• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shkrumbimi i kampit të refugjatëve në Greqi, Deutsche Welle: U dogj, ashtu si edhe ideja evropiane

10:24 : 10/09/2020
në BOTA

Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj – ashtu si dhe ideja evropiane. Është koha për një përgjigje të përbashkët evropiane, mendon Jannis Papadimitriou.

Ishte zjarrvënie e organizuar, neglizhencë, apo ndoshta vetëm një aksident mizor?

Këtë nuk e dimë akoma. Por nuk duhet ndonjë mendjemprehtësi e veçantë për të kuptuar atë që duket haptaz: nëse në një kamp që është projektuar për një maksimum prej 2,500 vetësh strehohen më shumë se 13,000 vetë në kushte tepër të vështira, atëherë gjendja acarohet dhe pas tymit del flaka. Sikurse tani kampi Moria ka qenë përfshirë nga flakët edhe në vitet 2016 dhe 2019.

Kësaj here u bë edhe më keq: i favorizuar nga erëra deri në 70 kilometra në orë, zjarri vazhdoi për orë të tëra dhe shkatërroi pjesën më të madhe të kampit – edhe sepse zjarrfikësit qenë përqendruar për të shuar një zjarr tjetër në pyll.

Pamje të tmerrshme nga Moria

Lexo edhe:

Pas 4 orësh grevë, rikthehet lëvizja në doganat greke

Doganierët grekë pezullojnë punën në 4 pika kalimi kufitare me Shqipërinë

Për vite me radhë kampi i mbipopulluar i refugjatëve në Moria në ishullin e Lesbos quhet si “turpi i Evropës”. Por as për Greqinë ky kamp nuk është nuk lavdi.

Krejt e kundërta: herë pas here politikanët e të gjitha drejtimeve në Athinë kanë premtuar ta luftojnë këtë njollë dhe ta mbyllin Morian. Por nëse bëjnë këtë do të duhet t’i vendosin refugjatët dhe migrantët e mbërthyer aty diku tjetër në vend, gjë që me sa duket askush nuk e dëshironte.

Vitet e fundit Greqia ka marrë miliarda euro ndihma nga BE-ja për të siguruar strehim dhe ushqim për të sapoardhurit.

Por qeveritarët në Athinë kanë bërë shumë pak për këtë. Dhe riorganizimi i njoftuar shpesh i procedurës së azilit vazhdon të presë gjithashtu për një kohë të gjatë. Aktualisht një i porsaardhur zakonisht duhet të presë mbi një vit për takimin e tij të parë në zyrën e azilit.

Edhe Evropa duarkryq

Kaq për gjendjen e keqe në Greqi. Fatkeqësisht edhe pjesa tjetër e Evropës ka qëndruar për një kohë të gjatë duarkryq dhe vetëm ka parë. Lind pyetja: kush është në të vërtetë “Evropa”? Suksesi gjithmonë ka shumë baballarë por në raste dështimi nuk përgjigjet kurrë askush. Megjithatë janë shtetet anëtare sovrane ato që vendosin tonin në Bruksel, edhe nëse Komisioni i BE-së bën gjithmonë propozimet zyrtarisht.

Të njëjtat shtete anëtare, të cilat më pas nuk u përmbahen vendimeve të përbashkëta.

Një efekt anësor i këndshëm i kësaj praktike: për sukseset të gjithë thonë se kanë pjesën e tyre, për gjithçka tjetër ata i referohen Brukselit. Politika e refugjatëve është një shembull kryesor për këtë.

Të gjitha vendet anëtare refuzojnë me forcë të ndjekin një vijë të përbashkët dhe injorojnë jo vetëm vendimet e BE-së në nivelin më të lartë, por edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Kjo e dëmton seriozisht idenë evropiane. Vetëm kur nga Moria shfaqen në televizion pamje të tmerrshme, fillojnë e rrjedhin nga buzët deklarata keqardhjeje.

Kampi i mbipopulluar si një masë frikësuese?

Kushdo që ka qenë ndonjëherë në kamp e di se fotografitë nuk janë më të këqijat në këtë ferr mbi tokë. Jo, më e keqja është era e qelbur: një përzierje mbeturinash të kalbura, tymi, djerse dhe jashtëqitjesh njerëzore që të zë menjëherë hundët dhe nuk të shkulet më. Është era e keqe e vdekjes që u duhet ta durojnë mijëra njerëz në mes të Evropës – dhe ndonjëherë nuk mund ta durojnë më.

Por mbase ky është pikërisht synimi. Ndoshta disa në Evropë e pranojnë në heshtje ferrin e Morisë të paktën si një pengesë për të ndaluar imigracionin: shikoni se çfarë ju pret nëse vini tek ne, kjo është ndoshta motoja.

Por një efekt me të vërtetë parandalues nuk ka pse pritet. Sepse duke pasur parasysh luftimet e vazhdueshme në Siri ose Afganistan pritja e pafund në ishullin e Lesbos mbetet ende opsioni më i mirë.

/ Deutsche Welle

Etiketa: Greqikampi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 4 orësh grevë, rikthehet lëvizja në doganat greke

11:28 : 27/07/2026
AKTUALITET

Doganierët grekë pezullojnë punën në 4 pika kalimi kufitare me Shqipërinë

09:23 : 27/07/2026
RAJONI

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, mbi 100 mijë shkarkime elektrike në Athinë

19:17 : 24/07/2026
AKTUALITET

Bllokohet Kapshtica, greva e doganierëve grekë pezullon kalimin e mjeteve

11:30 : 24/07/2026
Lajmet e Dites

Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët

20:48 : 20/07/2026
Lajmet e Dites

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

22:04 : 14/07/2026
Para

Trump dhe Biden: Politika të kundërta për Iranin

TË GJITHA

Horoskopi për nesër: Takime romantike, vendime të rëndësishme dhe kujdes me paratë

22:58 : 27/07/2026

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

22:56 : 27/07/2026

“Sara Mila, ushtare e sulltanit”, protestuesit: Ke të fala nga burgu i Elbasanit!

22:52 : 27/07/2026

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

22:47 : 27/07/2026

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

22:37 : 27/07/2026

Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje

22:21 : 27/07/2026

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

22:06 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom giriş