• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi hap garën për vendet vakante në KQZ/ Ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

12:45 : 29/08/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kuvendi i Shqipërië ka njoftur hapjen e vendeve vakante në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.

Përmes një shpalljeje, Kuvendi bën me dije hapjen e vendeve vakante për pozicionet Komisioner Shtetëror të  Zgjedhjeve, Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve, 5 anëtarë të Komisionit Rregullator dhe 5 anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në njoftimin e Kuvendit, po ashtu, njoftohen edhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët.

Njoftimi i plotë i Kuvendit:

SHPALLJE PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR VENDE VAKANTE NË KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Lexo edhe:

Meta uron Sergio Mattarella për rizgjedhjen si President i Italisë

Nga Vlora në Paskuqan/ Ja kush janë kryetarët e degëve që dolën kundër Lulzim Bashës

29 Gusht 2020

Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 13,14,15,16, 181 dhe 183 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar , si dhe në nenin 111 të Regullores së Kuvendit, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendet vakante për:

– Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve

– Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve

– 5 anëtarë të Komisionit Rregullator

– 5 anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve

v Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

v Nënkomisioner Shtetëror i Zgjedhjeve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Përzgjedhja e Nënkomisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

v Anëtar i Komisionit Rregullator mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Përzgjedhja e anëtarit të Komisionit Rregullator bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në hartimin, shqyrtimin ose oponencën e legjislacionit, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

v Anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-këshilltarëve në Gjykatën Kushtetuese ose në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarëve të KQZ-së, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues ose të juristëve në profesion të lirë, me përvojë në gjykime administrative.

Përzgjedhja e anëtarit të KAS-it bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në shqyrtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

– Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;

– Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenet 13,14,15,16 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;

– Formularin e aplikimit “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, të plotësuar në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Cdo individ i interesuar mund te aplikoje edhe per me shume se nje nga pozicionet e mesiperme ne rast se i plotesojne kriteret e percaktuara

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 18 shtator 2020 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:

Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë.

 

Etiketa: politike boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta uron Sergio Mattarella për rizgjedhjen si President i Italisë

21:17 : 29/01/2022
AKTUALITET

Nga Vlora në Paskuqan/ Ja kush janë kryetarët e degëve që dolën kundër Lulzim Bashës

21:49 : 17/11/2021
AKTUALITET

Shqipëria u vetëofrua për strehimin e afganëve/ Ambasada zbardh telefonatën Blinken-Rama

00:02 : 20/08/2021
AKTUALITET

Pas Andreas Manos dhe anëtarëve të PD, dorëhiqen dhe 51 përfaqësues të tjerë të PD në Korçë

12:04 : 09/08/2021
AKTUALITET

Denoncimi/ Qeveria rilindase financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës

16:06 : 20/06/2021
AKTUALITET

Holanda i jep ‘dritën jeshile’ hapjes së negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që ….

20:12 : 17/06/2021
Para

‘Nëna ma bëri kokën, mjekët më shpëtuan jetën’/ Ish-deputeti i PS shërohet pas 55 ditësh nga Covid

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, shkon në 103 numri i viktimave

16:45 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com