Në këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi është dhe krimi në Itali nga mafia.
Prokurori italian i antimafias, Francesco Lo Voi në një intervistë ekskluzive për emisionin Tempora në RTV Ora shprehet se mafia ka gjetur mënyra të ndryshme për të përdorur paratë e paligjshme për të blerë biznese të ndryshme.
Alba Kepi: Autoritetet italiane, Ministria e Brendshme, Antimafia, Departamenti i Policisë kanë disa ditë që kanë dhënë alarmin mbi rrezikun mafioz në sistemin ekonomik në këtë fazë kritike për ekonominë për shkak të emergjencës sanitare. Cilat janë sektorët e ekonomisë më të rrezikuar nga ky rrezik?
Prokurori Francesco Lo Voi: Në këtë moment në rrezik nga mafia janë të gjitha sektorët e ekonomisë. Një nga qëllimet e mafias është infiltrimi në mënyra të ndryshme në ekonominë e ligjshme si në riciklimin e parave, si dhe në dhënien e një imazhi ligjshmërie, pastërtie, korrektësie të aktivitetit të tyre, duke transformuar paratë me prejardhje të paligjshme në aktivitete sipërmarrëse të tipologjive të ndryshme, pra duke përdorur këto para për të blerë biznese të ndryshme. Në këtë periudhë në mënyrë të veçantë sipas sinjalizimeve dhe të autoriteteve, duhet kushtuar shumë vëmendje sektorëve që vuajnë më shumë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga izolimi i pandemisë. Mendoj se një vëmendje i duhet kushtuar sektorit të turizmit, që në mënyrë të veçantë prej kohësh është nën interesin e mafias, e që momnetalisht po vuan më shumë se çdo sektor tjetër, i dëmtuar gajtë sezonit të pranverës e që rrezikon të ketë dëme të mëdha dhe gjatë stinës së verës.
E pra është e mundshme që mungesa e të ardhurave financiare mund të zëvendësohet nga fluksi i parave që mund të vij nga organizatat mafioze që ofrohen për të mbështetur këto sipërmarrje e që në këtë moment nis puna e penetrimit të tyre në keta sektorë. Po ashtu në rrezik është sektori i restoranteve, restorantet janë të mbylluara, baret, lokalet janë të mbylluara e thuhet se mjaft prej tyre nuk do mundin të rihapin për shkak të humbjeve të mëdha ekonomike. E pra në këta sektorë mafia mund të ndërhyjë duke dhënë para borxh që më pas shndërrohen në fajde, në zhvatje, në blerje të detyrueshme biznesesh të vogla e të mesme, por dhe të mëdha. Është një alarm që vjen nga nga eksperienca e së shkuarës. Mafia ka tentuar gjithmonë të ndërhyrjë në aktivitetet tregtare e financiare që në kohë paqeje, e ka më shumë arsye të tentojë ta bëjë e mund të bëjë në periudha të vështira siç është kjo që po kalojmë sot.
Alba Kepi: Pra me sa kuptoj mungesa e parave con sot mafian të blej biznese e kompani ën vështirësi ekonomike?
Francesco Lo Voi: Po dhe për këtë fakt unë uroj që masat e marra nga qeveria italiane e për më shumë ato që priten të merren nga Bashkimi Europian të jenë sa më të shpejta e efikase, pikërisht sepse autoritetet shtetërore e Bashkimi Europian duhet të jenë të aftë të ndëryjnë para se të ndërhyjë mafia që ka gati paratë e në dispozicion. E ju falenderoj për sensibilitetin që po tregoni në thellimin e kësaj problematike. Për momentin po flasim për një alarm që ende nuk është provuar, pra ende nuk kemi prova konkrete të paktën në territorin e Palermos, e në gjithë zonën Perëndimore siçiliane që departamenti ynë mbulon. Por kur flitet për mafia më mirë të japim një alarm më shumë se sa një alarm më pak. Është një alarm i bazuar në ekspereincën e mëparshme e dua të kujtoj një rast konkret.
Në vitin 1989 kur sapo kishte rënë Muri i Berlinit e vendet e Europës Lindore, po hapeshin drejt një forme të re lëvizje, qarkullimi personash, shkëmbimi tregtar me perëndimin, gjatë një përgjimi të një bisede telefonike mes dy mafiozëve ku njëri ishte në Itali e tjetri në Gjermani i pari thoshte tjetrit të shkonte në vendet e Lindjes e të blente gjithçka, restorante, hotele, shtëpi, biznese. pra gjtihçka. E ky është shembulli që nga një momenti historik i rëndësishëm politik e global, mafia dinte të përfitonte e të shfrytëzonte mundësitë ekonomike për ricklimin e parave, për të investuar e për të fshehur kapitalet e paligjshme jo vetëm në Italia por dhe jashtë .
Alba Kepi: Në këtë moment kur mjaft vende janë në regjimin e lockdoën e ekonomia është ndaluar ndoshta dhe ricklimi i parave të pista ësthë në stand by apo është e kundërta?
