• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Me pseudonimin Cigarja”, Tufa akuzon Ruçin si spiun të Sigurimit. I publikon dokumentin

18:42 : 24/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Agron Tufa, akuzoi përmes një dokumenti të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, se ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas Tufës, Ruçi ka qenë edhe spiun, informator i Sigurimit të shtetit gjatë kohës kur ka qenë arsimtar në Tepelenë.

Ai është rekrutuar me 3 nëntor të vitit 1975 dhe duhet të jetë çaktivizuar me pranimin anëtar i PPSH me 1979, derisa bëhet dhe Kryetar i Komitetit të PPSH të Tepelenës. Sipas tij pseudonimi i Ruçit ishte ‘Cigarja’.

Sipas Tufës, numri i ish-sigurimsave në administratën e Shqipërisë mendohet të jetë rreth 3000.

Postimi i Agron Tufës për Gramoz Ruçin

Lexo edhe:

Hakimi akuzohet për përdhunim në Francë, rrezikon 15 vite burg

Kritikët e Kremlinit akuzojnë Zvicrën: Keni mirëpritur kriminelë të luftës nga Rusia

SHKËLQIMI VERBUES I “CIGARES” DHE QEFINI I TYMIT TË TIJ

I

Duket se kazanët me plehra më toksike të historisë komuniste përcaktojnë tashmë nivelin dhe cilësinë e demokracisë shqiptare, cilësinë e lirisë sonë dhe rrjedhimisht, aspiratat tona për të ardhmen. Si qe e mundur që dolën nga bimsat më të flligështa këto personazhe të errët?

Këto ditë sërish flitet për atë “shpesëri nate” që vjen nga e kaluara dhe sundon jetën tonë.

Flitet për “Cigaren” me shpotitë e merituara, për “Yllin” e për fantazma të tjera të komunizmit.

E keqja është se ata nuk janë fantazma, por pushtete reale, vampirë që realisht po i thithin gjakun atdheut tonë të drobitur, duke i kallur në gjak ndotjet dhe helmin që shpërndajnë. Është e papërfytyrueshme, për shembull, karriera e “Cigares” në demokraci. Për ata që nuk e dinë se kush është “Cigarja”, po ua heqim merakun: është kreu më i lartë i një pushteti legjislativ për një republikë, ndryshe – kryetari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, shoku Gramoz Ruçi.

Mbase shumëkush e di faktin, se Ruçi ka qenë ministri i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës komuniste mbi të cilin rëndon urdhri i vrasjes së katër heronjve të demokracisë me 2 prill 1991 para godinës së Komitetit të PPSH në Shkodër. I bie që të ketë qenë dhe ministri i fundit i brendshëm i diktaturave komuniste në krejt Europën Qendrore dhe Lindore. Por jo vetëm që nuk u ndëshkua për krimet e tij, po përkundrazi, bëri karrierën më të paimagjinueshme për këto 30 vite “demokraci”, deri në Olympin e Parlamentit sot! A ka delir më të madh e më të sëmurë se ky? Epo i lumtë…!

Por, për ata që nuk e dinë, duhet shtuar dhe ky fakt, që shoku Gramoz Ruçi ka qenë edhe spiun, informator i Sigurimit të shtetit gjatë kohës kur ka qenë arsimtar në Tepelenë. Ai është rekrutuar me 3 nëntor të vitit 1975 dhe duhet të jetë çaktivizuar me pranimin anëtar i PPSH me 1979, derisa bëhet dhe Kryetar i Komitetit të PPSH të Tepelenës. Kuptohet dhe nuk është aspak çudi, që gjithë tejngopja e institucioneve më të larta të shtetit me ish-oficerët e lartë të Sigurimit është bërë nga një i ngjashëm, koleg e ish bashkëpunëtor i tyre.

Mos u habitni. Të luftosh e të denoncosh krimet e komunizmit dhe dominimin e Sigurimit në institucione, për t’ia raportuar shokut Gramoz dhe vëllezërve të tij të Sigurimit, thoni si të doni, është akt kuraje, por dhe rreziku, për sa dihet, se meqë ai vetë i ka sjellë dhe i ka riveshur me pushtete të larta, nuk e ka aspak problem të t’i ndërsejë, të të bëjnë gjëmën. Dhe shko pastaj ti e ankohu në Policinë e shokut Gramoz, në Drejtësinë me gjykatat dhe prokurorinë e shokut Gramoz e mallko mandej gjithçka për fatkeqësinë… Si do të ishin sjellë vallë institucionet demokratike të Europës me një ekzemplar të tillë?

Por ajo që më trondit është fakti i paabstragueshëm, që në Shqipëri ekziston një institucion që përgjigjet për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSH): a ka marrë mundimin vallë ky institucion që t’i denoncojë publikisht në rrugë zyrtare dhe në media këto implikime me Sigurimin të “Cigarës”, “Yllit” (Servet Pëllumbi) e të tjerëve?

Sepse ai është bash thelbi i punës së tyre për të cilin paguajmë taksa dhe jo dosjet e dhëna nën dorë të shkrimtarëve klasikë antikomunistë shqiptarë për t’i manipuluar. Nëse ankohen me faktin se dosjet për këta levendë e azganë të tmerrit komunist janë zhdukur (që ka mjaft gjasë), atëherë në dijeninë time AIDSSH ka nën administrim edhe fondin e dosjeve të Komisionit “Mezini”, prej të cilit është marrë dhe ky dokument i mëposhtëm, i cili ka dhe pseudonime të tjera, përveç “Cigares”.

Mënyrën se si mbijetuan “Cigarja”, “Ylli” e të tjerë na sqaron skrupulozisht studiuesi dhe arkivisti Kastriot Dervishi në një prej postimeve të tij më të çmuara që meriton t’i referohesh sa herë flitet mbi këtë temë:

Ligje për njerëz të veçantë dhe jo për kategori njerëzish

Ligji nr.8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, pësoi ndryshimin më të madh me ligjin nr.8220, datë 13.5.1997. Gjatë tryezës së partive politike, opozita e majtë, imponuese në pranverën e vitin 1997 vuri kushte të hyrjes së saj në zgjedhje edhe ndryshimet e ligjeve të nr.8001 të antigjenocidit dhe ligjit nr.8043 të lustracionit.

Te ligji nr.8043, u ndryshua neni 2, duke hequr ndalimet për anëtarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë vendorë të PPSH-së, anëtarët e qeverisë, Këshillit Presidencial, kryetarin e Gjykatës së Lartë, prokurorin e përgjithshëm, deputetët; hetuesit, prokurorët, gjyqtarët e ndihmësgjyqtarët e proceseve politike speciale.

Kategoritë e vetme që u ndaluan të kandidonin ishin oficerët e bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe dëshmitarët rëndues të gjyqeve. Duke pasur parasysh se dy figura të larta të PS-së, përkatësisht “Ylli” (që figuronte në regjistrin e agjenturës pasive) dhe “Cigarja”, kishin marrë vendime negative nga komisioni i figurës, por duhej të ishin në politikë, u vendos që “ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, si dhe denoncuesit dëshmitarë në dëm të të pandehurve në proceset politike”, nuk ndëshkoheshin në rast se nuk kishin aktivitet “në 20 vjetët e fundit”.

Periudha 20 vjeçare ishte fiks mbyllja e aktivitetit me Sigurimin e “Cigares”. Në këtë mënyrë “Ylli” dhe “Cigarja” vazhduan të jenë në politikë, madje ta shohin politikën nga maja legjislative. Lustracioni vijoi të kërkohej vetëm te njerëz të parëndësishëm, madje të ishte më qesharak se kurrë. Ndryshimet në fjalë u votuan me debate e pakënaqësi me 48 vota pro, 9 kundër, asnjë abstenim. 25 deputetë nuk morën pjesë në votim.

