• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Zbardhen takimet private/ Si Thaçi dhe ambasadori lobuan për ndarjen e Kosovës

16:52 : 09/06/2020
në KRYESORE, RAJONI

BIRN ka zbuluar prova të reja se si institucionet e Kosovës lobuan për shkëmbim territoresh me Serbinë: një gazetar i Le Monde deklaron se Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi ka avokuar për shkëmbim territoresh, ndërsa një akademik amerikan ka zbuluar se Hashim Thaçi i kërkoi atij që të përgatiste një dokument që miratonte planin.

Më 28 maj, BIRN zbuloi se qeveria e koalicionit PAN i pagoi 168,000 euro kompanisë me qendër në Paris, Majorelle PR & Events, e cila promovoi “pozicionin e Kosovës” më “modifikimet territoriale” si një rrugë për një marrëveshje paqeje Kosovë-Serbi.

Dhurata Hoxha, e cila më pas shërbeu si Ministre për Integrime Evropian dhe nënshkroi kontratën me Majorelle, e përshkroi historinë si “lajme të rreme” dhe kërcënoi se do të padiste për shpifje. Ajo gjithashtu inkurajoi kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e cila postoi në Twitter artikullin e Prishtina Insight, “të kërkojë falje dhe të distancohet nga deklarata e saj publike”.

Sidoqoftë, BIRN ka qenë në kontakt me një gazetar dhe një akademik të cilët konfirmojnë se ata ishin lobuar për të shkruar pozitivisht për “korrigjimet e kufijve” dhe një shkëmbim të mundshëm tokash midis Kosovës dhe Serbisë.

Jean-Baptiste Chastand, korrespodent i Evropës Qendrore për Le Monde, mbulon Ballkanin që nga viti 2015. Ai u kontaktua nga Majorelle PR & Events në vitet 2018 dhe 2019.

Lexo edhe:

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Në Shtator 2018, një përfaqësues i Majorelle caktoi një takim mes Chastand dhe Qëndrim Gashit, Ambasadori i Kosovës në Francë, në mënyrë që të diskutohej mbi një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më 13 Shtator 2018, Qëndrim Gashi shkoi në Le Monde me një grua nga Majorelle në mënyrë që të flisnin për shkëmbimin e territorit,” i tha Chastand, BIRN të Premten. “Ai thoshte në thelb se [shkëmbimi i territorit] është një ide e mirë për të sjellë paqen, por ai nuk ishte shumë specifik pasi nuk ishte e qartë se për cilin territor po flisnim.”

Sipas Chastand, Gashi ishte i vetmi që fliste në takim dhe përfaqësuesja nga Majorelle heshti. “Ajo që për mua ishte e çuditshme është që Qëndrim Gashi më njihte,” tha Chastand. “Ai kishte numrin tim dhe ne ishim takuar më parë. Ai nuk kishte nevojë për Majorelle për të rregulluar takimin me mua”.

Qëndrim Gashi u emërua Ambasadori i Kosovës në Francë nga qeveria e koalicionit PDK-LDK në vitin 2016, kur Presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi shërbente si Ministër i Jashtëm.

Gashi i tha BIRN më 27 maj, ai kishte pasur kontakte me PR & Events Majorelle në mënyrë që “ti bënte më të lehta kontaktet me gazetarët”. Sidoqoftë, Gashi “kategorikisht” mohoi që ai ndonjëherë ishte përfshirë në lobim në lidhje me ndryshimet e kufijve. “Përgjigja është e thjeshtë, kategorike: jo”, deklaroi ai në përgjigjen e tij.

BIRN e sfidoi Gashin me informacionin e ri, duke i kërkuar që të konfirmonte nëse ai kishte mbajtur ndonjëherë një takim me gazetarët e gazetës Le Monde ku ai loboi që shkëmbimi i territorit midis Kosovës dhe Serbisë të shihet në një dritë pozitive. Ambasadori i Kosovës në Francë tha se nuk ka “asnjë koment”.

Pas takimit me Gashin, Chastand shkroi një artikull që raportonte për idenë e një shkëmbimi territoresh, si dhe rrezikun e mundshëm të dhunës nëse kjo ide do të realizohej, por ai thotë se nuk kishte nevojë të citonte ambasadorin në artikull. “Historia ime për këtë temë ishte gati të botohej dhe unë kisha qenë në Kosovë dy javë më parë,” tha Chastand, duke shtuar se ndërsa ishte në Kosovë ai ishte takuar me Presidentin Thaçi, i cili i tha të njëjtën gjë si Ambasadori Gashi.

Sidoqoftë, përshkrimi i takimit i Chastand ngre pyetje serioze në lidhje me sjelljen e Gashit. Gjyljeta Mushkolaj, ish gjyqtare e gjykatës kushtetuese, i tha BIRN se mbrojtja e integritetit territorial të vendit është detyrim për çdo ambasador, edhe nëse ai merr urdhër për të bërë të kundërtën.

“Neni 16 i Kushtetutës së Kosovës nënkupton që, edhe nëse kryeministri ose presidenti ju kërkon të bëni diçka si lobimi për ndryshimin e kufijve, ambasadori duhet t’i shërbejë vendit, sepse kushtetuta është mbi çdo autoritet tjetër dhe është detyrë e tij që ta mbrojë atë”, tha Mushkolaj.

Përveç këtyre detyrave kushtetuese, në nenin 10 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës thuhet se të gjitha misionet diplomatike kanë funksionin e “mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe interesave të tjera të Republikës së Kosovës”.

BIRN foli me Behgjet Pacollin, i cili shërbeu si Ministër i Jashtëm në vitin 2018, duke pyetur nëse Gashi kishte thyer këtë kod diplomatik duke folur në favor të ndryshimeve të kufijve për gazetarët e huaj.

Pacolli tha se ai ua bëri të qartë të gjithë diplomatëve dhe ambasadorëve të Kosovës në të gjithë botën se “korrigjimi i kufijve” që Thaçi po e promovonte, nuk ishte pozicioni zyrtar i Kosovës. “Qëndrimi zyrtar i qeverisë për këtë çështje ishte i qartë, tërësia territoriale e Kosovës ishte e panegociueshme në dialogun me Serbinë,” i tha Pacolli BIRN në 29 maj.

/Burimi: prishtinainsight.com/

Etiketa: Hashim ThaçikosoveQëndrim Gashi

Lajme të lidhura

RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

16:07 : 30/09/2025
RAJONI

Gjyqi në Hagë, Covey: Thaçi me komandantët e zonave kishte marrëdhënie të ndërlikuar

13:39 : 30/09/2025
RAJONI

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

13:20 : 30/09/2025
RAJONI

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

15:31 : 29/09/2025
Para

Covid-19/ Spahia: QSUT-ja vatër infeksioni, propaganda e Ramës e turpshme

TË GJITHA

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025

Fadromat e Ramës rikthehen në Theth, shemben 8 objekte

09:37 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com