Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjeve, Barcelona-Napoli dhe Bayern Munich-Chelsea të vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampioneve.
Katalanasit kryesojnë 3-1 ndaj italianëve duke e bërë kualifikimin në fazën tjetër thjesht një formalitet. Për Barcelonën shënuan, Lenglet, Messi dhe Suarez përkatësisht në minutat 10’ 23’ dhe 45’ (11-metërsh). Ndërkohë për Napolin ngushtoi diferencat Insigne në minutat shtesë me anë po me 11-metërsh.
Nga ana tjetër Bayerni iu imponua Chelseat me rezultatin 2-1. Për gjermanët shënuan Lewandowski 10’ (11-metërsh) dhe Perisic 24’. Blutë arritën të reagonin në minutën e 44-t me anë të sulmuesit Abraham.