Policia e serviri si vetëvrasje por pas investigimeve të gazetarëve, prokuroria nisi hetimet për vrasje. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Besnik Pudja që u gjet i vrarë me një plumb më 7 tetor në malet e Kollogjeshit. Ndërkohë sot një denoncim shokues ka ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Oficeri dixhital shkruan se ekzekutori ose porositësi i vrasjes së 36-vjeçarit është truproja i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Elvis Rexha.
STATUSI I BERISHËS
Oficeri dixhital hedh dyshime se:
– Dyshime tejet serioze ka hedhur në informacionin e tij se, badiguardi dhe kryesekseri i Saje qorrit, Elvis Rexha mund të jetë dhe ekzekutori ose porositësi i vrasjes së Besnik Pudjas
– Elvis Rexha është kryesori i parcelave të kanabisit në malësinë e Shëngjergjit!
– Të gjitha manipulimet, fshehjen dhe zhdukjen e provave të vrasjes së Besnik Pudjas i ka bërë drejtori i drejtorisë së policisë së Tiranës, Ervin Hodaj me porosi të Saje qorrit.
I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të hetojë me përparësi implikimin direkt të Saje qorrit, sekserit të tij Elvis Rexha dhe drejtorit Ervin Hoda, në këtë krim të shëmtuar dhe përpjekjen për të paraqitur ekzekutimin mafioz të Besnik Pudjas si vetëvrasje! sb
“Pershendetje doktor..jam një oficer i policisë në komisariatin e policisë nr. 4 në Tiranë..ju bëj me dije se Besnik Pudja personi që u gjet i vrarë në hangarët e hashashit në fshatin Kallogjesh në Shëngjergj është mik dhe lidhje e ngushtë e Elvis Rexhës badigardit dhe sekserit më të ngushtë të Sajmir Tahirit dhe din e gjithë zona, e gjithë vendngjarja dhe servirja e rrethanave të rreme për këtë ngjarje është bërë me porosi të Saje qorrit dhe urdhër të drejtorit të Tiranës Ervin Hodaj që të mos dalë e vërteta që mbas këtyre parcelave dhe kësaj ngjarje kaq të rëndë të mos dalë në dritë emri i Elvis Rexhës që është kaq shumë i implikuar në atë zonë me parcelat e hashashit..”