• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD i përgjigjet Ramës: Ja faktet që po prish marrëveshjen e 5 qershorit

14:27 : 16/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, lidhur me deklarimet në Kuvend nga Kryeministri Edi Rama, përsa i takon ndryshimeve Kushtetuese.

Bardhi tha se ndryshimet e tij të njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Edi Rama të miratojë këtë Marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot. Duke eleminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën këtë marrëveshje.

Faktet janë e zeza mbi të bardhë dhe zbulojnë gënjeshtrat banale të Edi Ramës”, tha Bardhi.

Në vijim ai solli në vëmendje nenin 68 të Kushtetutës, i cili parashikon se: “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.”

Lexo edhe:

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

“Përcaktimi kushtetues nuk ka asnjë dilemë për çështjen e koalicioneve. Koalicionet lejohen nga Kushtetuta, por po ndalohen nga Edi Rama për interesin e tij personal. Komisioni I Ligjeve e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.”

Është fare e qartë se ndërhyrja e njëanshme në Kushtetutë prej Edi Ramës e prish Marrëvëshjen e 5 Qershorit.

Faktet janë në draftin e dakordësuar dhe të firmosur nga palët sipas kësaj marrëveshje.

Ky draft, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime, parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta”, tha Bardhi.

Në vijim ai publikoi edhe draftin e dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.”

“Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Edi Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët dhe jo siç vetë ka dhënë dakordësinë në Marrëveshjen e 5 qershorit”, shtoi ai.

Një tjetër nen i dakordësuar në Marrëveshjen e 5 qershorit që zhbëhet nga ndryshimet kushtetuese të Edi Ramës, sipas Bardhit, është neni 36.

Sipas zyrtarit demokrat, në këtë nen thuhet shprehimisht se “në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

“Pra, faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

Faktet tregojnë se Edi Rama po gënjen. Ai është i tmerruar nga humbja e pushtetit dhe rotacioni i pashmangshëm.

Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit.

Është koha që marrëveshja të miratohet pa ndryshime, siç u firmos nga Këshilli Politik me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike. Kjo është e vetmja gjë që duhet çuar përpara nga Partia Socialiste, duke i qëndruar dokumentit që ka nënshkruar. Çdo akt tjetër tradhëton interesin kombëtar, duke marrë peng nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Bardhi.

Etiketa: bardhimarreveshjeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

21:42 : 25/07/2025
Para

Mike Tyson përgatit filmin autobiografik me regji të legjendës Martin Scorsese

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com