• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Thaçi në Hagë, ja çfarë pritet sot

08:55 : 13/07/2020
në POLITIKE, RAJONI

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte.

Ai ka mbërritur në Hagë dje, ndërsa paraprakisht në një intervistë për Top Channel, Thaçi tha se sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-së që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Dhomave të Specializuara, edhe ai i është përgjigjur njësoj.

“Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara, por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë”, deklaroi Thaçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar para dy javësh njoftoi se ndaj ish-drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, është deponuar aktakuza në Dhomat e Specializuara.

Një gjykatës i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara ka afat që deri më 24 tetor që ta konfirmojë ose ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve.

Lexo edhe:

“Specialja” publikon video nga qendra e paraburgimit në Hagë

PDK: Shtyrjet e gjykimit për krerët e UÇK tregojnë politizim të procesit

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Prokurori i Specializuar e kishte vlerësuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat, për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara.

Ndonëse presidenti ka vazhduar të qëndrojë në zyrë, ai ditëve të fundit i ka pezulluar aktivitetet publike duke iu kthyer vizitave te memorialet, ish-bashkëluftëtarët dhe familjet e dëshmorëve. Një ditë para intervistimit, Thaçi ka bërë homazhe edhe te varri i ish-veprimtarit dhe të burgosurit politik, Adem Demaçi.

Para shkuarjes në Hagë, Thaçi u zmbraps edhe nga hezitImi për t’ia vazhduar mandatin misionit të EULEX-it, i cili është i ndërlidhur edhe me Gjykatën Speciale.

Ky mision vazhdon ta menaxhojë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe u ndihmon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale.

Etiketa: akuzathageThaci

Lajme të lidhura

BOTA

“Specialja” publikon video nga qendra e paraburgimit në Hagë

19:01 : 12/05/2026
RAJONI

PDK: Shtyrjet e gjykimit për krerët e UÇK tregojnë politizim të procesit

17:39 : 06/05/2026
AKTUALITET

“Më është mbyllur goja…”, Hashim Thaçi rrëfen përjetimin në 6 vite izolim

22:41 : 04/05/2026
RAJONI

I dënuar për krime lufte, Ratko Mladić pëson goditje në tru në burgun e Hagës

14:20 : 15/04/2026
RAJONI

Gjyqi në Hagë/ U akuzua për ndërhyrje në drejtësi, Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm

12:11 : 27/02/2026
RAJONI

Sot deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit për pengim të drejtësisë

08:44 : 27/02/2026
Para

VIDEO/ I vendoset lëndë plasëse banesës së 17-vjeçares në Fushë Krujë

TË GJITHA

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom