Huazimi i Mauro Icardi te skuadra e PSG-së është drejt përfundimit dhe midis Interit dhe PSG-së duhet një marrëveshje e re.
Sulmuesi argjentinas kaloi një sezon të parë më se pozitiv me PSG-në, duke pasur parasysh se ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje të Ligue 1, të cilëve iu duhen shtuar 3 të tjerë në dy ndeshje të Kupës së Ligës dhe 5 gola në 6 ndeshje të Ligës së Kampionëve.
27-vjeçari e konfirmoi veten si një lojtar mjaft të dobishëm për kampionët e Ligue 1. Kjo duket se e ka bindur klubin transalpin të paraqesë një ofertë të parë tek Interi për blerje përfundimtare.
Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, shifra e vendosur në tryezën zikaltër është 50 milionë euro, të cilës duhet t’i shtohen edhe 10 milionë të tjera bonuse. Kjo shumë është më pak krahasuar me çmimin e blerjes prej 70 milionë eurosh të caktuar verën e kalaur por kohët kanë ndryshuar dhe Interi mund ta konsiderojë këtë ofertë.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1263778964218302464?ref_src=twsrc%5Egoogle%7Ctwcamp%5Eserp%7Ctwgr%5Etweet