• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aulon Kalaja: Po zbatohet axhenda e Sorosit për të shpopulluar Shqipërinë dhe për ligjin e gjinive!

21:49 : 08/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Prej tre dekadash në Shqipëri janë të njëjtët aktorë politikë dhe nuk ka ndryshuar fusha politike, ndërsa Sorosi ka axhendë për të shpopulluar vendin dhe për të shkatërruar familjen me ligjin për barazinë gjinore.

Kështu u shpreh ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja.

Ai nënvizoi se PD nuk ka moment më të mirë se ky për t’iu bashkuar doktrinës së presidentit Donald Trump për të sulmuar qeverinë për ligjin e dy gjinive dhe për mbrojtjen e familjes, duke i dalë kundër edhe planit të Sorosit dhe qeverisë shqiptare.

“Nuk është se kanë ndryshuar shumë gjëra, sepse janë të njëjtët aktor politik, kur në Europën perëndimore parti janë shkrirë, kanë vdekur edhe partitë, nga kjo pikëpamje duhet të ndryshonin shumë gjëra, pasi uji që rri shumë edhe qelbet. Pra jemi të fundit për çdo gjë. 8 Dhjetori ishte i zakonshëm si çdo 8 dhjetor tjetër”, tha Kalaja për “News 24”.

Ai theksoi se ka axhendë nga Xhorxh Soros për të larguar shqiptarët dhe shprehu rezervat ndaj PD-së që nuk i del fuqishëm kundër qeverisë në nismat e saj si për kampet e azilantëve, ashtu edhe për ligjin e 2 gjinive.

Lexo edhe:

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

Alarmi demografik/ Në një vit, 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, shtohen të moshuarit

“Lajmi i keq është që qeveris PS-ja, sepse PD dhe e djathta qeverisin më mirë se e majta. Vetëm doktrina konservatore e shpëton Shqipërinë. Kemi parasysh axhendën e shpopullimit të shqiptarëve, të sjellim njerëz që vijnë nga jashtë vendit, shpopullim për popullim, një axhendë e Sorosit që e shohim çdo ditë. Ashtu sikurse edhe për ligjin e gjinisë, ligjin e ri që duan të bëjnë, legalizimin e drogave të lehta, dhe kjo është axhendë. PD nuk ka dalë plotësisht kundër kësaj axhende, të 50 deputetët e PD duhet të ishin kundër këtij ligji”, tha ai.

Por ai shtoi se shikon mungesë morali politik dhe serioziteti, duke e përshkruar me një episod të një deputeti opozitar që bëri propagandë kundër ligjit të dy gjinive në media, por në Kuvend nuk ishte i pranishëm për ta votuar kundër.

Madje ai hodhi dyshime edhe për një nga kandidatët për Avokat të Popullit, si pjesë e axhendës së Sorosit dhe që opozita nuk e kundërshton.

“Politika nëse nuk ka moral, të paktën duhet të ketë një lloj serioziteti, si tek ligji për familjen shqiptare, që duhet të votonin të 50 kundër, dhe jo 36. Le t’i linin ata 77 të tjerët të votonin pro, të mblidhnin familjet në protestë. Pati një deputet që bënte propagandë dhjetë ditë para seancës plenare kundër ligjit të gjinive dhe kur u diskutua dhe votua emri i tij nuk ishte në listë. Ose kemi një kandidat për Avokat të Popullit që është i axhendës së Sorosit, ai ka marrë vota nga PD-ja në zgjedhje, kundër PD. Unë mendoj se PD nuk i ka tradhtuar idealet e dhjetorit”, tha ish-kandidati për deputet.

Në fund ai apeloi që opozita dhe PD t’i bashkohet doktrinës së presidentit Donald Trump për të mbrojtur familjen dhe për t’i dalë kundër qeverisë shqiptare.

“Shqipëria dhe PD duhet të ndjekë kursin dhe doktrinën e presidentit Donald Trump, që u shpreh se kishte vetëm dy gjini. Moment më të mirë se ky për PD-në nuk ka, është çasti për t’iu bashkuar doktrinës së Trump dhe për t’iu kundërvënë axhendës së qeverisë”, tha Kalaja.

Etiketa: Aulon KalajashpopullimiSoros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

11:39 : 13/07/2026
AKTUALITET

Alarmi demografik/ Në një vit, 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, shtohen të moshuarit

08:51 : 09/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale për transgjinorët, Kalaja-Ramës dhe deputetëve të PS: Provojeni te fëmijët tuaj

19:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Ndryshimi i gjinisë/ Kalaja: Agjendë e ardhur nga jashtë, 15 mijë euro për terapinë!

10:26 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kuvendi Kombëtar i PD/ Kalaja zbulon prapaskenat: Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare!

22:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Skandali në shëndetësi/ Terapia hormonale në QSUT ‘ndez’ revoltë: Spitalet pa ilaçe, qeveria me eksperimente

20:19 : 29/05/2026
Para

Pajiset përgjuese në Durrës, Dervishi: Pati debat mes autoriteteve shqiptare dhe italiane

TË GJITHA

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş