Pak javë më parë, Hasan Mira 65-vjeç është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali Shefqet Ndroqi.
I ftuar në emisionin “Rudina” deputeti, Gjetan Gjetani, dhëndëri i Mirës, ka rrëfyer më shumë në lidhje me këtë rast.
Ai ka treguar se vjehrri i tij ka shfaqur probleme nervore në mëngjes, dhe ato janë bërë shumë të dukshme gjatë ditës.
Gjetan Gjetani: Unë kam qenë prezent, dëshmitar sepse e kam ndjekur sëmundjen e Hasanit që kur u sëmur derisa vdiq, kam qenë brenda mureve të spitalit. Hasani u shtrua në spital në 1 shtator, një natë më para i ishtë rënduar frymëmarrja. Sëmundja i është agravuar gjithnjë e më tepër.
Sipas mjekëve, ai kishte dy javë i infektuar më Covid-19, por për shkak të fizikut të tij të fortë ka qenë shumë mirë nga gjendja shëndetësore.
Simptomat e para i ka vënë re në 27 Gusht si një ftohje e thjeshtë. Është vizituar në ambjentet e spitalit të Burelit, aty nuk e kanë konstatuar se është me Covid-19, por është konstatuar vetëm me një ftohje të lehtë. Në 31 Gusht i është rënduar frymëmarrja, aty e kuptoi që ishte diçka shumë serioze.
Shkoi tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është konstatuar që ka Covid-19. Është shtruar në spital të martë në orën 20:00. Komunikova me mjekët dhe ata më thanë që sëmundja kishte avancuar në fazën e mesme dhe lart.
U duhet 3-4 ditë mjekim që të shihej ecuria e shëndetit. Kur e takova Hasanin në ambjentet e spitalit mu duk në gjendje të mirë. Sipas shpjegimit të mjekëve, mungesa e oksigjenit në gjak, ka shkaktuar dëmtim në sistemin nervor, aty është bërë i papërgjegjshëm për veprimet. Këto simptoma i ka dhënë të mërkurën në mëngjes, është mjekuar dhe është qetësuar deri në orën 15:00.
Ka folur në telefon me djalin e tij. Pas orës 3 nuk ka pasur më komunikim, nuk hapte telefonin. Rreth orës 17:00 kam hyrë unë tek dhoma e Hasanit dhe e kam parë në një situatë shumë të rëndë nervore. Është dashur ndërhyrja ime, e mjekut dhe infermierit për t’i bërë gjëlpërën. E vetmja nder që kam patur nga mandati i deputetit është që kam hyrë në spital dhe kam parë vjehrrin tim.
Medikamentet e kanë mbajtur në gjendje të mirë edhe një orë pastaj kur ka dalë efekti i qetësuesëve është hedhur nga kati i katërt. Mjekët më parë e kishin nxjerrë në një dhomë më vete sepse kishte nxjerrë porbleme me pacientët e tjerë. Sipas mjekëve kjo është një sëmundje e pabesë, ka persona që i godet në zemër, ka persona që i godet në mushkëri, ka persona që i godet e në sistemin nervor.”