(Pjesë nga studimi “Lustracioni dhe arkivi për të në Shqipëri”)

II

Demokracia që kujtuam se fituam me shembjen formale të komunizmit ka qenë një përrallë bajate e turmës naive. Në fakt ka qenë e vazhdon të jetë më shumë se kurrë sot një jerm i vjetër absurd. Restaurimi i enverizmit me figurrat më të errëta e gjakatare ka prekur apoteozën më të shëmtuar, më të turpshme, sepse enveristët tashmë, prej shumë vitesh kontrollojnë të gjitha pushtetet.

Ky gram i keq, kjo bimësi helmatisëse u harbua e u harlis me ardhjen në pushtet të ish partisë së punës (partia socialiste) dy herë (përkatësisht me 1997 dhe 2013) me të gjitha lidhjet gjenetike me nëntokën enveriste. Në këto kushte kauzat për drejtësi dhe dënim të krimeve të komunizmit janë një shaka tejet e ekzagjeruar. Jo se këto krime nuk po denoncohen çdo ditë nga një grusht njerëzish kryesisht pa pushtet politik, por ky denoncim i hapur, përveçse nuk e ndryshon gjendjen, shndërrohet në rrezik, deri dhe ekzistencial, për vetë një grusht individësh me kurajë civile që po bartin tash sa kohë këtë kauzë.

Dominimi i pushtetit politik e administrativ të enveristëve, oficerëve të sigurimit komunist, kapja e instancave më të larta të Drejtësisë nga simahorët dhe pjellat monstruoze të diktaturës, trashëgimtarët e regjimit të djeshëm – i gjithë ky establishment enverist kontrollon jetën tonë nga parlamenti dhe shtririhet si mtastazat e kancerit në çdo aspekt të jetës sonë shoqërore.

Kjo racë bastarde pa pikë morali prodhon në seri dhe adeptët e korrupsionit, mafies, trafikut ndërkombëtar, i ndihmuar fuqishëm nga propaganda qeveritare e mediatike. Nuk duhet të habitemi më, se pse në atdheun tonë vazhdon të dendësohet atmosfera mbytëse e një muzg të palëvizshëm varrezash, dëshpërimi social dhe humbja e shpresës se mund të ndërtohet jetë normale njerëzore në atdhe.

Rezultatin tashmë e dini: sa qytetarë shqiptarë janë jashtë dhe sa të tjerë përpiqen dëshpërimisht ta lënë Shqipërinë. Këtij qorrsokaku do t’i shkonin vargjet e Atë Gjergj Fishtës:

“O Perëndi, a ndjeve?/Tradhëtarët na lanë pa Atdhe,/E Ti rri e gjuan me rrufe/ Lisat n’për male kot…”

Etiketa: akuzarucitufa

Lajme të lidhura

SPORT

Hakimi akuzohet për përdhunim në Francë, rrezikon 15 vite burg

18:34 : 01/08/2025
BOTA

Kritikët e Kremlinit akuzojnë Zvicrën: Keni mirëpritur kriminelë të luftës nga Rusia

20:38 : 30/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

U paraqit në SPAK, Ajola Xoxës do t’i komunikohet zyrtarisht akuza

09:44 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Ku ta dija unë…”/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik…

18:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

Prokuroria në bankën e akuzës

08:59 : 08/07/2025
Para

Koronavirusi, BE: Në disa shtete ka situatë më të keqe se në mars

TË GJITHA

Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

14:57 : 13/08/2025

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

14:53 : 13/08/2025

Uzurpimi i News24/ Ambasada Holandeze: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore

14:39 : 13/08/2025

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

14:31 : 13/08/2025

Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi

14:26 : 13/08/2025

Reforma/ Zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat e transferuan pa fonde

14:20 : 13/08/2025

Shkelet vendimi i Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen në godinën e Panoramës (VIDEO)

14:18 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com