyre janë mjaft të ulëta.

Mjekët e Shqipërisë kanë aktualisht pagat më të ulëta në rajon, ose 2-3 herë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Ata paguhen mesatarisht 400-600 dollarë çdo muaj për një numër të madh vizitash mjekësore dhe orë të tejzgjatura shërbimesh, të cilat janë bërë për ta edhe më të rrezikshme gjatë pandemisë që shpërtheu në mars.

Sipas të dhënave të besueshme jozyrtare, paga e një mjeku familjeje nis me 40 mijë lekë, ndërsa 55 mijë lekë është paga e një kirurgu në QSUT pa gradë shkencore. Një infermier në QSUT e ka pagën 30 – 35 mijë lekë.

Pagat më të larta të mjekëve janë ato me tituj dr.prof., që shkojnë afro 80 mijë lekë për punën në spitale, dhe bashkë me leksionet në Universitet mund të ngjiten deri 1 mijë euro.

Mjekët pohojnë se gjatë pandemisë po bëhen dallime midis tyre, sepse vetëm kolegët në dy spitalet Covid po marrin shpërblime nga shteti, por mjekët e familjes dhe mjekë të tjerë nuk përfitojnë shpërblime, edhe pse rrezikojnë çdo ditë të punës për shkak të përhapjes komunitare të virusit./VOA

Etiketa: mjekeprotestaspitale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

11:11 : 03/06/2026
Para

Rritje rastesh në Itali, në Napoli duhen maska edhe në ambientet e hapura

TË GJITHA

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom