• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

COVID – Përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Manastirliu: Masat ende në fuqi, rinis transporti publik

09:40 : 23/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Sot, më 23 Qershor, përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore që u vendos më 24 Mars si pasojë e situatës nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se edhe pse gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk është më në fuqi, duhet të zbatojnë masat e kumtuara nga autoritetet shëndetësore për parandalimin e koronavirusit.

“Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit”, tha Manastirliu.

Skenarët

Ministrja tha se kemi përgatitur disa skenarë për trajtimin e të sëmurëve të prekur nga ky virus.

Lexo edhe:

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

“Sikurse sistemi shëndetësor tashmë i hapur, po vijon me kapacitet të plotë dhe është futur në normalitet prej 1 muaji.  Por nëse nuk duan të shohim në vendin tonë pamje si ato të spitaleve në vendet fqinje, që shkuan deri në kolaps të sistemit, duhet të bëjmë të pamundurën për të parandaluar çdo mbingarkesë të shkaktuar nga ky infeksion. Si bëhet kjo? Secili duke bërë detyrën e tij, të mbrojmë personelin shëndetësor, duke mos e rrezikuar atë nga pakujdesia apo neglizhenca.  Gjatë këtyre tre muajve ne kemi marrë të gjitha masat dhe kemi siguruar stokun e materialeve të mbrojtjes personale për stafet mjekesore, kemi rritur numrin e pajisjeve të nevojshme biomjekësore për trajtimin e pacienteve dhe kemi siguruar terapitë e mjekimit pa asnjë mungesë. Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin në rritje dhe jemi duke rekrutuar stafin mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës. Jemi duke u përgatitur për disa skenarë sipas planit të veprimit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Po sërish çdo qytetar është i lutur të mbrojë sistemin shëndetësor, të mos e vërë në sprovë. Vetëm duke treguar kujdes për masat më të thjeshta, parandalimi është e vetmja armë e sigurt ndaj këtij virusi, do të mund t’ja dalim edhe në këtë situatë”.

Transporti Publik

Ajo lajmëroi dhe rinisjen e transportit publik.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2”, tha ministrja.

Etiketa: Covidjendja e fatkeqësisë natyroreOgerta Manastirliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

15:26 : 07/05/2025
AKTUALITET

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

16:45 : 05/05/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
BOTA

Përhapet varianti më i ri i COVID-19

18:16 : 02/04/2025
AKTUALITET

10 arsye pse një Prind nuk duhet të votojë Ogerta Manastirliun në 11 Maj!

10:10 : 01/04/2025
Para

Tragjike/ Nuk duroi dot karantinën, regjisori i njohur hidhet nga kati i 27-ë (Foto)

TË GJITHA

Mali i Zi do të shkurtojë orarin e punës

09:14 : 25/05/2025

Napoli dëshiron ta mbajë Conten, presidenti do të investojë 200 milionë euro në merkato

09:14 : 25/05/2025

Kush është ‘Baba Vanga e re’ dhe parashikimet e saj të frikshme për korrikun 2025

09:02 : 25/05/2025

“Babi më fal”, bjondja e OnlyFans mban fjalën dhe zbulon gjoksin para tifozëve të Napolit (Video)

08:58 : 25/05/2025

Kolumbi/ Ekskursioni përfundon në tragjedi, përmbyset autobusi me studentë, 10 të vdekur

08:51 : 25/05/2025

“Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë, furnizon edhe burgjet e spitalet! Fituese e disa tenderave

08:42 : 25/05/2025

PSG fitoi Kupën e Francës, Luis Enrique: Jemi gati për Interin, duam të bëjmë historinë

08:35 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com