• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rastet me Covid-19, Dasho: Koha për transparencë, fantazi që spitalet kanë çdo gjë

08:26 : 13/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Eksperti i Shëndetit Pubik, doktor Erion Dasho, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shifrat e rënduara për situatën e Covid-19 në Shqipëri.

Dasho shkruan se kurbat e çuditshme dhëmbësharrë që janë publikuar nga autoritetet e shëndetësisë, janë fryt fantazie.

Dasho shkruan se është koha për masa reale dhe jo imagjinare, ndërsa shton se drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte.

“Në fantazinë e drejtuesve shqiptarë, spitalet kanë gjithçka që duhet për të parandaluar COVID-in, administrata është e sigurt, bizneset po ashtu, madje edhe transporti publik po zhvillohet i sigurt. Sepse ata e kanë urdhëruar diçka të tillë!!! Një gënjeshtër, siç e provon jo vetëm grafiku i rasteve, por, mbi të gjitha, përhapja e COVID në institucione shëndetësore, administratë publike dhe biznese”, shkruan Dasho.

Reagimi nga Erion Dasho

Lexo edhe:

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

NË KËRKIM TË KURBËS PERFEKTE. Grafiku i rasteve të COVID në Shqipëri vazhdon t’i ngjajë sharrës me dhëmbë të thyer. Megjithë tendencën e qartë në rritje, të kërkosh për elementë shkencorë si “piku”, “kurba”, “sheshimi”, “kthesa”, etj. është një mision i pamundur.

POR A EKZISTON “KURBA PERFEKTE”? Sikundër sërfistët kalojnë vite në kërkim të valës perfekte, edhe epidemiologët kërkojnë kurbën perfekte. Kësaj here, për të gjetur kurbën perfekte të COVID-19 duhet shkuar në… Bjellorusi. Vendi i cili drejtohet nga i njëjti president që prej shpalljes së pavarësisë, ka patur një përafrim tepër “origjinal” ndaj COVID-it.

Presidenti mori vendimin për të mos e “njohur” epideminë dhe u kërkoi qytetarëve t’a sfidonin virusin duke pirë vodka dhe duke ngarë traktorë. Çuditërisht rrjedhoja e gjithë këtyre vendimeve ishte një kurbë perfekte që sugjeron se problemi i COVID në Bjellorusi tashmë është zgjidhur. Faktikisht, interneti është i mbushur me lajme për një sistem shëndetësor të mbingarkuar nga pacientët, në prag të kolapsit, dhe për një popullsi në prag të revoltës. Për paralelizëm, edhe në Shqipëri jemi në një situatë të ngjashme, ndonëse mohimi ka një tjetër natyrë dhe “perfeksioni” nuk gjendet tek kurba por tek përgjigjja. Drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se të gjithë masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte.

Në fantazinë e drejtuesve shqiptarë, spitalet kanë gjithçka që duhet për të parandaluar COVID-in, administrata është e sigurt, bizneset po ashtu, madje edhe transporti publik po zhvillohet i sigurt. Sepse ata e kanë urdhëruar diçka të tillë!!! Një gënjeshtër, siç e provon jo vetëm grafiku i rasteve, por, mbi të gjitha, përhapja e COVID në institucione shëndetësore, administratë publike dhe biznese. KURBAT E ÇUDITSHME DHËMBËSHARRË DHE KURBAT PERFEKTE JANË TË RRALLA NË NATYRË. ATO KA MË SHUMË GJASA TË JENË FRYT I FANTAZIVE TË URDHËRUESVE TË TYRE. NË BJELLORUSI, LIDERI QË MENDON SE MUND TË KOMANDOJË EPIDEMINË KA ARRITUR TË “PRODHOJË” KURBËN PERFEKTE DUKE INJORUAR PASOJAT NË SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE.

NË SHQIPËRI, KURBA SHKARRAVINË ËSHTË E KUNDËRTA E PERFEKSIONIT, POR MOHIMI I PËRGJEGJËSIVE DHE PASOJAT E MUNDSHME JANË PO AQ KËRCËNUESE. UROJ QË PËRGJIGJA JONË NDAJ COVID-19 TË FUTET NË HULLITË E NORMALITETIT, JO ME QËLLIMIN PËR TË “PRODHUAR” KURBËN IDEALE, POR PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN DHE JETËN E SHQIPTARËVE. SEPSE ËSHTË KOHA PËR MASA REALE DHE JO IMAGJINARE! ËSHTË KOHA E TRANSPARENCËS SË INFORMACIONIT DHE JO E KURBAVE TË SAJUARA!.

Etiketa: COVID 19Erion Dashorastet

Lajme të lidhura

BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

17:04 : 16/05/2025
AKTUALITET

Putini ynë

10:40 : 13/05/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
AKTUALITET

Për shëndetësinë madhështore

11:16 : 05/03/2025
Para

Transformimi i Eduart Ndocajt/ Ja si duket ish-deputeti tani që ka rënë në peshë (Foto)

TË GJITHA

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025

Sherri për parkimin në Ksamil/ Arrestohet shtetasi turk, nisin hetimet për 4 të tjerë

11:08 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com