• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga pastiçieri te mësuesja e 8-vjeçares, ja 7 ekspertët që i dhanë “ok” shembjes së Teatrit

14:01 : 25/05/2020
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE

“Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore”, ishte konkluzioni i 7 ekspertëve, duke iu drejtuar Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive, që i hapi rrugën shkatërrimit të Teatrit”.

Forumi për Trashëgimine Kulturore ka zbuluar detaje lidhur me 7 anëtarët, përfshi edhe ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila është diplomuar “Mësuese për lëndën “Gjuhë Frëngjisht në Ciklin e arsimit 8-vjeçar” në universitetin e Tiranës”.

Shtatë ekspertët

Procedura zyrtare e Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është bazuar mbi ekspertizën profesionale në fushën e trashëgimisë të një komisioni të ngritur pranë Minisrisë së Kulturës. Më konkretisht, pas kërkesës së 15 majit 2018 të Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e zonës së Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës ngriti një grup pune të përbërë nga shtatë ekspertë, me në krye Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, asokohe Ledion Lako. Vetëm dy ditë më pas, më 17 maj 2018, ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore dhe iu drejtua Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive që I hapi rrugën shkatërrimit të Teatrit. Por cilët ishin këta ekspertë të trashëgimisë që arritën të firmosin këtë vendim kaq të rëndësishëm në vetëm dy ditë kalendarike ?

Më poshtë po bëjmë me dije për publikun eksperiencën e anëtarëve të komisionit, që kanë hedhur firmat mbi akt-ekspertimin teknik-strukturor, higjenik, artistik, funksional, arkitekturor, kulturor si trashëgimi dhe gjelogji-sizmik të godinës së Teatrit. Sic mund të konstatohet nga CV e këtyre “ekspertëve” asnjëri prej tyre nuk ka kualifikim profesional për të gjykuar mbi rëndësinë e godinës së Teatrit Kombëtar si në aspektin historik po ashtu në aspektin arkitekturor dhe ndërtimor. Asnjëri prej tyre nuk ka punuar në ndonjë projekt të ngjashëm me Teatrin apo në fushën e restaurimeve të ngjashme.

Lexo edhe:

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

Pajisje DPI në kompanitë telefonike/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

Më poshtë eksperienca e detajuar e komisionit “Lako”.

1. Ledion Lako, Kryetar Komisioni; diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë dhe “Master” në UET; kandidat për deputet i PS më 2009, 2013. Media kanë publikuar ditët e fundit që drejtor Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikimi si kamarier. Në fakt, në qytetin e Durrësit të gjithë e njohin si pasticier të talentuar, sektor ku ka patur edhe sukses duke hapur 3 pasticeri të ndryshme.

2. Herida Duro, Anëtare, Drejtore e Politika-Strategjive Kulturore – Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011.

3. Arjan Avrazi, anëtar, Drejtor i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës – Diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni” në Universitetin e Arteve;

4. Kozeta Angjeliu, anëtare, Drejtore e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës – Diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale; me eksperiencë profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat;

5. Elira Dani, anëtare, Drejtore e Programim Standartizimit të Kuadrit Rregullator – diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”. Në vitin 2016 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administrim Publik.” Ka kryet studimet e larta Universitare, në Fakultetin Juridik (Jo Publik) “Luarasi”, në Degën Drejtësi.

6. Sofjan Jaupaj, anëtar, Këshilltar i ministres – Diplomuar “Jurist” dhe I specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit.

7. Shpëtim Shehu, anëtar, Drejtor i Buxhetimit – Diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Miratoi Akt Ekspertimin – Vlerësimin e Teatrit Kombëtar:

Mirela Kumbaro, me detyrë Ministre e Kulturës (2018) – Diplomuar “Mësuese për lëndën “Gjuhë Frëngjisht në Ciklin e arsimit 8-vjeçar” në universitetin e Tiranës. /Panorama/

Etiketa: EkspertetshembjaTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

21:57 : 27/05/2025
AKTUALITET

Pajisje DPI në kompanitë telefonike/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

08:28 : 03/05/2025
AKTUALITET

Mospërditësimet në kategorizimin e bizneseve për taksat vendore, ekspertët kërkojnë unifikim ligjor

08:25 : 16/04/2025
AKTUALITET

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për DPI

21:40 : 07/04/2025
AKTUALITET

Shqiptarët 33 mln euro fitim nga rrjetet sociale, ekspertët: Është përhapur gjerësisht

16:09 : 06/04/2025
BOTA

Rreziku nga inteligjenca artificiale, ekspertët: Do të rris papunësinë

16:48 : 01/04/2025
Para

“Kam shumë kohë pa kryer marrëdhënie”/ Blogerja e seksit: Meshkujt shqiptarë frikacakë

TË GJITHA

FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025

Sherr për parkimin në Ksamil, dy turq bëjnë për spital shqiptarin

22:32 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com