• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembja e Teatrit/ Le Monde: Rama dërgoi policinë për të rrënuar një nga godinat më të vyera

12:14 : 25/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, KULTURE, POLITIKE

Mediat ndërkombëtare vijojnë ti kushtojnë vëmendje shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri, ndërsa kritikojnë Kryeministrin Edi Rama lidhur me aksionin e ndërmarrë rreth orës 04:30 të 17 majit.

Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe ndihmës të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk lë rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, por tashmë 55 vjec, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia, bile ndërtesa filloi të shëmbej kur kishte njerëz brenda.

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë bull-dorëzin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Budina është ndër artistët, që rezistoi në protesta kundër prishjes së TK që nga viti 2018.

Ai dhe kolegë të tij u ngritën në protesta, për të kundërshtuar prishjen e godinës, e ndërtuar që në vitin 1940, në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë.

Por dhuna e 17 majit ishte e paparë ndaj artistëve, të cilët u tërhoqën zvarrë nga policia natën vonë, duke gdhirë 17 maji.

Nga Jean-Baptiste Chastand, Le Monde
Kryeministri shqiptar Edi Rama kënaqet të nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i kryeqytetit, Tiranë, midis viteve 2000 dhe 2011, u bë i njohur në të gjithë botën pasi k ndërtesave trashëguara nga diktatura komuniste i pikturoi me ngjyra të ndritshme. Ndonjëherë me modele që i kishte zgjedhur vetë, duke i dhënë kryeqytetit shqiptar një galeri me ajër të hapur.

Por, të dielën, 17 maj, i njëjti Edi Rama, 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi në orët e para të mengjesit policinë dhe eskavatorët për të shkatërruar një nga institucionet kulturore më të rëndësishme të vendit dhe një nga sallat e tij të rralla të performancës, Teatrin Kombëtar. Brenda ishin dhjetëra artistë dhe kundërshtarë që qëndronin në ndërtesë për më shumë se dy vjet, të cilët u dëbuan më metodada ushtarake.

“Ata erdhën në orën 4:15 të mëngjesit, ne ishim ende rreth gjashtëdhjetë vetë, na evakuuan dhe sollën buldozerin”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një grupim që luftoi që nga viti 2018 për të shpëtuar këtë ndërtesë, të ngritur në vitet 1940 kur vendi u pushtua nga Italia. Një demonstrim spontan në të cilin liderët e opozitës morën pjesë të dielën u shpërnda brutalisht.

………

Teatri ishte mbi të gjitha “një nga ndërtesat e rralla të vjetra në Tiranë” në një qytet me planifikim modern të qytetit, thotë artisti vizual shqiptar Adrian Paci, i cili thotë se është “i tronditur dhe i zemëruar” nga vendimi marrë nga Edi Rama.

Në Facebook, ky i fundit mbrojti vendimin e tij të hënën, 18 maj, duke sulmuar “prishësit si jo profesionistë” dhe duke lavdëruar projektin që një teatër i ri të ndërtohej në rrënojat e një të vjetëri. “Do të aprovohet nga të gjithë dhe do t’i japë publikut teatrin kombëtar që nuk e kanë pasur kurrë”, premtoi ai, duke postuar imazhet mbresëlënëse të firmës arkitekturale daneze në krye të projektit.

Teatri Kombëtar kishte vuajtur nga mungesa e mirëmbajtjes dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit duhej të instalonte një gjenerator për të anashkaluar ndërprerjen e energjisë dhe të vazhdonte të organizonte shfaqje në sallën e madhe ku po bënte shumë e nxehtë në verë dhe shumë e ftohtë në dimër. Por artistët argumentuan për një rinovim. “A mund ta shkatërroni “Moulin Rouge”, edhe për një ndërtesë të re si kjo?” proteston Edmond Budina, i cili e quan këtë shkatërrim “një veprim barbar”. “Unë nuk jam kundër teatrit të ri, por pse ta shkatërrojmë të vjetrin dhe jo ta ndërtojmë diku tjetër?”, shpreh dakortësinë Adrian Paci.

Etiketa: Le MondeRamaTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
Para

Në pritje të vendimit të Apelit/ KPA ngrin çështjet ku anëtar është Luan Daci

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com