• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ “Dosja 339”, SPAK urdhëron arrestime komisionerësh dhe qytetarësh

09:58 : 28/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës së SPAK, ka lëshuar 22 urdhër-arreste për dosjen 339.

Personat e arrestuar janë komisionerë apo qytetarë që kanë lejuar “votim më shumë se një herë pa u identifikuar”, apo kanë votuar më shumë se 1 herë.

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “Arrest në burg” për 11 shtetas, “Arrest shtëpi” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.

“Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr. 29 të vitit 2019 është konfirmuar gjithashtu se gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017 se:

Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Bida, Emiljan Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar me erma të votuesve të tjerë.

Lexo edhe:

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Ruci, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, Armelind Zeza kanë votuar në emër të votuesve të tjerë duke konsumuar veprën penale votim më shumë se 1 herë ose i paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Njoftimi nga SPAK

Në kuadër të hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal Nr.29/2019 i Prokurorisë së Posaçme (procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda) është konfirmuar se fakti i ndodhur në datën 18.10.2018, në fshatin Brenogë, Has, ku nga Shërbimet e Policisë gjyqësore rezulton se është sekuestruar sasia e lëndës narkotike prej 182.5 kg, të llojit heroinë, në një laborator që shërbente për prodhimin e lëndës narkotkike.

Nga aktet e administruar rezulton se gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti kriminal kanë qenë pjësëmarrës shtetasit shqiptar, të pandehurit Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj,Vehbi Berushi, shtetasit turq Nejdet Cesuroglu, Iskender Sale, dhe shtetasi kosovar Xhemal Shala, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe persona të tjerë kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga aktet rezulton se shtetasit turq dhe kosovar të lartpërmendur ishin personat që siguronin lëndën e parë për prodhimin e heroinës, e cila rezulton të jetë trafikuar nga jashtë shtetit, ndërsa kanë bashkëpunuar më tej me anëtarët e e tjërë të grupit kriminal, të pandehurit Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Flamr Çelaj, Vehbi Berushi, Xhevit Shuti dhe persona të tjerë ndaj të cilëve vazhdojnë hetimet, duke ngritur një laborator për prodhimin e lëndëve narkotike tek banesa e të pandehurit Xhevit Shuti, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të mëdha prekursorësh për përgatitje të lëndëve narkotike. Të gjithë personat e mësipërm janë dërguar për gjykim.

Nga hetimet e mëtejshme është konfirmuar se shtetasi Fisnik Sadiku (Smaili) rezulton se është pjesëtar i këtij grupi kriminal dhe për këtë fakt është caktuar nga gjykata masë sigurimi “arrest në burg” për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuara nga nenet 283/a/1, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal,

Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr. 29 të vitit 2019 (339 të vitit 2016) është konfirmuar gjithashtu që gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 se:

Komisionerët zgjedhor të Qendrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV: “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal;

Komisionerët zgjedhor të “Qendrës së Votimit nr.1335 0, adresa e QV: “Rubjek, Kopshti”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7(shtatë) persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal.

Komisionerët zgjedhor të “Qendrës së Votimit nr.1336 0, adresa e QV: “Rubjek Shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal.

Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zeza ka votuar në emër të personave të tjerë, duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal.

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “Arrest në burg” për 11 shtetas, “Arrest shtëpi” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.

Etiketa: arrestimedosja 339spak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
Para

“A ke bukë me na dhon?”/ Dalin pamje nga festa e VIP-ave në plazh (Video)

TË GJITHA

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025

Pas sherrit të avokatit të Kryemadhit, plas grushti në Gjykatën e Vlorës, arrestohet një person/ Detaje

14:27 : 10/10/2025

Kombëtarja shqiptare zbret në aeroportin e Nishit në Serbi

14:26 : 10/10/2025

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

14:17 : 10/10/2025

Grabit shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, në pranga shqiptari në Greqi

14:13 : 10/10/2025

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com