Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Partia Socialiste në Këshillin Politik mbi propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave 100 %.
“Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar.
Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira”, shkruan Bardhi.
Reagimi i tij erdhi pasi Damian Gjiknuri i kërkoi PD që të gjejë mbështetjen e 28 deputetëve për të paraqitur në Kuvend nismën me propozimet e saj lidhur me hapjen e listave 100 %.