• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si Gjermania shpëtoi vendet e punës

20:27 : 12/07/2020
në BOTA

Për shumë ekonomistë, modeli i një skeme të shkarkimit të përkohshëm nga puna, ka qenë Gjermania, shkruan The Economist. Edhe më parë, ajo ka pasur ecuri të mirë, duke arritur të shmangë humbjet e mëdha të vendeve të punës gjatë krizës globale financiare 2008-2009.

Më pas, qeveria gjermane pagoi pjesën më të madhe të pagave të njerëzve që kishin ndalur përkohësisht punën, duke mos i lejuar punëdhënësit e tyre t’i pushonin njëherë e mirë. Kjo nuk e parandaloi një recesion të keq, por u humbën shumë pak vende pune.

A mund ta kopjojnë me sukses Gjermaninë vendet e tjera?

Ekonomistët gjermanë përgjigjen “Jein” – po dhe jo. Para së gjithash, Kurzarbeit (skema e shkarkimeve të përkohshme në Gjermani) po vihet në provë në një shkallë të paparë.

Ndërkohë që në kulmin e krizës financiare në maj 2009, më pak se 1.5 milionë punëtorë gjermanë u pezulluan, 7.3 milionë të punësuar në Gjermani ishin në punë afatshkurtra në maj, sipas Institutit Ifo për Kërkime Ekonomike.

Lexo edhe:

Mijëra të rinj gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak

Ish-ministrja gjermane e Mjedisit mbështet revoltën në Shqipëri: Solidaritet me mbrojtësit e natyrës!

Së dyti, askush nuk e di se kur do të përfundojnë efektet e pandemisë, apo nëse do të ketë një valë të dytë, ndërsa gjatë krizës financiare përgjithësisht (dhe me të drejtë), supozohej se recesioni do të ishte i egër, por i shkurtër.

Gjithashtu, skema e Gjermanisë është përputhur me aspektet e tjera të qeverisjes korporative gjermane, siç është përfaqësimi i punëtorëve në bordet e kompanive. Këta faktorë e ndaluan që shefat t’i pushonin punonjësit sapo të rëndohej gjendja ekonomike.

Një mjet i dobishëm

Pothuajse të gjithë ekspertët janë dakord se Kurzarbeit është një mjet i dobishëm. Alexander Herzog-Stein nga Instituti Hans Böckler, i ngjashëm me sindikatat, e krahason sistemin me një urë – “por duhet të ketë një breg në anën tjetër”. Skema gjermane është e kufizuar në 12 muaj. Shteti zakonisht paguan 60% të pagave neto (67% për punonjësit me fëmijë), megjithëse qeveria kohët e fundit vendosi t’i rrisë këto kontribute në mënyrë graduale, deri në një maksimum prej 80% (dhe 87%) për punonjësit që janë pezulluar për shtatë muaj ose më gjatë.

Gjatë krizës financiare, shumë punëtorë të pezulluar, kishin punë me paga të mira në fabrikat prodhuese. Këtë herë, shumë prej tyre kanë paga të ulëta në sektorët e shitjes me pakicë ose hoteleri. Ata do ta kishin të vështirë të përmbushnin nevojat vetëm me 60% të pagës.

Skema gjermane ka funksionuar. Shkalla e papunësisë u rrit në 6.3% në maj, nga 5.8% në prill. Por pushimet masive nga puna janë shmangur. E njëjta gjë vlen edhe për programet e shkarkimeve të përkohshme në Francë, Itali, Holandë dhe Spanjë. Nga sistemi chômage partiel i Francës, kanë përfituar 8.6 milionë punonjës deri në fund të prillit. Shteti paguan deri në 84% të pagës neto, me një tavan prej 4,608 euro në muaj. Punonjësit me pagë minimale përfitojnë shumën e plotë. Ashtu si skema gjermane, edhe ajo franceze është elastike: kompanitë mund të kërkojnë vetëm një pjesë të pagës së një punonjësi, nëse ai ose ajo punon me orë të shkurtuara.

Skepticizmi dhe mashtrimi

Këto skema bujare në Francë dhe Gjermani kanë tërhequr mashtrues. Ministria franceze e Punës ka vërejtur disa lloje mashtrimesh. Disa ndërmarrje kanë pretenduar paga të subvencionuara për punonjës që kanë vazhduar punën (ndonjëherë edhe me kohë shtesë). Të tjerë kanë paraqitur kërkesa për më shumë sesa fitojnë punonjësit në të vërtetë. Sipas disa vlerësimeve, deri në 10% e pagës në këto raste humbet në mashtrim. Muriel Pénicaud, ministri i Punës në Francë, ka njoftuar se fitimet e 50,000 kompanive do të shqyrtohen deri në fund të verës.

Personat që janë skeptikë ndaj skemave të shkarkimeve të përkohshme, argumentojnë se ato janë të kushtueshme dhe mbajnë gjallë kompani të drejtuara keq, që duhet të falimentojnë. Kostoja është me të vërtetë e madhe, por po ashtu edhe kostoja e recesioneve të thella.

Paga tipike gjermane nga Kurzarbeit është ekuivalente me shumën që paguhen mesatarisht njerëzit më të rinj se 50 vjeç, në vitin e parë të punës. Disa punëtorë do të qëndronin gjithsesi në punë, kështu që paga për ta është e humbur. Megjithatë, ia vlen subvencionimi i tyre, nëse ky sistem kursen në total me dhjetëra mijë vende pune, edhe nëse një gjë e tillë, mban gjallë kompani krejt të dështuara, për një kohë pak më të gjatë.

Oliver Stettes nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike në Këln, thotë se Austria është një shembull që na tregon pse po funksionojnë skema të tilla. Shkalla e papunësisë atje u rrit në 12.8% në prill (5.5% më shumë se një vit më parë). Sidoqoftë, skema u përmirësua, duke zëvendësuar deri në 90% të pagave, dhe shkalla e papunësisë u ul në 11.5% në maj.

Skemat e punës me kohë të shkurtër janë një mënyrë e dobishme për të kapërcyer një periudhë të shkurtër të kërkesës së ulët për ekonomitë që nuk vuajnë nga dobësi themelore strukturore. Në varësi të formës së rimëkëmbjes, papunësia në vendet e Eurozonës mund të rritet pasi të mbarojnë paratë – por më pak sesa do të ishte rritur pa skemat e punës.

Etiketa: Gjermanivendet e punes

Lajme të lidhura

BOTA

Mijëra të rinj gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak

16:15 : 15/07/2026
AKTUALITET

Ish-ministrja gjermane e Mjedisit mbështet revoltën në Shqipëri: Solidaritet me mbrojtësit e natyrës!

12:58 : 11/07/2026
Lajmet e Dites

Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

08:54 : 11/07/2026
BOTA

Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani, rreth 40.000 vende pune janë në rrezik

18:35 : 09/07/2026
BOTA

Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani

13:06 : 09/07/2026
BOTA

Vrau 15 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani

16:56 : 08/07/2026
Para

Merr fund dilema/ Ja sa i gjatë ishte Skënderbeu

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş