• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

DW: Si u shndërrua George Soros në figurën armiqësore të të djathtëve

14:30 : 27/05/2020
në BOLD BLOG, BOTA, POLITIKE

Viktor Orban e ka shpallur sponsorin e tij të dikurshëm George Soros armik të shtetit. Ndërkohë fushata anti-Soros me tone antisemitike ka marrë përmasa ndërkombëtare me pasoja vdekjeprurëse.

Rreth pesë vjet më parë, kryeministri hungarez, Viktor Orbán e shpalli miliarderin hungarezo-amerikan George Soros ármikun numër një të shtetit. Sorosi është ai që tërheq telat pas një komploti në shkallë të gjerë kundër Hungarisë. Qëllimi i tij: të rrëzojë Orbanin, të shkrijë shtetet-kombe të Evropës dhe të zëvendësojë popullsinë e tyre me migrantë.

Sipas qeverisë hungareze për të arritur qëllimet e tij 89-vjeçarin Soros e mbështesin “mercenarët” dhe “agjentët”e tij: disa organizata të caktuara joqeveritare, gazetarë dhe shkencëtarë, por edhe Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Kriza e Coronës po nxit edhe më tepër agjitacionin kundër Sorosit. Orbani e quan “mjeshtri i madh i teknokratëve të Brukselit”, kurse mediat flasin për sulm frontal të Sorosit kundër Hungarisë.

Nga sponsor në armik

Ironia është se Viktor Orbáni shpalli ármik atë që e mbështeti fuqimisht për karrierën e tij politike. Në fund të viteve 1980 Viktor Orbáni dhe Lidhja e Demokratëve të Rinj – Fidesz, që aspironin për fundin e komunizmit në Hungari, përfituan nga angazhimi filantropik i Sorosit dhe fondacionit të tij për Shoqëri të Hapur. Sorosi i cili pasi emigrimit për në SHBA në vitin 1956, bëri miliarda me spekulime financiare të diskutueshme krijoi fondacionin e tij që ka rreth 15 miliardë dollarë.

Lexo edhe:

Non-grata e Berishës/ Rama: E di që nuk e ka nga unë dhe Soros, por nuk e tregon dot se nga i erdhi

Francë/ Shumica e qytetarëve preferojnë një forcë të djathtë për të qeverisur vendin

Sorosi mbështeti me shuma bujare edhe Fidesz-in, ai u mundësoi Orbánit dhe kolegëve të tij të botonin gazetën e tyre, të ndiqnin kurse për gjuhë të huaja dhe të financonin zyrat e partisë. Shumë anëtarë të Fidesz-it morën më vonë edhe bursa për të studiuar në Perëndim. Orbán shkoi në Oksford. Pas ndryshimit të sistemit, Fidesz dhe Orbani e mbështetën Sorosin dhe universitetin e financuar prej tij Central European University. Tani pas tridhjetë vjetësh po ata e dëbuan këtë universitet nga Hungaria.

Dy këshilltarë politikë amerikanë -shpikës të mitit për komplotin e Sorosit

Në vitin 2010 Viktor Orbáni u rizgjodh për herë të dytë kryeministër i Hungarisë. Për këtë fitore atë e ndihmuan këshilltari amerikan me ndikim politik Arthur Finkelstein dhe partneri i tij George Birnbaum. Në SHBA Finkelstein kishte këshilluar më parë me sukses presidentët republikanë nga Richard Nixon deri te George W. Bush. Në mesin e viteve 1990, ai ndihmoi Benjamin Netanyahun të bëhet kryeministër i Izraelit.

Nga fushatat e tij të panumërta zgjedhore, Finkelstein e dinte se sa e rëndësishme është të krijohej një figurë ármiku. Në rastin e Hungarisë ky qe George Soros, i cili me angazhimin e tij për liberalizmin dhe demokracinë është halë në sy për nacionalistët e djathtë në gjithë botën. Sorosin e kishin shpallur ármik si nacionalistët në Ballkan edhe Presidenti rus Vladimir Putin për shkak të angazhimit të tij në Ukrainë dhe Gjeorgji. Edhe për republikanët amerikanë Sorosi është persona non grata për shkak të donacioneve të tij për demokratët, përkushtimit për mbrojtjen e klimës dhe kritikës së tij të ashpër për luftën në Irak.

