Tre infermierë janë shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin total të personelit mjekësor të shëruar në 18. Lajmi i mirë është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ajo njofton se numri total i personave që kanë fituar betejën me Covid 19 ka shkuar në 99, ndërkohë që personat qëkanë humbur jetën janë 17.
Postimi nga Ogerta Manastirliu
🟢#COVID-19 Lajm i mirë🙏🏼
Edhe 3️⃣ infermierë janë shëruar🙏🏼
Shkon në 1️⃣8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë ✅
Deri tani janë 9️⃣9️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