• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë

08:44 : 04/08/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetër.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit (për të gjitha afatet e maturimit) të huave të reja në lekë të dhëna për individët, bizneset dhe organizatat jo fitimprurëse ishte 5.45%, duke shënuar një nivel minimumi historik. Në krahasim me një muaj më parë, interesat janë 0.11 pikë përqindjeje më të ulëta, ndërsa në krahasim me një vit më parë janë 0.51 pikë përqindje më pak.

Reduktimi i normave të huave ka ardhur si rrjedhojë e politikës monetare lehtësuese që po ndjek Banka e Shqipërisë, e cila ka ulur normën bazë në nivele minimale historike prej 0.5% pak muaj më parë, në një përpjekje për të ulur koston e lekut, me qëllim nxitjen e ekonomisë së sëmurë nga pasojat e Covid-19.

Për të gjitha maturitetet, interesat janë ulur në qershor, me përjashtim të kredisë 1-3 vjeçare.

Ndryshe nga leku, kreditë në euro janë shtrenjtuar lehtë në qershor, por gjithsesi ato mbeten të lira, me një normë mesatare vjetore prej 4.04% (nga 3.79% muajin e mëparshëm).

Lexo edhe:

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë

“Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat

Huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Ndryshe nga tendenca e përgjithshme, huatë për blerje banese në lekë kanë shënuar një rritje të lehtë në qershor. Gjithsesi, kosto e kredisë për të marrë në pronësi një apartament vijon të mbetet afër nivelit minimal historik.

Sipas statistikave të BSH, norma mesatare vjetore në qershor ishte 3.65%, nga 3.55% muajin e mëparshëm dhe 4.21% që arriti në prill, kur situata e krijuar nga pandemia e la pezull tregun e shit- blerjes së banesave.

Edhe në euro, huatë vijojnë të mbeten të lira, duke rezultuar rreth 3.085 në shtator.

Diferenca mes interesave të huave në lekë dhe euro është zvogëluar ndjeshëm, duke e bërë praktikisht një rrezik të kotë që të marrësh hua në euro, në momentin që të ardhurat i ke në lekë. Më herët, individët nxiteshin të disbursonin hua në monedhën e përbashkët, pasi diferenca mes interesave ishte e ndjeshme. Por, në momentin që ata i kishin të ardhurat në lekë, kjo i ekspozonte ata ndaj rrezikut të zhvlerësimit të lekut, duke i bërë më të shtrenjta këstet në euro (pasi do të duheshin më shumë lekë për të njëjtën sasi në euro) dhe si rrjedhojë humbjet nga lëvizjet e kursit mund të ishin më të mëdha sesa fitimi që vinte nga diferenca e interesave. /Monitor/

Etiketa: huatekreditekushtet

Lajme të lidhura

RAJONI

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë

21:51 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat

09:25 : 09/08/2025
AKTUALITET

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025
AKTUALITET

Shqiptarët paguhen më pak, por kanë orët më të gjata të punës në Europë

14:56 : 01/05/2025
AKTUALITET

Konviktet e Universitetit Bujqësor pa ngrohje e ujë të ngrohtë, studentët: Lahemi në godinë tjetër!

21:11 : 08/04/2025
AKTUALITET

Berisha për mediat greke: Shqipëria nuk i përmbush kriteret për BE

11:04 : 08/03/2025
Para

Situata e zjarreve në vend, apeli drejtuar qytetarëve: Kujdes, mos shkaktoni vatra

TË GJITHA

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

17:40 : 17/11/2025

1 vit nga vrasja e Martin Canit/ Konfliktet në shkolla mbulohen, oficerët denoncojnë presionin e eprorëve

17:40 : 17/11/2025

Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë

17:20 : 17/11/2025

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17:17 : 17/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët

17:07 : 17/11/2025

Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë

17:02 : 17/11/2025

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

16:53 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com