Revista “Forbes”, ka zbuluar sekretin e koronavirusit të parë në botë, që kishte ndodhur qysh në vitin 2016.
Në vitin 2016, një mësuese 45-vjeçare nga Athina mbërriti në urgjencën e Spitalit Hygeia. Jo-duhanpirëse, pa probleme të tjera të rënda të shëndetit, por që kishte simptoma të pazakonta: temperaturë 39.5 gradë, kollë të thatë dhe dhimbje të fortë koke. Kur mjeku i ndihmës së shpejtë e vizitoi vuri re që ana e majtë e mushkërisë bënte zhurmë kur ajo merrte frymë dhe një radiografi e konfirmoi anomalinë.
Duke e konsideruar këtë një polmonit bakterial, mjekët e trajtuan me antibiotikë. Por në 2 ditët e ardhshme gjendja e gruas u përkeqësua dhe testi për polmonit (ftohje) rezultoi negativ.
Ndërkohë që frymëmarrja e saj po bëhej gjithmonë e më e vështirë ajo po trajtohej me oksigjen dhe me një seri të re ilaçesh. Ndërkohë vijonin testimet për një sërë shkaktarësh mes të cilëve edhe përshtatshme të ndryshme të gripit, si: bakteret që shkaktojnë sëmundjen e Legjionarëve, kollën e mirë dhe sëmundje të tjera serioze të frymëmarrjes. Të gjitha dolën negative, siç dolën edhe testet për SARS dhe MERS.
Në fakt vetëm një testim kishte dalë pozitiv, por rezultati ishte kaq surprizues sa mjekët e përsëritën. Rezultati ishte i njëjtë. Pacienti vuante nga një lloj infeksioni i njohur, por i konsideruar “i paskrupullt” i cili ushte i njohur si 229E, koronavirusi i parë njerëzor i zbuluar ndonjëherë.
Gjendja e rëndë në të cilën ndodhej mësuesja i kishte surprizuar edhe shkencëtarët në fillim të viteve 60 kur zbuluan 229E. Kjo sepse ata po përpiqeshin të zbulonin viruset përgjegjëse për rrufën e zakonshme.
Nga mesi i shekullit të 20-të shkencëtarët kishin perfeksionuar teknika për të izoluar disa viruse, por studimet e tyre kishin mbetur të pamjaftueshme në shumë prej tyre. 35% e personave me grip kishin një virus që shkencëtarët nuk ishin në gjendje ta identifikonin.
Në vitin 1965, Dorothy Hamre, zbuluese e Universitetit të Çikagos e vendosi këtë zonë të errët të mjekësisë si pikësynim dhe sfidë. Teksa studionte origjinën e nxënësve të saj me grip zbuloi një virus të ri që quajti 229E.
Në të njëjtën kohë një grup shkencëtarësh në Angli të drejtuar nga Dr. David Tyrrell, po studionte më shumë për gripin e zakonshëm. Edhe ata e kishin identifikuar një lloj të ri virusi. Kur skuadra e Tyrrell e ekzaminoi në mikroskop elektronik zbuloi se ai ishte i ngjashëm me një tjetër virus të gjetur në mushkëri në vitet “30. Ishte pikërisht një koronavirus, i pari që kishte infektuar një njeri.
“Këta kanë qenë gjithmonë viruse me rëndësi për kafshët” – thotë Dr. Ken McIntosh, zbulues në Harvard Medical School. “Ka qenë Avian Bronchitis Virus që ishte i përhapur të pulat, por për të kishte vaksinë”.
Ka një aspekt interesant në këtë “kalim në kohë” te ky zbulim i parë. Teksa sot po zhvillohen studime biologjike me proceduara rigoroze, gjysmë shekulli më parë kishte më shumë “liri”. Një gazetë e kohës tregon se Tyrrell dhe skuadra e tij në atë kohë vuri re se virusi i veçantë nuk gjendej më në qeniet njerëzore. Ndaj ata vunë kampionë gjysmë të fortë në hundët e 113 vullnetarëve. Vetëm njëri kaloi të ftohtë në mushkëri.
Në kohën e studimeve të Hamre dhe Tyrrell edhe Dr. McIntosh bënte pjesë në një skuadër të National Institutes of Health që po ekzaminonte shkakun e gripit të zakonshëm. Skuadra e tij zbuloi atë që sot njihet si OC43, një tjetër koronaviorus njerëzor që gjithashtu të çon në infeksion respirator. Në vitin 1968, termi “coronavirus” u krijua për shkak të formës së virusit në mikroskop, me një kurorë të ngjashme me atë të diellit.
