• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha zbardh takimin me Metën: Rrezikojmë izolimin e dytë, po bëhemi si Rusia

14:49 : 15/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

“Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë”, u shpreh kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë takimit me Presidentin Ilir Meta, ku paraqiti 3 shqetësimet kryesore.

Duke iu referuar gjendjes aktuale si izolimi i parë, për shkak të dwshtimit tw qeverisw me menxhimin e pandemisw të pandemisë, Basha tha se izolimi i dytë është një faturë që Edi Rama kërkon t’ua ngarkojë shqiptarëve në mënyrë të përhershme, për faktin e vetëm se ai ka frikë nga zgjedhjet.

“Nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i parë në Europë dhe i dyti në botë pas Rusisë, ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Kjo për opozitën është e papranueshme”- u shpreh zoti Basha, duke dwnuar kursin e përplasjes me Bashkimin Europian të kryeministrit në ikje”, tha Basha.

Më poshtë gjeni qendrimin e plotë të Kreut të Opozitës, Lulzim Basha.

Së pari, shqetësimi kryesor është gjendja në vend. Pandemia dhe kriza ekonomike po thellohen me shpejtësi. Shifrat e ditëve të fundit kanë arritur deri në 30-fishin e infeksioneve në Itali dhe ka një përpjekje tw qeverisw për t’u fshehur dhe për t’ia lënë këtë faturë qytetarëve. Të gjithë e dimë që dështimi më i madh është kthimi i spitaleve në qendra të infeksionit.

Lexo edhe:

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

Nga ngritja e gishtit te buzëqeshjet, sinjalet e fshehta Trump-Putin

Dua të ripërsëris edhe një herë shqetësimin tim të thellë, si kryetar i opozitës për këtë gjendje jashtë kontrolli të pandemisë, dhe të vlerësoj apelet tuaja, duke i bashkëngjitur dhe apelet e mia. Natyrisht, qytetarët po bëjnë maksimumin në këtë kushte, por duket se detyra kryesore që u takon institucioneve nuk është kryer dhe nuk po kryhet. Ndaj kërkoj nga ju, si kreu i shtetit të ushtroni presionin maksimal që qeveria të mos fshihet, por të kryejë detyrën e saj sa i takon pandemisë.

Jam, po kështu, shumë i shqetësuar për krizën e thellë ekonomike, e cila tani po kap dimensione të panjohura për Shqipërinë në këto 23 vitet e fundit.

Në këtë sfond që qeveria po bën dy akte të paprecendenta, të pandodhura ndonjëherë:

Së pari, po thyen me vetëdije të plotë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe. Një marrëveshje e cila solli normalizimin e klimës politike në vend për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale. Siç ua kam shprehur, ne nuk kemi asnjë iluzion se marrëveshja e 5 qershorit plotëson kriteret për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne e dimë, edhe nga përvoja e vitit 2017-të dhe përvojat e mëparshme, se problemi nuk ka qenë ligji, por zbatimi i ligjit Nga kjo ka buruar edhe kërkesa jonë e pandryshuar për një qeveri kujdestare për zgjedhjet.

Por po kështu, në respekt të investimit të aleatëve tanë, ne vendosëm të mos e kushtëzojmë marrëveshjen e 5 Qershorit me këtë kërkesë konstante të opozitës jo për veten tonë por për qytetarët shqiptarë, dhe arritëm në një marrëveshje që u përshëndet nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, nga Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borell dhe nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Koha ishte esenciale për miratimin e kësaj marrëveshje, në mënyrë që të kemi KQZ e re sa më shpejt dhe t’i hapet rrugë procesit biometrik. Kjo nuk ka ndodhur.

Në të kundërt, ajo që ka ndodhur, fillimisht duke u fshehur pas një numri deputetësh të të ashtuquajturës opozitë parlamentare dhe, së fundmi duke dalë hapur, kryeministri ka vendosur ta hedhë në kosh këtë marrëveshje dhe të ndryshojë në mënyrë të njëanshme Kushtetutën.

Të gjithë i pamë pasojat e rënda të një hapi të tillë, nëse hidhet, sa i përket integrimit europian të vendit. Bundestagu gjerman, që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, u shpreh fare qartë dje. Po kështu, është shprehur edhe Komisioneri për Zgjerimin. Pra, rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë.

Po them të dytë, sepse izolimi i parë po na ndodh. Për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë vendi vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluar shqiptarët për herë të dytë në këto 30 vite. Por ky izolim do të jetë permanent, nëse Shqipëria mbahet peng nga një papërgjegjshmëri e tillë, që hedh poshtë një marrëveshje të negociuar me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë dhe që i hap rrugë një procesi normal për zgjedhjet.

Së treti, ia vlen të ritheksoj para jush se, nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i dytë në botë dhe i pari në Europë, i dyti pas Rusisë ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Natyrisht, për PD dhe për Opozitën e Bashkuar, kjo është e papranueshme.

Në këtë kuadër, do të bëjmë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqëiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate.

Por shpresoj dhe besoj akoma, se do të ketë njerëz, burra dhe gra të arsyeshëm, që do të dëgjojnë thirrjet e miqve tanë, partnerëve tanë dhe jo thirrjet e atyre që kanë tmerr nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe po investojnë gjithçka kundër tyre.

Etiketa: BashaMetatakimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
BOTA

Nga ngritja e gishtit te buzëqeshjet, sinjalet e fshehta Trump-Putin

10:49 : 16/08/2025
BOTA

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025
BOTA

Analiza: Pa marrëveshje në Alaskë, por Putin sërish largohet me disa fitore të mëdha

08:48 : 16/08/2025
BOTA

Trump: Ekziston një çështje e madhe që pengoi marrëveshjen me Putin

08:26 : 16/08/2025
AKTUALITET

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

08:08 : 16/08/2025
Para

Qëndroi e izoluar në fshat nga frika e koronavirusit, Rita Ora i rikthehet jetës së natës në Londër

TË GJITHA

Në shënjestër të Izraelit, kush është Khalil al-Haya/ Pse sulmi ndaj Katarit sjell një krizë të re?

16:55 : 09/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

16:42 : 09/09/2025

“Më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

16:27 : 09/09/2025

“Bisha” e Trump, pse limuzina presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në planet

16:25 : 09/09/2025

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar!

16:22 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com