Një aksident automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.
Drejtuesi i mjetit “Nissan Micra” me targa AA271 dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përfunduar në përrua.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e aksidentit.