• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

OST e Drenovës, tender 6.5. mln euro me “flamur të kuq” për “Shansi Invest”

10:59 : 03/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga BoldNews.al

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Shansi Invest” dhe “La-Or” në tenderin me vlerë rreth 6.5 milionë euro për “Ndërtimin e linjës së re me dy qarqe 110 kv Burrel-Bulqizë…”.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik, kompanitë fituese kanë dhënë ofertën 655.700.000 lekë ose 99.8 përqind të fondit limit, të parashikuar në shifrën 656.980.980 lekë.

Në procedurë ka marrë pjesë edhe operatori “Everest”, i cili ka paraqitur ofertën 656.700.980 lekë, ose rreth 99.95 përqind të fondit limit.

Pas hapjes së ofertave, Operatori i Sistemit të Transmetimeve, institucion i drejtuar nga Skerdi Drenova, ka vendosur skualifikimin e “Everest”.

Lexo edhe:

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

Në dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al”, OST ka konstatuar se “Everest” ka pasur mangësi të theksuara në përmbushjen e një serie të gjatë të kritereve të vendosura nga autoriteti kontraktor.

Po sipas të dhënave zyrtare, rezulton se kompania “Everest” nuk e ka ankimuar vendimin e skualifikimit të marrë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, duke i pranuar ato të mirëqena.

Dyshimet mbi tenderin

Oferta
Në pamje të parë, procedura tenderuese me vlerë 6.5 milionë euro, duket korrekte – ka pasur garë mes dy konkurentëve dhe ka fituar ai që ka dhënë ofertën më të ulët e që plotësonte kriteret e vendosura nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Megjithatë, shifrat e paraqitura në këtë tender ngrenë dyshimin e parë.

Fituesi, bashkimi i operatorëve “Shansi Invest” dhe “La-Or” ka ofruar vlerën sa 99.8 përqind e fondit limit.

Po ashtu, edhe konkurenti tjetër, “Everest”, ka paraqitur ofertë sa 99.95 përqind e fondit limit.

Tenderët që përfundojnë me ofertë fituese fare pranë fondit limit si dhe me oferta shumë pranë ose shumë larg njëra-tjetrës klasifikohen në legjislacionin ndërkombëtar të prokurimeve si të dyshimta.

Për shembull, udhërrëfyesi i Bankës Botërore mbi “flajmujtë e kuq” në fushën e prokurimeve publike, e rendit si tregues të mjaftueshëm për të ngritur dyshime faktin nëse ofertat e hedhura në garë janë në mënyrë të pashpjegueshme tepër pranë njëra tjetrës ose tepër larg, p.sh., më pak se 1% ose më shumë se 10%.

Diferenca mes dy ofertave është vetëm 0.15% dhe thuajse po kaq është diferenca nga fondi limit.

Po kështu edhe udhërrëfyesi i Bashkimit Europian mbi Mashtrimet në Prokurimet Publike rendit afrimësinë e ofertës fituese me fondin limit si një arsye për të ngritur dyshime.

Fituesi
Një prej kompanive pjesëmarrëse në bashkimin e operatorëve fitues, “Shansi Invest” rezulton që ka pasur një seri kontratash me vlerë të lartë për Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Në një raportim të mëhershëm, “Boldnews.al” ka konstatuar se kompania “Shansi Invest” e biznesmenit Shpëtim Cinga ka fituar të paktën 4 nga 5 tenderat me vlerë mbi 1 milionë euro, të zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), prej Janarit 2019, kohë kur institucioni drejtohet nga Skerdi Drenova.

Po ashtu, kompania “Shansi Invest” dhe “G.A.C” shpk, e drejtuar nga Hajrie Cinga, vajza e biznesmenit Shpëtim Cinga, rezultojnë që kanë fituar në total tendera të zhvilluar nga OST, me fond limit në rreth 20 milionë euro.

Etiketa: ostSkerdi Drenovatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

14:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

13:06 : 08/09/2025
Para

Festoi 31-vjetorin, Bebe Rexha nuk njihet me pamjen e re/ Pamje nga festa

TË GJITHA

Evropa dixhitalizon kufijtë: Hiqen vulat e pasaportave, hyn në fuqi sistemi biometrik

18:22 : 07/10/2025

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

18:21 : 07/10/2025

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

17:43 : 07/10/2025

Greqi/ Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Lesbosit, mes viktimave dy gra dhe një fëmijë

17:24 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

17:23 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com