• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Nuk i besoj pandehmat për një rend të ri politiko-shoqëror”/ Vasili: Bota do të jetë e njëjta

09:45 : 13/04/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Petrit Vasili, ish-ministër i Shëndetësisë, shkruan se nuk i beson pandehmat për një rend të ri politiko-shoqëror, që artikulohen bazuar në sofizma a dëshira të dështuara e të parealizuara.

Në një koment të tij, Vasili shkruan se “shëndeti në të gjithë politikat”, është e reja, ndërsa bota do te jetë e njëjta!

“Personalisht besoj pak në të gjitha këto pandehma, që shpesh janë edhe reagime të emocioneve të tronditura nga furtuna medikale dhe mediatike shkaktuar nga pandemia.

Vite më parë organizoja një aktivitet me temë: “Shëndeti në të gjithë politikat”.

Ashtu siç është bërë zakon, atëherë ky event kaloi me një vëmendje minimale nga media dhe opinioni.

Lexo edhe:

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

Të ngërthyer nga sharmi i sherrnajës së ditës mes opozitës dhe maxhorancës, atëherë kishim një tjetër maxhorancë dhe një tjetër opozitë, askush as nuk u thellua e as nuk reflektoi për këtë çështje madhore.

Ndonëse kishim më pak se dy vite, që kishim lënë pas pandeminë shumë problematike të gripit të derrit, të gjithë me mendjelehtësi dhe superficialitet flisnin të shkujdesur për gjithçka, por jo për shëndetin në të gjithë politikat si vizioni përcaktues”, shkruan Vasili, në një koment të botuar te Panorama.

Komenti i Petrit Vasilit

“Shëndeti në të gjithë politikat”, është e reja, ndërsa bota do te jetë e njëjta!

Pandehma pa fund për botën pas pandemisë shfaqen përditë.

Hamendje të palodhshme për një reflektim botëror artikulohen me një pasion sa të panikuar aq edhe nervoz.

Supozime për një rend familjar të ndryshuar, në themel të një rendi të ri politiko-shoqëror, artikulohen bazuar në sofizma a dëshira të dështuara e të parealizuara.

Personalisht besoj pak në të gjitha këto pandehma, që shpesh janë edhe reagime të emocioneve të tronditura nga furtuna medikale dhe mediatike shkaktuar nga pandemia.

Vite më parë organizoja një aktivitet me temë: “Shëndeti në të gjithë politikat”.
Ashtu siç është bërë zakon, atëherë ky event kaloi me një vëmendje minimale nga media dhe opinioni.

Të ngërthyer nga sharmi i sherrnajës së ditës mes opozitës dhe maxhorancës, atëherë kishim një tjetër maxhorancë dhe një tjetër opozitë, askush as nuk u thellua e as nuk reflektoi për këtë çështje madhore.

Ndonëse kishim më pak se dy vite, që kishim lënë pas pandeminë shumë problematike të gripit të derrit, të gjithë me mendjelehtësi dhe superficialitet flisnin të shkujdesur për gjithçka, por jo për shëndetin në të gjithë politikat si vizioni përcaktues.

Të njëjtët heronj ishin mjekët dhe infermierët që u përballën dhe atëherë me pandeminë, por politika e marrë u përpoq në atë kohë ti deheroizonte dhe po të njëjtit, që sot po brohorasin për ta, por sot janë në pushtet e jo më në opozitë.

Por e gjitha kjo ka një rëndësi relative përpara sfidës së “Shëndetit në të gjithë politikat”.
Bota edhe të nesërmen e mbrapme të pandemisë do të jetë e njëjta.
Rendi mbizotërues do të jetë sërish kapitalizmi.

Pushteti financiar i bankave po i njëjti e bashkë me të edhe lëvizjet tektonike të parasë, më së fundmi me shkakun ekselent të pandemisë.

Pluralizmi do të udhëheqë zhvillimin e politikës pasi seleksioni mijëra vjeçar politiko-social ka vendosur kështu.

