• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“LSI nuk e ka përmbushur misionin e saj”, Rama: Ja sfida që kemi

14:11 : 06/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Zv. Kryetari i LSI, Luan Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se 16 vjet pas krijimit, kjo parti ende nuk e ka përmbushur misionin e saj.

Rama shkruan se LSI nuk lindi vetëm për të krijuar një pol të ri shprese për të rinjtë dhe për të vjetrit me mendim të ri, por edhe për t’u dalë zot fateve të vendit e për t’u bërë përcaktuese dhe garante e kahjes euroatllantike të zhvillimit të Shqipërisë.

“Ndaj, zgjedhjet e afërta politike, janë sfida e madhe e LSI-së jo vetëm për të garantuar rotacionin politik dhe ndryshimin shpëtimtar të qeverisjes, por më shumë se kaq, për rikthimin e vendit në rrugën e integrimit europian, prej nga ku e ka larguar politika e mbrapshtë, korruptive dhe e papërgjegjshme e një klike të trukuar nën emrin e rilindjes, dukshëm në shërbim të klaneve kriminale, dhe po aq e kriminalizuar edhe vetë prej bashkëjetesës me korrupsionin dhe krimin”, shkruan Rama.

Sipas tij, sfida është e gjitha e LSI-së, është koha e përmbushjes së një misioni të pakryer.

“LSI është përpara përgjegjësisë të bëhet promotore e Ndryshimit të Madh duke ngjallur besimin e të gjithëve, e më së pari të të rinjëve, se ndryshimi është në dorën e tyre, si një përgjegjësi, si një mision, si një detyrë patriotike”, shprehet Rama.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Nga Luan Rama

Përtej çdo klisheje e përkundër sloganeve patetike të servilëve gjithëfarësh që gëlojnë gjithkund në mjedisin politik shqiptar e që mezi presin rast të shfaqen, sot, në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të lindjes së LSI-së, më shumë se sa t’i themi gëzuar njëri-tjetrit, është koha e duhur të kujtojmë se ajo u formësua si lëvizje për një mision të madh me prioritet kombëtar integrimin europian të vendit, enkas i përveçuar edhe në emrin e saj, dhe si shprehje e vullnetit të një brezi të ri protagonistësh politikë të faktorizuar si të tillë, prej rolit të tyre në rend të parë me lidhje të drejtpërdrejtë me idealet e dhjetorit 1990 dhe me misionin kryesor dhe më epokal të periudhës në kapërcyell prej komunizmit në demokraci:Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Ndaj, parë në raport me këtë prioritet kombëtar, misioni i LSI-së është ende një sfidë e përgjegjësi e pakryer, pavarësisht se jo për faj të saj, ç’ka e bën rolin e LSI-së në realitetin e sotëm politik shqiptar jo vetëm të veçantë, por edhe jetik, përcaktues dhe shpëtimtar për të ardhmen europiane të vendit.

LSI nuk lindi vetëm për të krijuar një pol të ri shprese për të rinjtë dhe për të vjetrit me mendim të ri, por edhe për t’u dalë zot fateve të vendit e për t’u bërë përcaktuese dhe garante e kahjes euroatllantike të zhvillimit të Shqipërisë.

Ndaj, zgjedhjet e afërta politike, janë sfida e madhe e LSI-së jo vetëm për të garantuar rotacionin politik dhe ndryshimin shpëtimtar të qeverisjes, por më shumë se kaq, për rikthimin e vendit në rrugën e integrimit europian, prej nga ku e ka larguar politika e mbrapshtë, korruptive dhe e papërgjegjshme e një klike të trukuar nën emrin e rilindjes, dukshëm në shërbim të klaneve kriminale, dhe po aq e kriminalizuar edhe vetë prej bashkëjetesës me korrupsionin dhe krimin.

Sfida është e gjitha e LSI-së. Është koha e përmbushjes së një misioni të pakryer.

LSI është përpara përgjegjësisë të bëhet promotore e Ndryshimit të Madh duke ngjallur besimin e të gjithëve, e më së pari të të rinjëve, se ndryshimi është në dorën e tyre, si një përgjegjësi, si një mision, si një detyrë patriotike.

Askush tjetër më mirë se LSI nuk mund ta bëjë këtë, sepse ajo jo vetëm ka vizionin, qartësinë dhe energjinë e nevojshme, por ka edhe guximin për të kapërcyer barriera mentalitetesh dhe modelesh të vjetëruar, duke ofruar mundësi e shanse përfshirjeje dhe kontributesh për gjithkënd që e ndjen Shqipërinë shtëpinë e vet.

Etiketa: lsimisioniRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Në Evropë nafta subvencionohet, Rama mashtroi hapur fermerët

18:21 : 15/04/2026
Para

Kosovë-Greqi po afron, zbulohet katërshja e arbitrave që do të vendosin drejtësi

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom