Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka cilësuar jo të ekzagjeruara masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria shqiptare lidhur me COVID-19.
Gjithashtu kreu I shtetit ka komentuar edhe shtyrjen e afatit për Gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
“Mendoj se kjo shtyrje mund të ishte me një afat 30 ditor, megjithatë duhet të vlerësoj argumentat”, tha Meta.
I pyetur nga gazetari Fevziu, se shumica e vendeve e kanë vlërësuar me periudha 15 ditore gjendjen e emergjencës, Meta vijoi:
“E përmenda edhe më sipër, një shtyrje 30 ditore do kishte qenë më e pranueshme, megjithatë për të mbajtur qëndrim zyrtar, do më duhet të shikoj relacionin, argumentat dhe arsyet”.
Ndërkohë, lidhur me masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria, Presidenti u shpreh:
“Nuk mendoj se ka qenë e ekzagjeruar për arsye se ne jemi fqinjë të Italisë dhe vendi që ne kemi marrëdhënie më të ngushta në planin njerzor dhe të udhëtimeve. Të mos harrojmë që Italia ishte një nga viktimat kryesore të kësaj pandemie. Dhe ne e kemi vuajtur këtë. Mjafton të kuptojmë ndërprerjet e lidhjeve për të kuptuar që këto kufizime kanë qenë dmodoshmëri për kohën kur janë ndëmarr. Tamshmë është momenti të shohim si do të dalim hap pas hapi pa cënuar masat e sigurisë së pandemisë”.