• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projekti për turizmin, qeveria kërkon edhe 33.85 mln USD tek BB për Orikumin e Ksamilin

08:56 : 26/08/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria shqiptare ka kërkuar që projekti për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban i nisur pak vite më parë me fokus katër bashki të zgjatet në kohë por edhe të marrë një shtesë financimi prej 33.85 milionë dollarësh.

Sipas dokumenteve zyrtare këtë herë qeveria nënvizon se Ksamili dhe Orikumi do të jenë qendrat ku do të vendoset vëmendja më e madhe teksa në projektin origjinal ishin katër bashki Berati, Përmeti, Gjirokastra dhe Saranda.

“Financimi shtesë i projektit për zhvillimin e turizmit dhe integrimin urban do të përdoret për të mbështetur investimet në përmirësimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, si dhe tregun turistik dhe zhvillimin e produkteve në dy lokacione të reja në Jug të Shqipërisë. Investimet do të përqendrohen në Ksamil dhe Orikum, të dyja janë të lidhura ngushtë me bashkitë të cilat marrin pjesë në Projektin mëmë dhe vendet e tyre të turizmit. Investimet në Ksamil dhe Orikum do të ishin brenda fushës së Komponentit 1 dhe Komponentit 3 të projektit origjinal. Projekti, përfshirë një kombinim të përmirësimit të aksesit të automjeteve, këmbësorëve dhe atij multimodal drejt atraktisoneve turistike të qytetit, përmirësimit të sistemeve të shtigjeve, përmirësimin e zonave / parqeve rekreative dhe ripërdorimi i duhur i strukturave të zgjedhura ashtu sikurse tregu i turizmit dhe zhvillimi i produktit. Investimet e propozuara do të kontribuojnë gjithashtu në adaptimin me ndryshimet klimatike duke i bërë qytetet më elastikë ndaj ekstremeve të lidhura me klimën si përmbytjet, një element veçanërisht i rëndësishëm për qytetet bregdetare, të tilla si Ksamil dhe Orikumi. Projekti i propozuar gjithashtu do të mbështesë potencialisht investime shtesë në përmirësimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës në bashkitë e financuara me projektin origjinal si Berat, Përmet, Sarandë dhe Gjirokastër, për të përmbushur kërkesën për investime shtesë nën Komponentin 1 i cili do të kontribuojë në objektivin e zhvillimit të Projektit, por nuk mund të mbulohet sipas huasë origjinale” thuhet në dokument.

Projekti për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban është një ndër disa projektet që u financuan përmes kornizës 5 vjeçare që ka Banka Botërore për Shqipërinë. Ai ka një financim total prej 71 milionë dollarësh.

Ky projekt ka në total katër komponentë ku i pari është përmirësimi i infrastrukturës dhe pjesës urbane me një vlerë 49.3 milionë dollarë. I dyti është komponenti për përmirësimin e zonave turistike me një kosto 9.4 milionë dollarë. I treti është zhvillimi i një produkti dhe tregu i turizmit me 8.6 milionë dollarë dhe komponenti i katërt lidhet me mbështetjen e zbatimit me një kosto 3.6 milionë dollarë.

Lexo edhe:

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane

Lidhur me financimin shtesë bordi pritet që të marrë një vendim 31 janar 2021.

/Monitor.al/

Etiketa: BBqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane

20:06 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
AKTUALITET

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës

17:44 : 23/07/2025
AKTUALITET

Nesho: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “njeriun-shtet”!

20:17 : 22/07/2025
Para

Tiranë/ Vajza 14 vjeçe bie nga dritarja e banjës

TË GJITHA

Vrasja e kryefamiljarit/ Gjykata e Fierit lë në burg Ermalinda Ramën, të dashurin e saj dhe nënën

13:58 : 28/07/2025

“Nuk jam unë vrasës, jo”/ Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec (VIDEO)

13:48 : 28/07/2025

VIDEO/ Denoncimi: Lokali me mik të fortë sfidon ligjin, nuk zbaton vendimin e prishjes

13:37 : 28/07/2025

Ish-drejtoresha e TKOB “zbërthehet”: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës

13:33 : 28/07/2025

U arrestua nga SPAK/ “Cinco Cavalli” distancohet nga ish-pronari: S’ka më lidhje me ne!

13:25 : 28/07/2025

Pogradec/ U gjet e pajetë në banesën e djegur, flet kushëriri i viktimës: Jetonte e vetme!

13:24 : 28/07/2025

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com