Finkelstein dhe Birnbaum menduan se Soros është ármiku i përsosur për Orbánin. Sorosi ka rrënjë hungareze, por ka jetuar për dekada në Shtetet e Bashkuara. Ai është i pasur dhe aktiv politik në të gjithë botën. Fushata kundër Sorosit filloi në verën e vitit 2013, dhe arriti kulmin vetëm dy vjet më vonë gjatë krizës së refugjatëve.

Fushata anti-Soros me tone antisemitike dhe pasoja vdekjeprurëse

Qeveria e Orbánit nisi një fushatë të pashembullt kundër Sorosit, e cila u kurorëzua me “ligjin stop Sorosin” që drejtohej kundër OJQ-ve që angazhoheshin për të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve. Fushata u shoqërua edhe me pllakata dhe me tone antisemitike. Sorosi konsiderohet ndërkohë si ármik prej të djathtëve kudo të botë. Trumpi, Erdogani, Netanyahu apo Putini: të gjithë i kanë adoptuar pretendimet e Orbanit për Sorosin si drejtuesi i gjithëfuqishëm i marionetave të opozitës. Në mediat sociale nuk rreshtin sharjet kundër tij. Partitë populiste të djathta që nga Evropa deri në Australi e kritikojnë ashpër atë dhe këto fushata po çojnë gjithnjë e më shumë në dhunë. Një mbështetës fanatik i Trumpit dërgoi një bombë në adresën e shtëpisë së Sorosit në vitin 2018 dhe punonjësit e zyrave të fondacionit për Shoqëri të Hapur po sulmohen vazhdimisht.

Edhe ekstremistët e djathtë po i justifikojnë gjithnjë e më shumë veprimet e tyre me nevojën për të parandaluar një “shkëmbim popullsie” kinse të planifikuar nga elitat globale – një mit konspirativ ky në të cilin George Soros luan një rol udhëheqës. Ky ishte pjesë e “manifestit” racist të vrasësit të myslimanëve në Christchurch. Edhe dorasi i Pittsburghut i vrau hebrenjtë për arsye të ngjashme. Vrasësi në Halle besonte gjithashtu në një komplot kinse hebraik dhe deklaroi se Sorosi dëshironte ta shndërronte Gjermaninë në një shtet multikulturor.

A u kishte vajtur vallë në mendje Arthur Finkelsteinit dhe George Birnbaumit – që të dy hebrenj – se ç’përmasa vdekjeprurëse do të kishte shpikja e tyre gjoja “e shkëlqyeshme”? Finkelsteinin nuk mund ta pyesim më, sepse ka vdekur në vitin 2017. Kurse George Birnbaum nuk dëshiron të flasë për këtë. Ai e refuzoi kërkesën e Deutsche Welles për intervistë./DW

Etiketa: armiqe djathtaSoros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Non-grata e Berishës/ Rama: E di që nuk e ka nga unë dhe Soros, por nuk e tregon dot se nga i erdhi

22:12 : 05/05/2025
BOTA

Francë/ Shumica e qytetarëve preferojnë një forcë të djathtë për të qeverisur vendin

19:38 : 01/05/2025
AKTUALITET

Burimi: Rama është i traumatizuar, ndodhet në një rrugë pa busull

11:26 : 12/03/2025
AKTUALITET

“Soros e futi në burg Berishën”, Rama ironizon: Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?!

13:00 : 01/03/2025
AKTUALITET

Lubonja: Soros justifikoi praninë në Shqipëri me shoqërinë civile, por paratë shkuan te Rama

21:47 : 27/02/2025
AKTUALITET

Delina Fico flet për dëgjesën në Kongres: Nuk kemi marrë financime nga Soros

10:59 : 27/02/2025
Para

Chrissy Teigen publikon video duke bërë testin për COVID-19

TË GJITHA

54-vjeçarja vdiq pas operacionit në stomak, reagon mjeku: Pësoi atak kardiak

16:20 : 22/05/2025

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim për Blendi Tetën

16:17 : 22/05/2025

Liverpool, Nunez arrin marrëveshjen me gjigantët e La Liga-s

16:17 : 22/05/2025

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025

Foto/ Ndëshkohej qëllimisht për të pasuruar miqtë, zbulohen bisedat e lojtarit të Sevillas

15:55 : 22/05/2025

EMRI/ Kjo është gruaja që humbi jetën pas operacionit në klinika private “Villa Alba”

15:54 : 22/05/2025

Irani kërcënon SHBA-në: përgjegjëse nëse Izraeli sulmon objektet tona bërthamore

15:49 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com