• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lubonja: Të kërkohet dorëheqja e Veliajt, ndaj Ramës duhet të ndërhyjë drejtësia

18:05 : 20/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për shembjen e Teatrit Kombëtar. Lubonja foli në studion e News24 për protestën e sotme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe situatën aktuale.

Ai tha se protestat nuk e kanë rrëzuar Ramën por kanë luajtur rolin e ndërgjegjësimit të njerëzve. Sipas tij, duhet të kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Sa i përket vijës së kuqe të përmendur shpesh nga opozita, Presidenti dhe kryeministri, Lubonja tha se Rama ka shkelur vijën e kuqe të ligjit dhe mbrojtëset e tij, prokuroria, drejtësia duhet të ndërhyjnë.

Me ç’përshtypje u larguat nga ajo protestë të hënën?

Është një përshtypje që ka dy anë. Ka në një anë një numër gjithmonë e më të madh njerëzish të zhgënjyer, të lodhur, të irrituar për gjithë këto politika që bëhen dhe nga ana tjetër frustrimi i këtij zhgënjimi që shkarkohet nëpërmjet protestash vetëm pjesërisht, përpara një shurdhërie që është në krahun tjetër dhe që lind nevoja të fuqizohet përmes një proteste.

Lexo edhe:

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

Ka një popull të rraskapitur të zhgënjyer që megjithatë proteston.

Protestat kanë treguar se nuk kanë ndryshuar diçka në final, tani kthehet një valë tjetër por si duhet të vijohet?

Protestat kanë treguar se nuk rrëzohet një regjim me protesta. Historia jonë ka treguar se protesta ka pasur dhe gjithmonë ka pasur një shurdhëri nga ana e atij në pushtet. Heqim’ 97 që ishte katastrofë ku nuk kemi arritur por ndoshta do arrijmë me Edi Ramën por protesta kanë luajtur rolin e ndërgjegjësimit të njerëzve.

Prisni ndonjë ndryshim nga ajo e së hënës?

Unë pres sot nga protesta atë që thashë dhe më herët që të vazhdojë të ngulmohet, të kërkohet dorëheqja e kryetarit të bashkisë dhe të bëhet protestë dhe para prokurorisë se këtu përveç debatit duhet s’duhet këtu kemi të bëjmë me një seri shkeljesh dhe krimesh ndaj ligjit, të cilat duhet të merren në duart e prokurorisë dhe prokuroria qartas nuk do të veprojë sepse është e kapur duket sheshit. Kështu duhet të fillojë një proces, janë bërë shumë krime këtu. Krimi në Teatër fillon qysh me shembjen pa projekt.

Projektin nuk e jep dot as bashkia për Teatrin Kombëtar e jep qeveria. Ai nuk ka projekt. Ai s’duhet ta kryente aktin e shkatërrimit se nuk ka projekt. Kemi shkatërrim kundër ligjit. Si u bë ky projekt, ia paska kërkuar Edi Rama këtij danezit. Jo shpallet një konkurs dhe zgjidhet.

Këtu kemi një bandit dhe kreun e një bande që nuk pyet për ligjin. Vijë të kuqe nuk i vë dot askush një kryeministri apo një qytetari. Vijë të kuqe të vë vetëm ligji dhe ky ka shkelur vijën e kuqe të ligjit dhe mbrojtësi i vijës së kuqe të ligjit që është prokuroria, drejtësia duhet të ndërhyjë. Këtu kemi të bëjmë me këtë shkatërrim të një prone publike.

Ka njerëz që nuk vijnë dhe nga pandemia. Ky ka shfrytëzuar dhe pandeminë për të kryer këtë krim sepse vetë rri atje në Surrel.

Çështja e këtij teatri e para është çështje ligji, shkelje ligji. E dyta, nuk është vetëm e artistëve por edhe e qytetarëve.

Kjo çështje e reduktuar sikur janë ca artistë pro e ca kundër është një nga mashtrimet e shumta që kanë bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Pretendon se kam shumicën e aktorëve, ky ka pakicën e hajdutëve që qeverisin Shqipërinë dhe është në krye të trafikantëve të drogës. Nëse ata janë shumicë, po ikim.

Etiketa: lubonjaRamaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH
AKTUALITET

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025
Para

Liçaj: Institucionet të vënë para drejtësisë ata që ‘pushkatuan’ Teatrin, historia do ta dënojë Ramën

TË GJITHA

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025

Të dehur në një lokal në zonën e “Bllokut”, si ranë në pranga djemtë e Valbona Selimllarit – DETAJE

18:54 : 04/10/2025

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

17:44 : 04/10/2025

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com