Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli.
Nuk dihen ende detajet e pezullimit nga detyra te Nikollit, i cili kishte vetëm pak muaj që ishte emëruar në këtë detyrë.
Në media ëshrë raportuar se prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet në lidhje me një sasi kanabisi të zbuluar pak ditë më parë në zonën e Ungrejt, ku dyshohet se ai mund të jetë pezulluar pikërisht për këtë çështje.