• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama mbrojti Ardi Veliun, Nano: Vendosi një precedent, kryepolici të dorëhiqej

22:02 : 02/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama mori sot në mbrojtje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, sulmoi nënën e 15-vjeçarit që ishte dhunuar pak javë më parë nga policia, pasi kishte shkelur fashën orare.

Veliu publikoi një video, ku shfaqej nëna e djalit, aktore, gjatë një sekuence filmike, ndërsa Kryepolici e trajtoi si një ngjarje reale, ku ajo kishte një armë në dorë. Më pas Veliu reagoi duke thënë se ishte keqkuptuar, kërkoi ndjesë dhe tha se do të vazhdonte detyrën.

Sot në krah të Veliut doli edhe Rama, i cili me qëndrimin e tij ka zhgënjyer edhe gazetarë që e kanë mbështetur dhe e mbështesin.

Mes reagimeve ishte edhe ai i Mustafa Nanos, i cili në monologun e tij në ABCnews, tha se “Kryepolici i Republikës nuk paska mësuar një gjë minimale: “Askush nuk mund të penalizohet për shkak të biografisë familjare. Pergjegjësia është individuale. Çdo berr varet prej këmbëve të veta”.

Nano shton më tej se Veliu nuk e dha dorëheqjen, por kërkoi ndjesë, që siç thotë ai mbase i është kërkuar nga kryeministri Rama që ta bëjë. Lidhur me këtë moderatori i drejtohet kryeministrit se nuk duhet të krijojë precedentë.

Lexo edhe:

Suksesi i Rama-Alabar/ Durrës Marina arkëtoi 43 mln euro nga rezervimet e apartamenteve në ajër

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

“Përsëris: tre-katër policë që ushtrojnë dhunë nuk janë një gjë e çuditshme. E çuditshme është që të mos veprohet kundër tyre. E çuditshme është që drejtuesit e policisë të marrin në mbrojtje policët e dhunshëm. Siç ishte në këtë rastin me adoleshentin shqiptar, ku ndaj policëve që ushtruan dhunë, ndonëse u filmuan, nuk u morën masa.

Përkundrazi, u morën në mbrojtje. Ishte drejtori i përgjithshëm që i mori në mbrojtje. Dhe për ta përforcuar mbrojtjen e tyre bëri edhe një të pabërë. Na shfaqi një video ku dukej nëna e adoleshentit me një armë në dorë. Dhe e sfidoi opinionin publik duke e komentuar në mënyrën e vet atë video.

Çfarë Ardi Veliu ka bërë nuk tregon se ai është burrë i lig, apo se ai është i poshtër, apo ku di unë se çfarë. Jo, tregon që ai nuk është për atë punë. Nuk mund ta mbajë atë përgjegjësi të madhe publike. Sikur të isha në vend të tij, do të kisha dhënë dorëheqjen menjëherë. Do ta bëja këtë për të mos njollosur nderin e trupës se madhe policore, e për të bindur publikun se ajo që ndodhi ishte një ngjarje episodike, e jo një dukuri sistemike. Por ai nuk e ka dhënë. Ka kërkuar thjesht një ndjesë publike, që nuk u mor vesh se për çfarë ishte. Ndoshta i tha kryeministri të kërkonte ndjesë publikisht, ngaqë kështu mund ta përdorte për ta mbrojtur atë. Siç e përdori kur tha se midis kryepolicit që kërkon ndjesë e moralistëve të vendit, ai është me të parin.

Zoti Rama, nuk është pune moralistësh këtu. Çështja është tjetër. Mos na krijoni precedentë të rrezikshëm. Mos na vendosni stekën në vendin e gabuar, të cilën do ta mbajnë si pikë referimi pasardhësit tuaj siç ju kanë lënë juve si pikë referimi policë të tjerë të gabuar. Jepni shembullin tuja. Na tregoni se policia është e Republikës, dhe jo e juaja”, tha Nano.

Etiketa: nanoRamaveliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Suksesi i Rama-Alabar/ Durrës Marina arkëtoi 43 mln euro nga rezervimet e apartamenteve në ajër

09:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

10:43 : 02/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
AKTUALITET

Shkrimet kundër Edi Ramës, si i ‘surprizon’ kryeministri gazetarët e huaj: Alo jam…

16:32 : 01/08/2025
AKTUALITET

‘Lufta’ kundër lavazheve, Rama: Hiqeni vetë ose do t’i kthejmë në park lojërash

16:22 : 01/08/2025
AKTUALITET

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025
Para

Greqia pezullon fluturimet me Katarin, 12 pasagjerë pozitivë me koronavirus

TË GJITHA

U konfliktua fizikisht me një qytetar, arrestohet punonjësi i policisë në Dibër

10:52 : 03/08/2025

Dogjën 170 rrënjë ullinj dhe sipërfaqe me shkurre, arrestohen dy persona (Emrat)

10:47 : 03/08/2025

Të shtëna me armë në bjeshkët e Munelles, policia gjen gjashtë gëzhoja

10:39 : 03/08/2025

SHBA/ Nisin hetime ndaj ish-prokurorit Jack Smith

10:33 : 03/08/2025

Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, procedohet i riu

10:18 : 03/08/2025

Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e “vret” vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

10:07 : 03/08/2025

Pogradec/ Babai bën denoncimin në polici, zhduket vajza e mitur

10:03 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com