• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pandemia ndryshon rrënjësisht rregullat e arsimit, sfidat e mësimit online në mbarë botën

20:37 : 13/05/2020
në BOTA

Pandemia e Koronavirusit ka prekur cdo fushë të jetës. Edhe sistemi i edukimit më nuk është i njëjti. Studentët nuk grumbullohen më në sallat e ligjeratave, pasi objektet e universiteteve janë mbyllur nga frika e përhapjes së COVID-19.

Ligjeratat dhe çdo diskutim mes profesorëve dhe studentëve është virtual. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi me profesorë dhe studentë të Rochester Institute of Technology. Komentet e tyre pasqyrojnë të mirat dhe mangësitë e mësimit online.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, ligjeratat e universiteteve ndryshuan formën.

Masa të njëjta u ndërmorën edhe në universitetin Rochester Institute of Technology, i cili ka disa disa vite që ofron programe studimi edhe në Kosovë. Ndryshimi i mënyrës së ligjerimit nuk ishte i lehtë thotë shefi i katedrave ndërkombetare në RIT, James Myers.

“Bartja e kurrikulave që bazohen në mjedise laboratorike është sfida më e madhe. Është vështirë që një laborator inxhinierie të shfrytëzohet në mësim online” tha në një intervistë për Zërin e Amerikës profesori James Myers.

Lexo edhe:

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

Megjithatë, zoti Myers thotë se kjo nuk i zbeh përparësitë e mësimit online.

“Mund të arrish nivelin e njëjtë të cilësisë, në mos më të mirë. Po u jap një shembull. Në klasë vazhdimisht angazhohen pothuajse studentët e njëjtë, ata që janë më aktivë. Kjo ka ndryshuar me mësimin online. Dëgjohet zëri i shumë më shumë studentëve. Studentët e turpshëm flasin më shumë gjatë mësimit online, sesa në klasë”, tha ai.

Mundësitë që ofron kjo mënyrë e ligjerimit, bëri që studentët të kërkojnë më shumë orë mësimi online thotë Presideti dhe Dekani i Universitetit Amerikan të Kosovës, Kamal Shahrabi.

“Sepse tani kanë qasje në ligjeratat që mund të inçizohen. Mund t’i kthehen ligjeratës së njëjtë. Pastaj kanë më shumë kohë që të mendojnë dhe përgjigjen në detyrat ose problemet që u dalin”, tha zoti Shahrabi.

Maji është koha e provimeve në Universitetin Amerikan të Kosovës, një sfidë tjetër e madhe.

“Një nga masat e ndërmarra nga kolegët është përdorimi i një sistemi ku studenti duhet të identifikohet duke shfaqur karten e identitetit para kamerës, pastaj të skanojë dhomën që të sigurohemi se askush nuk është i pranishëm dhe të skanojë tavolinën e punës që të sigurohemi se nuk ka libra dhe pastaj fillon testi. Procesi vëzhgohet në kamera dhe gjithçka incizohet në rast se është e nevojshme që të shqyrtohet më vonë”, tha Presidenti dhe Dekani i Universitetit Amerikan të Kosovës, Kamal Shahrabi.

Çlirim Sheremeti, student i vitit të tretë tha se ndryshuan edhe pyetjet e provimeve.

“Është dashur të ndryshojnë pyetjet prej mbajtjes mend të leksionit, në pyetje ku vlerësohet në mënyrë kritike se a e ke mësuar materialin e lëndës përkatëse. Në disa lëndë kemi pasur raste studimi, pra na është dhënë një rast dhe ne e kemi analizuar me njohuritë që i kemi pasur nga lënda dhe e kemi vlerësuar me mendimin tonë. Në këtë rast ju keni mundur të përdorni Google sa të doni, por pa njohuri rreth materialit është problem të krijohet një ide e pavarur dhe të vlerësohet materiali”, tha ai.

Nuk është vetëm kjo arsyeja që ndikoi në rezultatet e provimeve. Studentja Ujvara Fetoshi, thotë se pandemia dhe ndryshimet e mëdha ndikuan në gjendjen emocionale të studentëve dhe arritshmëritë e tyre.

“Po organizojmë kinema virtuale (Netflix parties), po organizojmë aktivitete të ndryshme online. Dikush bën muzikë. Por prap nuk mund ta zëvendësojë me asgjë ndjenjën që na sjellë të qenurit në kampus. Me të vërtetë mendoj se gjendja emocionale ndikon në përformancën tonë në shkollë. Gjërat që më herët i kam diskutuar me shoqërinë gjatës kohës së pushimit mes klasave tani nuk kam me kë t’i diskutoj dhe ajo është një humbje”, tha ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Puna nga shtëpia nuk ishte e lehtë as për profesorët, sidomos ata që janë prindër.

“Mund të them se dy javët e para kanë qenë me të vërtetë shumë të rënda. Fakti i parë se kisha vajzën dhe duhej të kujdesesha për të. Do të thotë paradite i përkushtohesha vajzës, ta mësoja me faktin se mami do punon pasdite sepse atëherë fillonin klasat e mia, pastaj ishin obligimet shtëpiake dhe mbrëmja vonë ishte koha kur unë merresha me përgatitjen e klasave. Dhe përgatitja e tyre ishte ndryshim goxha i madh mos të them rrënjësor i asaj që isha mësuar, në mënyrë që t’i përshtatesha mësimit online”, thotë Venera Demukaj, profesoreshë në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Pëvoja nga mësimi online, nxori në pah edhe një problem tjetër për studentët.

“Në njërën anë mësimi online njihet si mundësi e mirë sepse secili mund të mësojë me tempon e tij, pra dukje mos u përshtatur me të tjerët, por në anën tjetër jo të gjithë kanë qasje në mundësitë e njejta dhe jo të gjithë e kanë situatën në familje të qëndrueshme. Për shembull e kemi pa fatkeqësisht që me pandeminë janë rritur edhe rastet e dhunës në familje në Kosovë”, tha Clirim Sheremeti, student në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Me gjithë përparësitë dhe të metat e tij, profesorët dhe studentët thonë se në kohë pandemie mësimi online është varianti më i mirë i mundshëm.

/VOA/

Etiketa: pandemiarregullat e arsimitsfida ne gjithe boten

Lajme të lidhura

BOTA

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

09:55 : 05/03/2025
AKTUALITET

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

08:17 : 20/08/2024
AKTUALITET

SPAK nis hetimet për Manastirliun, u padit nga Vokshi për tenderat sekret në kohën e Covid

12:45 : 18/06/2024
BOTA

Ministrja italiane e Turizmit nën hetim për mashtrim me fondet për pandeminë

21:54 : 03/05/2024
BOTA

Pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga virusi i gripit

19:07 : 21/04/2024
AKTUALITET

Pandemia dhe Euro “sëmurin” bimët mjekësore, 30% ekompanive në prag falimenti

08:46 : 06/01/2024
Para

Të shtëna me armë zjarri, plagosen rëndë dy persona

TË GJITHA

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

14:39 : 12/05/2025

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

13:54 : 12/05/2025

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com