• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

COVID-19/ Milionat për koncensionet, qindarka për teste, Rama fshihet pas “opinionit të ekspertëve”

01:00 : 07/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama u justifikua pas “mendimit të Komitetit të Ekspertëve” për qasjen e qeverisë së tij për të realizuar një numër të kufizuar testesh për COVID-19, në kundërshtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila rekomandon “test, test, test”.

Rama, i cili nuk preferon të pranojë asnjë kritikë, gjithësesi nuk ia qartësoi publikut arsyen se përse grupi i ekspertëve, mjekë me përvojë në përballimin e epidemive, sugjerojnë teste vetëm për “të dyshuarit reale” si të prekur nga koronavirusi.

Mjekët, përfshirë edhe ata të përgjithshëm, janë të bindur se testimi në masë është forma më e mirë për të parandaluar dhe zbutur efektet e epidemive virusale.

Gjithësesi, opinioni i tyre profesional zbatohet në bazë të kapaciteteve shtetërore për të kryer analiza masive.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Pikërisht, këtu qëndron “thembra e Akilit”. Kapacitetet e institucioneve shëndetësore shqiptare janë minimale.

Kjo situatë duket e qartë, jo vetëm në cilësinë e pajisjeve mjekësore që janë në dispozicion të mjekëve shqiptarë, por edhe nga fakti që një seri tenderash të drejtëpërdrejtë të realizuar së fundmi, treguan që sektori shëndetësor shqiptar është i keq-pajisur.

Ndërkohë që epidemia COVID-19 po trokiste në dyert e Shqipërisë, kryeministri Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe një aradhë zyrtarësh qeveritarë, deklaruan publikisht se vendi kishte siguruar masat e nevojshme për të përballuar fluksin e virusit.

Deklaratat e tyre politike u rrëzuan menjëherë, në momentin që në vendin tonë u shfaqën rastet e para me COVID-19.

Autoritetet drejtuese i shpërndanë stafit të Spitalit Infektiv, si edhe shumë kolegëve të tyre të tjerë në qendra shëndetësore, pajisje mbrojtjëse (maska e doreza), të cilat kishin skaduar që në vitin 2011.

Ky veprim ishte shumë i shëmtuar dhe problematik, pasi skadenca e maskave ishte mbuluar me etiketa të tjera.

Kryeministri Edi Rama, ministrja Manastirliu dhe zyrtarët e tjerë u munduan të shpjegonin se, pavarësisht se ishin të skaduara, ato e kryenin më së miri funksionin e tyre mbrojtës.

Një argument shumë i dobët, i pambështetur në asnjë logjikë normale, por që gjithësesi ishte sinjali i parë për të treguar se qeveria shqiptare nuk ishte aspak e aftë për të përballuar pandeminë.

Në vijim, përkundër deklarimeve të autoriteteve qeveritare për marrjen e masave, në spitalet e shndërruara në “COVID”, mungonin aparaturat më elementare.

Në dy tendera të njëpasnjëshëm dhe pa garë, Ministria e Shëndetësisë porositi 54 respiratorë dhe 240 monitorë, me vlerë totale rreth 4.5 milionë euro.

Krahasuar me tenderat multi-milionësh në sektorin e Shëndetësisë, por sidomos me koncensionet qindra-milionësh, shuma për respiratorë e monitorë është e papërfillshme.

Por, duket qartë që qeveria shqiptare nuk i ka pasur prioritet forcimin e kapaciteteve spitalore. “Pjesa e luanit” e buxhetit të Shëndetësisë është shpërndarë nëpër “klientë qeveritarë”, duke dobësuar gjithnjë e më shumë sektorin, gjithësesi të goditur prej kohësh nga mungesa e investimeve.

Mjaftojnë vetëm kaq të dhëna, për të kuptuar plotësisht se Qeveria Shqiptare nuk ka qenë aspak e përgatitur për përballimin e epidemisë. Në këtë mos-përgatitje, natyrisht, përfshihet edhe numri i pakët i testeve.

Në këtë situatë të rëndë për sistemin shëndetësor, “Komiteti i Ekspertëve” nuk mund të bëj më shumë se sa të sugjeroj menaxhimin me efikasitet të testeve në sasi minimale.

Pikërisht, këto mangësi nuk preferon të shpjegojë Edi Rama dhe zgjedh të fshihet pas “opinionit të ekspertëve” kur flet për numër të kufizuar testimesh.

Etiketa: milionaRamateste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Nga pronarët e mediave te kompanitë off shore/ Emrat e përfshirë në skemën e koncesionit të inceneratorëve

TË GJITHA

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com