Polarizimi i shoqërisë do të jetë pothuajse i njëjti.

Fenomenet kriminale, mafioze, të pastrimit të parave, korrupsioni, abuzimi me pushtetin etj etj, po të njëjtat do të jenë.

Kush do mundet të thotë të kundërtën?

Evidentimi i shëndetit si një e mirë, cenimi i së cilës mund të krijojë lëvizje tektonike sociale e bën të pashmangshëm një vizion rrënjësor të ri për shëndetin, shëndetësinë dhe politikat shëndetësore.

Shëndeti në të gjithë politikat është qasja e re e munguar në mënyrë dramatike.
OBSH, që e lançoi vite më parë sfidën “Shëndeti në të gjithë politikat”, që në 2006-ën e largët, u tregua apatike dhe jo këmbëngulëse, që “Shëndeti në të gjithë politikat” të ecte si një vizion i ri dominues, parandalues dhe mobilizues.

Ndaj sot përballja me coronavirusin e gjeti botën të papërgatitur, me resurse të munguara, aq sa shpesh metafora e luftës u përdor thjesht si alibi dhe justifikim, ndërkohë që realisht situata është ndryshe nga realiteti i shifrave të përballjes me pandemitë në të shkuarën.

Tanimë të gjithë do të ulin sytë kur të rishohin miliardat e hequra nga investimi për shëndetësinë anë e mbanë globit.

Vizioni i ri është, që çdo politikë sektoriale do të duhet pashmangshmërisht të ketë reflektimin e saj për shëndetësinë.

Përballja me problemet shëndetësore, pandemi dhe jo vetëm, është e shumëanshme ndaj përgatitja s’mund të jetë veçse e tillë.

Vizioni se shëndetësia dhe shëndeti janë detyrim vetëm i politikave shëndetësore të një sektori është dëmsjellës, i prapambetur dhe ç’armatos njerëzimin nga fuqia dhe efikasiteti i reagimit.

Pa asnjë dyshim lidershipi s’mund të jetë përveçse i shëndetësisë, por qëndrimi pasiv dhe indiferent i sektorëve të tjerë nga reflektimi në politikat e tyre për shëndetësinë do të ishte vrastar.

Për këtë arsye bota do të jetë ndryshe duke përqafuar këtë vizion të ri.

Qasja ndaj shëndetësisë si një nga shumë sektorët rutinorë të qeverisjes ishte arsyeja, që gjunjëzoi botën përpara pandemisë dhe shfaqi dobësi aq të renda, sa që kjo pandemi solli dëme shëndetësore dhe ekonomike kaq të thella.

Pra, jemi të gjithë të një mendjeje, se përpara një bote e cila moshohet, e cila rritet demografikisht, që ndotet nga kurrëfarëlloj ndotësish, shëndetësia s’mund të jetë kurrsesi e njëjta dhe dëmet nga eventet epidemike, endemike e pandemike do të jenë gjithnjë e më tragjike.

Koha nuk pret. Shumë kohë është humbur.

Shëndeti në të gjithë politikat është e reja, ndërsa bota është e njëjta.

Etiketa: pandemiarendi boterorvasili

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

09:55 : 05/03/2025
SHOW BIZ

Laert Vasili dhe G-Bani i shprehën pëlqimin, Valbona i shtang: Nuk dua të gjej burrë

16:36 : 06/01/2025
AKTUALITET

Rama shton kullat dhe ju heq edhe makinat qytetarëve!

22:26 : 04/01/2025
AKTUALITET

“Të pyetet Rama”/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, Vasili: Ka rol kyç në aferën 100 mln euro

20:42 : 11/11/2024
AKTUALITET

Vasili: Rrëmbimi i Metës një bumerang i tmerrshëm, për Ramën dhe drejtësinë mafioze

20:48 : 25/10/2024
Para

COVID-19/ Mjeku shqiptar shpjegon pse Gjermania ka numrin më të vogël të viktimave

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com