• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leksioni me Kushtetuesen që vjen nga Kosova

10:00 : 02/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Nga Boldnews.al

Gjykata Kushtetuese në Kosovë brenda 24 orësh dha një vendim, duke pezulluar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, që mandatonte Avdullah Hotin të formonte Qeverinë e re.

Vendimi erdhi pas një ankese të 29 deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët duket se kanë fituar një nga betejat e luftës politike me ish-partnerët në qeveri të LDK-së dhe me Presidentin Hashim Thaçi.

Por përtej luftës së brendshme politike në Kosovë, vendimi i Kushtetueses është një leksion me dy pika.

Së pari koha e shpejtë në të cilët Kushtetuesja në Kosovë mori në shqyrtim kërkesën e një grupi deputetësh.

Lexo edhe:

Votuesi kosovar mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Së dyti anëtarët e saj vendosën kundër, jo vetëm një dekreti Presidencial, por një kaste apo padronëve të politikës në Kosovë.

Ajo që ndodhi në Kosovë, pa i hyrë analizës nëse vendimi është i drejtë apo jo për të pezulluar zbatimin e dekretit të Thaçit, përbën thelbin për një sistem drejtësie, që vepron jashtë ndikimit të politikës.

Dhe ky leksion së pari i jepet Shqipërisë, por edhe ndërkombëtareve që me heshtjen e tyre miratuan ose legjitimuan mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.

Dy vjet më parë Edi Rama deklaronte se më mirë djepi bosh se me shejtanin brenda. Dhe me djep ai konsideronte Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, anëtarët e së cilës i konsideronte shejtanër.

Dhe ndërsa ata që i konsideronte “shejtanër” rrëzoheshin një nga një nga procesi i Vetting, Rama zvarriste përmes institucioneve të reja të drejtësisë dhe mungesës së një presioni ndërkombëtar, për të mos thënë bërjes palë me të, plotësimin e vendeve vakante, duke qenë më i qetë me një djep bosh, sesa më me një “djep edhe të kontrolluar”.

Ai thjesht tregoi se nuk duronte dot faktin se mund të kishte një institucion ku mund të ankimoje vendimet që merrte dhe merr, qoftë me konsensusin ose jo të Presidentit apo Parlamentit gjysmak.

Minimalisht nëse në Shqipëri do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, qoftë edhe sikundër ka qenë, si një zgjatim i “padronëve të politikës” sot minimalisht do të kishim një institucion ku të mund të depozitoheshin mbi 30 padi lidhur me shkeljet Kushtetuese të Qeverisë, qoftë edhe përmes një Parlamenti të kontrolluar.

Sot përshembull do të kishim në Kushtetuese, nëse do të ishte funksionale, ndryshimet në Kodin Penal, apo çdo Akt Normativ të publikuar në rrjetet sociale, dhe të formalizuara nga një Kuvend ku pothuajse gjysma e deputetëve as i kuptojnë se përse votojnë dhe ngrenë kartonat..

Do të kishim vendimin për votimet e 30 qershorit, por edhe nëse Parlamenti është legjitim pas dorëzimit të mandateve të opozitës dhe moszëvëndësimit 100 % të tyre me deputetë të listës.

Pavarërësisht se ankesat apo paditë mund të rrinin me ditë apo me javë në sirtarët e Kushtetueses, sërisht do të kishte një shpresë, edhe pse vështirë se mund të arrihej ky standard që u dha nga gjykata në Kosovë.

Kosova na tregoi se sa e vlefshme është Gjykata Kushtetuese, pse ajo duhet të jetë funksionale, dhe pse rolin e saj nuk mund ta luajë as Komisioni i Venecias, as faktorë ndërkombëtarë, sado dashamirës që mund të jenë.

Etiketa: kosovekushtetuesjavendimi

Lajme të lidhura

RAJONI

Votuesi kosovar mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

09:50 : 11/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025
RAJONI

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025
RAJONI

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kandidatët e Listës Serbe nuk sigurojnë votat për t’u zgjedhur nënkryetar

11:21 : 10/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025
Para

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj tregon simpatinë e saj kundrejt Grida Dumës (Foto)

TË GJITHA

“Gjithçka ndodhi në 7 sekonda”/ Rindërtohet skema e ngjarjes në Gjykatën e Apelit

14:55 : 11/10/2025

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

14:34 : 11/10/2025

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025

Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

14:03 : 11/10/2025

Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut

13:53 : 11/10/2025

Vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

13:43 : 11/10/2025

Fermerët e Maliqit ankohen për mungesë tregu: Shteti të na ndihmojë

13:38 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com