Deri tani, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 148 viktima nga Covid-19 në Holandë, ku numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 2,396.
Instituti shtetëror i shëndetësisë dhe mjedisit të Ministrisë holandeze të Shëndetësisë janë rejistruar 1.213 raste të reja në 24 orët e fundit duike e çuar në 21.762 numri total të të infektuarve.
Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital për trajtim 237 persona duke e rritur në 7.972 numrin e personave në spital.