• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi rrëzon 3 dekretet e Metës me mbi 80 vota/ Ja ligjet që miratohen

17:08 : 18/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kuvendi rrëzoi tre dekrete të kthyer mbrapsht nga Presidenti Ilir Meta “për aktivitetet e turizmit detar”, “për tatimin mbi vlerën e shtuar”, dhe atë “për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”. Ajo që bie në sy gjatë votimeve është fakti se ligjet përgjithësisht janë miratuar me mbi 84 vota, ndërsa dekretet u rrëzuan me mbi 80 vota.

Ligji për “Tatimin mbi vlerën e shtuar”, u rrëzua me 83 kundër 16 pro; Ligji për “Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të Sigurisë” u rrëzua me 81 kundër 17 pro dhe Ligji për “Aktivitetet e turizmit detar” u rrëzua me 84 kundër 17 pro.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, refuzoi të dekretojë ligjin e ri të qeverisë për “Tatimin mbi vlerën e shtuar”, që përjashton nga TVSH-ja të gjithë blerësit e mjeteve lundruese si jahte.

Meta e riktheu për rishqyrtim ligjin me argumentin se kjo nismë krijon idenë e përjashtimit me natyrë klienteliste.

“Krijon idenë e një përjashtimi me natyrë klientiste dhe preferenciale, sepse përjashton jahtet dhe mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi. Është një veprim, i cili zvogëlon më tej bazën tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar; Nuk është në harmoni me nevojat emergjente të vendit, si dhe me parashikimet e Institucioneve Financiare, të cilat raportojnë për përkeqësimin e situatës ekonomike në vendin tonë.”- thekson Presidenti. Nisma e qeverisë krijoi mjaft debat në opinionin publik dhe nga opozita për shkak se përjashtimi i importit të jahteve u bë në një kohë që vendi ishte në karantinë dhe qytetarët po merrnin ndihma ekonomike”.

Lexo edhe:

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

Në datë 11 maj Presidenti Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit të Shqipërisë, ligjin për “Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

“Pavarësisht qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore, mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojn parime të rëndësishme kushtetuese”– thuhet ne argumentimin e Presidentit, qe arsyeton edhe faktin pse nuk ka vene firmen mbi kete ligj.

Sipas tij, “nga shqyrtimi i përmbajtjes së disa dispozitave konkrete të ligjit, mungesa e përcaktimit të qartë e shterues të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket llojit të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas përcaktimeve të tij, krijon hapësirë që jo vetëm të shmangen procedurat e hapura për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por dhe të ulet ndjeshëm mundësia e biznesit vendas për pjesëmarrje në këto procedura prokurimi, ku kriter kryesor është pasja e CSI-së (Certifikatës së Sigurimit Industrial)”

Ne relacion theksohet se “Mungesa e përcaktimit të qartë të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket objektit jo shterues të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas tij, cenon parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, barazisë përpara ligjit, me pasojë diskriminimin e operatorëve të ndryshëm në treg, duke rritur mundësitë për dëm ekonomik ndaj financave të shtetit”.

-Ndërsa në datë 26 maj, Presidenti Meta ka kthyer ne Kuvend ligjin për aktivitetet e turizmit detar.

Votimi në Kuvend

-“Për aktivitetet e turizmit detar” me 84 vota kundër, 17 pro e 5 abstenim

-“Për tatimin mbi vlerën e shtuar” me 83 vota kundër, 16 pro e 7 abstenim

-“Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” me 81 vota kundër, 17 pro e 8 abstenim

Ndërsa votimi lidhur me propozimin e grupeve parlamentare për postin e Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shtyrë për javën e ardhshme.

Ja çfarë miratoi Kuvendi

Me 103 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim Projekrezoluta “Mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian përgjatë vitit 2019

Me 88 vota pro, 11 kundër dhe 10 abstenim projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit për vitin 2019M

Me 89 vota pro, 11 kundër dhe 9 abstenim projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë për vitin 2019”

Me 86 vota pro, 14 kundër dhe 6 abstenim, Projektligji për disa ndryshime dhe shtea në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme

Me 91 vota pro, 10 kundër dhe 7 abstenim projektvendimin “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të ILD.

Me 97 vota pro, projekrezoluta “Për vlerësimin e punës së grupit të deputetëve ‘Miqtë e fëmijëve” për vitin 2019 dhe për planin e veprimit për vitin 2020.

Etiketa: KuvendiMetavotime

Lajme të lidhura

RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
BOTA

Dështon për të 26-n herë me radhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11:36 : 04/06/2025
AKTUALITET

Ish-Këneta, lagjia që politika e mban “të përmbytur”! Banorët ende pa marrë asnjë dëmshpërblim

18:36 : 02/06/2025
RAJONI

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
Para
(Majtas) Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës Ylli Pjetërnikaj, (djathtas) ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku

Skandali financiar? Arta Marku pagoi burrin-vartës miliona lekë pa bërë asnjë punë (Dokumentat)

TË GJITHA

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com