Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politikë për të cilën tha se e ka kthyer koronavirusin në një plandemi, ndërsa ka ngritur disa pikëpyetje mbi të dhënat që nuk janë bërë publike nga autoritetet shëndetësore.
Sipas Goxhajt, ISHP nuk tregon më edhe se si është situata me pacientët që trajtohen nga sëmundje të tjera të rënda apo që humbin jetën për shkak të tyre. Avokati ka deklaruar se në vitin 2017 janë regjistruar rreth 1500 viktima nga gripi sezonal në të njëjtën periudhë me pandeminë e koronavirusit që shpërtheu në vendin tonë në vitin që jemi.
“Në vitin 2017 në buletinin e ISHP deklarohet se ka pasur një epidemi të madhe gripi, por askush nuk ka treguar se kanë vdekur rreth 1500 persona më shumë. Artan Fuga e zbuloi 4 ditë më parë, kur tha pse nuk e ka sqaruar askush se vdiqën dyfishi më shumë. Në janar kanë vdekur 1250 veta, në të njëjtën periudhë që ka rënë një epidemi gripi. Kanë vdekur nga koronavirusi të deklaruara 95 veta, me mesatare 15 veta në muaj. Me plandeminë e madhe kemi 1% të vdekur me periudhën janar 2017. Nëse në 2017 kanë vdekur 100 në 2020 ka vdekur një. Përse askush nuk ka folur për këtë gjë.
Pse ISHP ka ndaluar botimin e buletinit të gripit në Shkurt 2020. Kjo do të thotë se kanë zhdukur gjurmën, të vërtetën dhe të dhënat. Pse ISHP nuk tregon si është situata e sëmundjeve të tjera, kancerit, diabetit etj? Janë zhdukur të gjitha të dhënat, por ka një numër të madh vdekjesh të deklaruara nfga vetë mjekët, ç’janë këto të dhëna që nuk tregohen? Kur nga mbyllën në shtëpi, njerëzit bënë diçka që nuk e kishin bërë kurrë, numri i vetëvrasjeve u rrit. Përse ISHP mban këtë sekret, të dhëna shtetërore të rëndësishme.”, tha Goxhaj në një lidhje me skype me Fax Neës.
Avokati tha se jemi i vetmi vend që nuk lejon testimet dhe tamponimet në spitalet private, duke shtuar se kjo bëhet për të mbajtur nën kontroll informacionin.