• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat/ Çfarë fshihet pas qëndrimit rus ndaj protestave në Bjellorusi?

22:28 : 01/09/2020
në AKTUALITET, BOTA

Me protestat masive në Bjellorusi që nuk duket se po zbehen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të 9 gushtit, udhëheqësi i kahershëm i vendit, Alexander Lukashenko po kërkon ndihmë nga Rusia për të garantuar mbajtjen e pushtetit.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Charles Maynes shpjegon se pas përgjigjes së Kremlinit, janë ngritur shqetësime gjeopolitike dhe të brendshme mbi motivet e Moskës.

Protestat masive në Bjellorusi, në të cilat po bëhet thirrje për zgjedhje të lira pavarësisht kërcënimit të shtypjes nga policia, kanë frymëzuar aktivistët pro-demokracisë në të gjithë globin.

Por qeveria e Rusisë ka hedhur një vështrim më të kujdesshëm mbi ngjarjet në anën tjetër të kufirit të saj. Ashtu si udhëheqësi i kahershëm bjellorus Alexander Lukashenko, Presidenti rus Vladimir Putin ka dominuar politikën kombëtare në dy dekadat e fundit.

Javën e kaluar, udhëheqësi rus sinjalizoi se Kremlini ishte gati të ndërhynte në emër të qeverisë së zotit Lukashenko, për të ruajtur ndikimin rus në vend nëse kjo do të ishte e nevojshme.

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

“Alexander Grigoryevich (Lukashenko) më kërkoi të krijoja një forcë policore rezervë për të. E bëra këtë. Ne gjithashtu ramë dakord që ajo të mos përdorej nëse situata nuk del jashtë kontrollit.”

Vendimi i zotit Putin është nxitur nga interesat gjeopolitike, por edhe nga shqetësimet se lëvizja bjelloruse pro-demokracisë mund të përhapet në vendin e tij, thonë analistët.

“Nga njëra anë mund të jetë frika prej një ndikimi politik, një lloj infeksioni që do të mund të përhapej nga Bjellorusia. Nga ana tjetër, ne kemi infeksionin tonë në Khabarovsk”, tha Andrei Kolesnikov nga Qendra Carnegie e Moskës.

Mijëra njerëz në Khabarovsk, në Lindjen e Largët të Rusisë, janë hedhur në një protestë disa javore pas arrestimit dhe largimit nga Kremlini të një guvernatori lokal popullor, ndaj të cilit janë ngritur akuza për vrasje që datojnë më shumë se një dekadë më parë.

Protestuesit kanë shprehur solidaritet me kauzën e lëvizjes opozitare në Bjellorusi. Dyshimi për helmimin e udhëheqësit të opozitës Alexey Navalny gjatë një udhëtimi në Siberi në fillim të këtij muaji ka nxitur më tej zemërimin kundër zotit Putin.

Kremlini u ka rezistuar thirrjeve për të hapur një hetim kriminal, duke argumentuar se konkluzionet rreth helmimit të zotit Navalny janë të parakohshme.

Ndërsa mbështetësit e zotit Navalny argumentojnë se sëmurja e papritur e udhëheqësit të opozitës është shenja e fundit se sistemi politik i Rusisë është po aq i manipuluar dhe i dhunshëm sa ai në vendin e tyre fqinj, Bjellorusi.

Zoti Navalny po punonte për të nxitur votuesit që të mbështesnin kundërshtarët e qeverisë në zgjedhjet rajonale ruse të 9 shtatorit.

Por duke marrë parasysh mbështetjen në rënie për partinë në pushtet të zotit Putin, Rusia e Bashkuar, kandidatët rivalë po shprehin shqetësimin se Bjellorusia mund të hedhë hije të padëshiruar mbi procesin e numërimit të votave.

“Ata madje nuk po e vënë në pikëpyetje mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve. Të gjithë janë të sigurtë se do të ketë manipulim (të votave). Ata po thonë, “a do të ketë mashtrim të stilit bjellorus?””, thotë analisti Boris Kagarlitsky.

Pretendimi i zotit Lukashenko për një fitore të madhe, me 80 për qind të votave shkaktoi zemërimin e publikut dhe zhyti vendin në krizë politike.

Ndërsa rusët përgatiten të dalin në votime në kohë të vështira, besimi i publikut në vërtetësinë e rezultatit të zgjedhjeve mund të përcaktojë shkallën në të cilën Bjellorusia do të jetë një paralajmërues i gjërave që do të pasojnë./VOA/

Etiketa: bjellorusiprapaskenatprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

11:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Çfarë zhvillimi na duhet?

11:10 : 03/06/2026
Para

Keni probleme më gjumin: Ja çfarë këshillojnë ekspertët

TË GJITHA

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom