Astrologjia Meri Shehu bën parashikimin mujor të shenjave të horoskopit tek “Rudina”, në Tv Klan.
Ajo paralajmëroi që të gjitha shenjat duhet të bëjnë kujdes me datën 5 Korrik, kur do të kemi Hënën e Plotë në Bricjap. “Deri në këtë datë nuk duhet të marrim vendime me risqe të mëdha.”
Datat tjera të rëndësishme janë 14-15 Korrik, deri kur nuk duhet të marrim vendime ligjore.
“Në datën 20 është Hëna e re dhe duhet të marrim nisma dhe iniciativa. Data 27 është një datë shumë e bukur që mund të na realizojë një ëndërr, një perspektivë.”
Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:
12. Dashi – Ne nuk themi patjetër që Dashi do të jetë në një pozicion kaq të vështirë, sepse është futur edhe Marsi në shenjën e vet, planeti i veprimit dhe energjisë. Unë do t’i shikoj dashët shumë aktivë, por përveç aktivitetit dhe energjisë që do të shpenzojnë, dashët duhet të kenë shumë kujdes në diagonalen karrierë-familje. Do të përballen me shumë çështje familjare.
11. Binjakët – Afërdita në shenjën tonë është çliruar, nuk është më e kundërt, por do të vazhdojë kundërshtinë e vet deri më 7 Gusht. Binjakët duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet erotike, ndërpersonale dhe në planet e tyre që mund t’i marrin pak më lehtshëm, por aty mund të kenë një kurth.
10. Luani – Luanët janë në këtë pozicion megjithëse Marsi do t’i ndihmojë shumë gjatë Korrikut. Luanët do të dalin, të argëtohen dhe do të gjejnë ndonjë mënyrë për të shkuar larg, megjithëse rrugët janë të mbyllura ende. Por ata kanë një problem me çështjet e punës dhe në çështjet e shëndetit. Data 5 Korrik tregon të gjithë problematikën e një pune dhe data 20 tregon daljen nga vështirësitë.
9. Demi – Demët janë në këtë pozicion megjithëse eklipset e muajit Korrik nuk i prekin ashpër. Tek ta vazhdojnë sërish prapaskenat në jetën e tyre personale ose në çështjen ekonomike. Këtu do të kemi prapaskena, ndonjë skandal, ndonjë marrëdhënie të fshehtë që i vë kufizime, detyrime, ose është e keqe. Do t’i vërë përsëri në vështirësi. Demët të kenë kujdes.
8. Shigjetari – Sa i përket anës ekonomike, shigjetarët mund të pretendojnë shumë për ekonominë e tyre, megjithëse në vështirësi si muaj, ata do të bëjnë më të mirën. Jetën erotike do ta kenë shumë të larmishme gjatë muajit Korrik, flirtuese, nuk është se do të vendosin për diçka. Do ta shijojnë ata vetë, do të eksplorojnë.
7. Peshorja – Peshoret do të jenë një nga katër shenjat që do të jenë dominante gjatë muajit Korrik. Janë në vendin e shtatë sepse peshorja do të na peshojë të gjithëve dhe do të peshojë edhe vendin e vet. Nëse peshoret ia dalin në muajin korrik të triumfojnë nga këto përballjet e mëdha, do të ndihmojnë vetën dhe jetën sociale të ne të tjerëve.
6. Virgjëresha – Janë në mesin e artë. Do të marrin lajme të mira në jetën personale dhe për planet e tyre që kanë për të ardhmen, por edhe për udhëtimet. Megjithëse udhëtimet duket se janë të bllokuara, unë mendoj se muaji Korrik pas datës 12 do të japë një avantazh ose një mënyrë të re të shikimit të gjërave.
5. Ujori – Për pushime edhe Ujorët do të piketojnë Shqipërinë se nuk kanë ku të venë. Ujorët janë njerëzit që duan të eksplorojnë. Ata në fakt muajin Korrik e kanë muaj pune, sepse do të marrin një punë të re, ose do të duan të dalin nga një bllokim shpirtëror. Ata nuk duhet të fillojnë një punë të re deri me datën 12 dhe nuk duhet t’u besojnë analizave mjekësore deri me datën 12 Korrik.
4. Akrepi – Korriku muaj i nxehtë, muaj uji. Akrepi është shenjë uji dhe besoj se ka një kombinim të mirë me gaforret dhe bricjapët. Por duhet të shikojë mirë çështjet e punës. Do të ndihen antagonistë në shumë plane, edhe në ato erotike. Kujdes me çështjet ligjore të prapambetura.
3. Peshqit – Më në fund Peshqit dolën në det, dolën në verë. A shijojnë se janë lodhur, por gjatë muajit Korrik do të bëjnë gjëra të mira dhe në lidhje me familjen e shtëpinë, do ndërtojnë, do rindërtojnë. Janë në një pozicion komod, do të kenë udhëtime, dashuri, njohje të reja dhe do ta shijojnë verën më së miri.
2. Bricjapi – E meritojnë vendin e dytë. Hëna e Plotë në shenjën e tyre në datën 5. Diagonalja Bricjap-Gaforre do të jetë nga më të përfolurat gjatë muajit Korrik. Mund të mendoni shumë gjëra, mund të bëni shumë bashkëpunime. Mund të keni edhe sprova të forta me përballje të forta. Nuk janë në vendin e dytë sepse janë shumë mirë, por sepse do të provokohen të bëjnë shumë gjëra.
1. Gaforrja – Kanë filluar edhe gaforret të ankohen shumë sikur unë nuk po i trajtoj si duhet, por është një vit që gaforret e kanë me shumë përballje. Duhet ta pranojnë tashmë, sepse kanë përballë Bricjapin, Saturnin, Jupiterin. Ka shumë gjëra që rikthehen. Gaforret kanë qenë me mbrojtje deri këtu, tashmë muaji Korrik do t’i tregojë se sa do të ecin përpara. Deri më datën 12 kujdes me vendimmarrjet personale në punë dhe me vendime të rëndësishme. Data 20 nis dhe i çliron.