• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Klani i Veliajt sfidon urdhrat e Ramës dhe Manastirliut, organizon ndeshje futbolli (Foto)

15:35 : 29/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Aktivitete sportive publike nuk janë hapur, por Blendi Gonxhja, kur nuk e kishte problem të hapte digën e Liqenit Artificial dhe përbyste gjysmën e Tiranës së Re, se ka fare për gjë të urdhërojë hapjen e kalçetove, për argëtimin e tij personal dhe të miqve të tij, që të gjithë drejtorë të “mëdhenj” në bashkinë e Lali Erit. Këtë e bëjnë haptas, me prepotencë, e madje e shesin si “vlerë personale” në rrjetet sociale, në pritje të qindra apo mijëra likeve dhe komenteve nga shushunjat e administratës dhe miqtë e qejfit.

U bënë bashkë çunat…! Genci, Tao, Blendi dhe drejtorë të tjerë, për një kalçeto. Në foton e publikuar vetë nga protagonistët “kara-ntinë thyes”, shfaqet Blendi Gonxhe , Drejtori i Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor; Genc Kojdheli, Drejtori i Pergjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë Tiranë; dhe Taulant Tusha, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë Tiranë. Edhe pjesa tjetër e “ekipit kampion”, po drejtorucë janë, çuna me lekë…!

Nuk është fjala vetëm për një argëtim, pasi gjithkush nga qytetarët mund të luajë dhe argëtohet, por në zbatim të rregullave. Të paktën të atyre vendimeve që nxjerr kryeministri, i cili çdo ditë kërcënon shkelësit se do i presë burgu. Po ku ka burg për këta VIP-a që nuk e kuptojnë se janë kthyer në persona që të gërryejnë stomakun, pasi benefitet e pushtetit dhe paligjshmëritë që mbyllen me korrupsion i shesin si vlera?!

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Ndërsa qytetarët rrëmbehen në rrugë nga policia se përse dalin jashtë orarit kryeministror të karantinës, qoftë edhe për të blerë një bidon ujë, drejtorët e Rilindjes kanë tjetër ligj. Ata janë të ngarkuar shumë me punë! Qëndrojnë me orë të gjata duke bërë like në rrjetet sociale, apo edhe u dalin trutë vendit nga tendera dhe alleshverishet. Në fund këta bij të denjë të pushtetit, e “meritojnë” shlodhjen, argëtimin dhe kredhjen në aktivitete sportive, duke thyer haptas jo vetëm ligjin (pasi ai për ta ai nuk ekziston), por mbi të gjitha urdhrin e kryeministrit.

Edhe vetë brenda radhëve të Rilindjes, disa që shkelin urdhrin e “nalgjatësisë së tij” shkarkohen, por të tjerë përkedhelen. Një muaj më parë, shefi i Qarkullimit Rrugor në Vlorë Rustem Plaka, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sepse po luante futboll bashkë me miqtë e tij.

Po sot ka dy pushtete, një i Ramës dhe një tjetër i Veliajt, ku ky i fundit, bashkë me luguninë e tij të drejtuesve që mban afër, po sfidojnë me jetën që bëjnë, me daljen hapur kundër ligjeve, penale apo administrative. Prepotenca e Lali Erit nuk është më vetëm mirazh, por një fakt që po shihet me shqetësim nga të pushtetshmit e tjerë në qeverisjen qëndrore. Të dyja palët po mburren se kush po krijon më shumë pushtet ekonomik dhe politik; cili di të rrëmbejë paranë publike dhe ta firojë rrugës, apo kush të krijojë me tepër grupin e aligarkëve.

Ndryshimi është se Lali Eri nuk po përmbahet më, bashkë me çunat e tij, “ekipin fantastik” sikurse e konsideron ai. Por ky ekip është i “veçantë” në llojin e vet, kanë një prerje ndryshe. Çuna të qejfit, të dashuruar pas luksit, të fiksuar pas së “bukurës” dhe sqimatarë në kulinarinë e shendetshme. Ata afishojnë një botë të re (të vërtetë që e përjetojnë vetëm ata), ndërsa në media i ofrojnë qytetarëve botën surreale e cila nuk ekziston. Një pjellë e re që po sfidon këdo, aq sa ka xhelozuar edhe kryeministrin Edi Rama, teksa sheh fuqinë që ka marrë Lali Eri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Lejet e shumta të ndërtimit, tenderat e pafundme në punë publike në qindra milionë euro dhe aktivitetet propagandistike ku hidhet paraja lumë, jane ata elementë që po krijojnë “njeriun e ri Rilindas”.

Një prej personave që gëzon mbështetjen e të dyve, Lali Erit dhe Edi Ramës padyshim që konsiderohet Blendi Gonxhe, që tashmë ka shpërthyer me rolin e tij vendimarrës. Nga Gushti 2015, Blendi Gonxhe iu bashkua ekipit të ri të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj, si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit.

Nga Tetori 2015, Gonxhe drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë.
Prej dorës së tij doli edhe ai projekti i betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë. Nga “idetë brilante” të Gonxhes së dashur të dy të mëdhenjve janë edhe ata miniparqe që kanë rrëbyer miliona euro, por duken kaq të vogla para vlerës që është shpenzuar. Janë bërë kaq të fuqishëm sa drejtorët e Lali Erit nuk pyesin më as për urdhrat e Edi Ramës, duke e sfiduar aty ku “naltgjatësia e tij” nuk duron, prishjen e imazhit…!

Etiketa: futbolliRamaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
Para

Vedat Muriqi flet për të ardhmen e tij

TË GJITHA

Raportimi në Kuvend, kryeprokurori Çela: Kriminaliteti në Shqipëri është rritur

13:40 : 27/10/2025

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Britani 30-vjeçari shqiptar i kërkuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

13:37 : 27/10/2025

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

13:34 : 27/10/2025

‘Të rregullojmë trafikun’/ Binaj: Në 1 vit humbasim 15 ditë duke pritur nëpër Tiranë

13:25 : 27/10/2025

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com