Francesko Lo Voi. Kohë më parë për të cikluar paratë duhej të sillje para cash, ndërsa sot majfton një click e një kompjuter e paratë bëjnë xhiron e botës. Në Itali ekzistojnë instrumente ligjorë për të kontrolluar këtë fluks ilegal, por jo gjithmonë në vende europiane e jo europiane ekzistojnë instrumente legjislative e ligjore që të parandalojnë këtë rrezik. Ricklimi bëhet më i vështirë për tu kuptuar kur mungon legjislacioni në vendet ndërmejtëse me të cilat kryhet.
Alba Kepi: Në këtë moment kritik ekonomik shfaqet dhe një tjetër rrezik ai i inflitrimit të grupeve mafioze në përfitimin e tenderave publike apo të fondeve europiane?
Francesco Lo Voi: Në këtë moment dhe aktivitetet publike kanë pësuar një ngadalësim të fortë apo dhe një stop absolut të punës së tyre prandaj them se duhet t’i kushtohet vëmendje mënyrës se si do të rinisin punën këto aktivitet, lëvizjes së flukseve e cikleve financiare. Në këtë fokus kontrolli financiar dhe ai i autoriteteve policore është mjaft i rëndësishëm. E thelbësore është që të krijohen kushtet që të mos ndjehet nevoja për paratë e mafias në rinisjen e aktivitetit të punës, pra fondet e tenderat publike e europiane të jenë efikase e të shpejta.
Alba Kepi: Një tjetër rrezik që sinjalizojnë sot autoritetet është roli e infiltrimi i mafias në fushatat e solidaritetet për familjet në nevojë. Në ç’mënyrë lëviz mafia në këtë dretim?
Prokurori Francesco Lo Voi; Të gjitha mafiat kanë nevojë për konsensusin social. për të fituar konsensus të ri, njerëz të rinj që ua dinë për nder ndihmën që u kanë dhënë. Siç mund të jetë shembull në Kolumbi rasti i Pablo Escobar që ndërton shtëpia për t’ia dhuruar familjeve më të varfëra në qytetin e tij apo dhe në Itali ku disa persona pjesë të organizatave mafioze kanë ndihmuar persona me shkëmbimin e një favori të vogël ose të madh. E pra në këtë moment është i rëndësishëm solidariteti i pavaruar, pa ndërmejtës për të evituar ndërhyrjen e mafias në këtë moment nevoje ekonomike.
Alba Kepi: Prej disa vitesh raportet e Departamentit të Antimafias Italiane nënvizojnë rrezikun e grupeve amfioze shqiptare në Itali si një nga mafiat më të rrezikshme të huaja e lidhura ngushtë sidomos me Ndranghetan kalabreze. A ka sinjale që mafiat e huaja e në veçanti ajo shqiptare po aktivizohen dhe në këtë emergjencë sanitare ekonomike në Itali?
Francesco Lo Voi: Them se në këtë moment ka një vëmendje të veçantë për mafian në territorin kombëtar italian. Rreziku i elementëve kriminel e mafiozë shqiptarë nuk është veçanërisht i lartë, sepse në këtë moment është mjaft e vështirë që grupe mafioze të huaja të veprojnë në territorin italian pa një pakt, një marrëveshje me mafian vendase. Por është ende shpejt për të pasur një kuadër të plotë na duhet ta analizojmë mirë pas situatës post Covid 19.
Alba Kepi: Për ta mbyllur do doja një reflektim apo një koment nga eksperienca juaj mbi Shqipërinë. Shqipëria është një vend i brishtë që po mundohet të ndërtoj pilastrat e sistemin të drejtësisë, të sistemit gjyqësor e policor. Cilat mendoni janë pikat më kritike ku shteti shqiptar duhet të ketë kujdes për ndëritmin e nëj sistemi sa më të shëndetshëm.
Francesco Lo Voi: Fillimisht dua të falenderojë qeverinë shqiptare për disponibilitetin spontan e të menjëhershëm në ndihmë të Italisë kundër pandemisë. Është një shenjë sinjal i rëndësishëm jo vetëm solidariteti por dhe afërsi gjeografike e histroike që lidh dy vendet tona. Shqipëria ka një rrugëtim të ri demokratik, ka institucioene të reja e po përpiqet të ndryshojë kushtet sociale të popullit shqiptar. Në ngritjen e këtyre sektorëve të rinj si në forcën e ligjit e në sistemin e drejtësisë ka kontribuar shumë Bashkimi Europian.
Dy gjërat thelbësore që duhen marrë parasysh në ngritjen e një sistemi të tillë janë, ndërtimi i një sistemi të forcës së ligjit , gjyqësore e policore që të jetë i aftë të luftojë në mënyrë efikase e të vërtetë aktivitetin kriminal si dhe të ndërtojë një legjislacion me mekanizmat më të rëndësishëm e kryesorë që do të mund të ndihmojë në luftën kundër organizatave kriminale. /Oranews/