Sezoni i ri në futbollin gjerman do të nisë me Kupën e Gjermanisë, më 11 shtator, ndërkohë që do të ketë sfida të këtij kompeticioni deri me 14 shtator.
Ndërkohë ashtu siç njofton DFL, java e parë e Bundesligës luhet më 18-21 shtator dhe ajo që bie në sy është periudha e shkurtër e pushimit të gjysmës së sezonit. Vetëm një javë, 24 dhjetor, deri më 1 janar, dhe më pas në fushën e blertë për të rifilluar kampionatin.
Në qershorin e ardhshëm do të zhvillohet EURO 2021 dhe kështu Bundesliga do të mbyllet me 22 maj.