• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“A e ka ngrënë LSI dhe Meta, supën me lakuriqë të Surrelit ?”/ Manjani: Do ishte e rëndë

09:55 : 23/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Presidenti Ilir Meta në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë lidhje me detyrën sipas Kushtetutës, u shfaq si hartues, propozues i disa neneve të Kodit Penal madje, dje edhe si miratues i tyre.

“Nëse do rezultojë e vërtete që Meta dhe LSI e kanë ngrënë supën me lakuriqë Surreli, sigurisht do ishte një ngjarje e rëndë. Braktisja e opozitës do ishte fatale për demokracinë. Natyrisht jo fundi i botës, por një goditje nën brez ndaj interesave të shqiptarëve për demokraci”, shkruan Manjani, referuar teorive konspirative.

Në vijim ai thekson se “ka njerëz që dëshmojnë se janë shtuar kontaktet e Presidentit me Kryeministrin dhe qeverinë. Flitet edhe për dreka me orë të gjata që qeveritarëve me “baba Xhiken” e deri djeshëm…!”.

“Sinqerisht nuk e di janë apo të vërteta këto gjera. As çuditem e as më interesojnë shumë këto gjëra. Gjithmonë më ka pëlqyer të komentoj dhe kritikoj sjelljen publike e zyrtare të tyre, jo me kë hanë drekë dhe për sa orë.

Megjithatë pyetja se: “a e drodhi përsëri Ilir Meta”, mbetet për përgjigje serioze nga Ai vetë.

Lexo edhe:

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

Sa më takon, jam më i shqetësuar të kuptoj pozicionin politik të LSI-së sesa me kë drekoi “ish baba Xhikja””, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Beteja është me MONIZMIN
=========
U bënë disa ditë që Ilir Meta është në qendër të konspiracionit publik. Në fakt në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë lidhje me detyrën sipas Kushtetutës, Ai u shfaq si hartues, propozues i disa neneve të Kodit Penal madje, dje edhe si miratues i tyre.

E përsëris që Presidenti i Republikës nuk është drejtor Kodifikimi që ti shkruajë projekt ligjet Parlamentit. Asnjë lidhje me Kushtetutën kishin propozimet e tij.

Nejse e kam fjalën tek konspiracioni që qarkullon natyrshëm. Ka njerëz që dëshmojnë se janë shtuar kontaktet e Presidentit me Kryeministrin dhe qeverinë. Flitet edhe për dreka me orë të gjata që qeveritarëve me “baba Xhiken” e deri djeshëm…!

Sinqerisht nuk e di janë apo të vërteta këto gjera. As çuditem e as më interesojnë shumë këto gjëra. Gjithmonë më ka pëlqyer të komentoj dhe kritikoj sjelljen publike e zyrtare të tyre, jo me kë hanë drekë dhe për sa orë.

Megjithatë pyetja se: “a e drodhi përsëri Ilir Meta”, mbetet për përgjigje serioze nga Ai vetë.

Sa më takon, jam më i shqetësuar të kuptoj pozicionin politik të LSI-së sesa me kë drekoi “ish baba Xhikja”.

Nëse do rezultojë e vërtete që Meta dhe LSI e kanë ngrënë supën me lakuriqë Surreli, sigurisht do ishte një ngjarje e rëndë. Braktisja e opozitës do ishte fatale për demokracinë. Natyrisht jo fundi i botës, por një goditje nën brez ndaj interesave të shqiptarëve për demokraci.

E përsëris: NËSE është e vërtetë sepse ende nuk besoj.

Jam totalisht i bindur, sot më shumë se më parë, se vendi ka nevojë të Ristartojë shoqërinë DEMOKRATIKE, me EKONOMI TË TREGUT TE LIRË, me SHTET LIGJOR e GJYKATA MBI ÇDO PUSHTET TJETËR.

Në këtë ide, më duhet të pranoj se opozita e sotme pëfshi dhe LSI, nuk është shumë premtuese. Por sidoqoftë kjo nuk më bën të heq dorë nga standardi minimal për të cilin vendi ka nevojë: RIVENDOSJA E PLURALIZMIT POLITIK DHE ROTACIONI.

Më së pari vendi ka nevojë të kthehet tek PLURALIZMI. Shteti i sotëm, kryetar i të cilit është Ilir Meta, është zyrtarisht MONIST. Ky është fakt jo supozim.

Në vijim normalja është që Edi Rama dhe modeli i tij politik duhen shkulur nga qeversja e vendit. Partia Socialiste ka nevojë të kalojë në opozitë. Kurthi psiqik se kush vjen nuk më josh aspak.

Rotacioni është i DOMOSDOSHËM. Të gjithë e dimë se cilido të vijë pas Edi Ramës, do jetë të paktën më normal.

Duhet të kuptojmë të gjithë njësoj se beteja elektorale nuk është se kush është më i miri ndër të këqinjtë. Jo!

Beteja do jetë të mbajmë politikën dhe shtetin MONIST, apo do rikthehemi tek demokracia? Do zgjedhim politikën e makaronave të lëmoshës, apo politikën e lirisë ku ushqimi nuk varet nga qejfi i shefit politik të radhës.

Kjo është çështja!Dhe duhet ta ndajnë Shqiptarët këtë gjë.

Asnjë lider nuk është më i mirë se tjetri, por MONIZMI nuk i ndryshon kurrë udhëheqsit, ndërsa DEMOKRACIA po. Të paktën i ndryshon.

Sa më takon nuk heq dorë nga demokracia. Nëse LSI do bëhej pjesë e shtetit monist, siç është sot Presidenti, pa dyshim që jemi në pozicione të kundërta. Uroj që jo!

Monizmi është i papranueshëm. Monizmi është shkaku i shtetit hajdut, të dhunshëm e arrogant. Harxhojmë kohë kot me denoncime hajnish, sepse ato janë të zakonshme në shtetin monist.

Prandaj duhet të ndeshemi me monizmin nëse demokracia është vërtetë ajo që kërkohet nga shumica e shqiptarëve. E nëse kjo shumicë bëhet bashkë pavarësisht inateve të vogla, shteti monist merr fund, pavarsisht kë ka kryetar.

E përsëris në mënyrë urgjente vendi ka nevojë për PLURALIZËM, ROTACION POLITIK dhe RISTART.

Etiketa: ManjaniMetaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

COVID-19/ Kërkuesja shkencore jep lajmin e mirë: Sot nis eksperimenti i një vaksine

TË GJITHA

Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

21:25 : 06/10/2025

Skandal në Peshkopi, mishi i pavulosur dhe i pakontrolluar përfundon tek konsumatorët

21:17 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gazetari: Autorit i mbaruan plumbat, dorëzoi pistoletën e zbrazur te polici

21:16 : 06/10/2025

“E nënvlerësuam Putinin”, paralajmëron Macron: Evropa të përgatitet për skenarin më të keq

21:14 : 06/10/2025

PD e mbështet si kandidat/ Reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan, ta luftojmë të keqen me votë

21:04 : 06/10/2025

Vrasja e Nikulajt/ Ekstradimi i “skuadrës vrasëse” ndalohet për shkak të … një gabimi në dokumente

20:53 : 06/10/2025

Aksident tragjik në autostradën Lezhë–Tiranë, humb jetën një këmbësor

20:44 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com