Një automjet mësohet se është përfshirë nga flakët në orët e mesditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në orën 16.25 në Rrugën e Durrësit.
Deri tani dyshimet janë për një ngjarje aksidentale.
Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.