Teksa zbulimi i koronaviruseve të reja si 229E dhe OC43 ngjalli një interes të madh mjekësor në atë moment pati edhe një artikull mjaft kurajoz thoshte se “shkenca kishte trefishuar shanset për të zhdukur gripin e zakonshëm”.
Tani Dr. McIntosh thotë se komuniteti shkencor mjekësor nuk u tregua aktiv në kërkimet për koronaviruset e reja derisa doli SARS në 2003-in. Kjo edhe sepse edhe 229E edhe OC43 shkaktuan sëmundje relativisht të lehta te njeriu. Mjekët mund t’i trajtonin si gripi, me ilaçe për uljen e temperaturës, zbutje të kollës dhe si zakonisht të shoqëruar me një… supe pule.
Më pas erdhi epidemia e SARS në 2003, që nisi nga një koronavirus në Kinë dhe që arriti të shpërndahej në 29 vende. Në fund të saj u mësua se u prekën vetëm 8096 persona dhe 774 ndërruan jetë. Për shkak të përqindjes së lartë të vdekshmërisë studiuesit hodhën edhe një herë vështrimin nga koronaviruset.
“Kur erdhi SARS, bota e koronaviruseve ndryshoi krejtësisht dhe u bë më e madhe dhe më teknike” – kujton Dr. McIntosh.
Nga ajo kohë janë zbuluar edhe 2 koronaviruse që shkaktojnë gripin, NL63 dhe HKU1. Dhe nuk kishte pasur të tillë deri në vitin 2012, 50 vjet pas koronavirusit historik 229E. Ndërkohë ishin zbuluar mjaft raste klinike me 229E i cili mund të shkaktonte simptoma të rënda respiratore te pacientët me sistem imunitar të dobët. Sa u takonte personave të shëndetshëm, ai kalonte si një grip i thjeshtë.
Ndryshe nga SARS, ende nuk është plotësisht e qartë pse 3 koronaviruse të tjerë (SARS-CoV-1, MERS-CoV dhe SARS-CoV-2 nuk kanë pasur një shkallë të lartë të vdekshmërisë.
Të gjithë kanë një gjë të përbashkët: Lakuriqët e natës.
Të gjithë koronaviruset e njohur deri tani që infektojnë njeriun duket se vijnë nga lakuriqët e natës. Virusi përhapet prej tyre duke kaluar fillimisht në një kafshë tjetër. Për shembull, me OC43, kaloi te njerëzit nga bagëtitë dhe mund të ketë qarkulluar në botë që nga shekulli i 18-të. Ndërsa MERS-CoV transferohej te njerëzit nga devetë.
Mësuesja e shkollës në Greqi përfundimisht u shërua nga sëmundja e saj dhe për fat të mirë kurrë nuk kërkoi përdorimin e një ventilatori për të ndihmuar frymëmarrjen e saj. Skanimet e mushkërive të saj të marra dy vjet pas paraqitjes së saj fillestare në urgjencë treguan se ishin të shëruara dhe të shëndetshme. Prapëseprapë, kjo paraqitje kaq agresive e asaj që shumica e njerëzve e konsiderojnë “thjesht një ftohje” nënvizon një nga aspektet më të rëndësishme pse duhet të merremi me koronaviruset. Ato prodhojnë një gamë të gjerë simptomash me një sasi të gjerë ndikimesh shëndetësore në të gjithë popullsinë.
“Nëse hidhni një sy në spektrin e sëmundjeve në këtë shpërthim tani” – thotë Dr. Wayne Marasco, një studiues në Institutin e Kancerit “Dana Farber” në Boston, i cili ka studiuar SARS, MERS dhe COVID-19, “ka njerëz të cilët janë asimptomatikë dhe njerëz që vdesin”.
Dr. McIntosh dyshon se koronaviruset do të vazhdojnë të mashtrojnë studiuesit. Së pari, sepse koronaviruset janë të shumta dhe komplekse, dhe e dyta sepse ato mund të ndryshojnë relativisht lehtë nivelin e tyre gjenetik. Ai vëren se këto viruse gjithashtu mund të rikombinohen mjaft lehtë brenda së njëjtës qelizë dhe se mutacione të tilla mund të jenë ato që çuan në koronavirusin që shkakton SARS dhe koronavirusin e ri që ka shkaktuar aktualisht pandeminë.
“Koronaviruset kanë gjenomin më të madh të ARN-së se ndonjë prej viruseve të kafshëve,” – thotë Dr. McIntosh duke shtuar: “Dhe ata kanë shumë sekrete.”